web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Sekuestrohen 15 kg eksploziv, në pranga poseduesi

12 Maj 2015, 08:21, Kronika CNA

Një sasi prej 15 kilogramë eksploziv i llojit C4 është sekuestruar nga forcat e policisë, mëngjesin e sotëm  në Durrës.

Blutë  bëjnë  me dije se lënda shpërthyese ishte e ndarë në 31 kallëpe, ndërkohë  që  kanë arrestuar poseduesin e eksplozivit, shtetasin Fatri Xhediku, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal.

Xhediku ka rënë në pranga tek stacioni i trenit, në hyrje të qytetit bregdetar.  Në  cilësinë  e provës materiale janë  sekuestruar edhe disa kapsolla elektrikë dhe detonatorë të montuar me fitil zjarrpërcjellës.





Lajmet e fundit nga