web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Transportonte kanabis nëpërmjet gomave rezervë, arrestohet 27-vjeçari

17 Maj 2015, 11:58, Kronika CNA

 Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar shtetasin 27 vjeçar, Rigels Kushe , i cili po transportonte 35 kilogram kanabis.

Policia kontrolloi në mjetin e tij tip ?Volvo?me targë AA763EL dhe zbuloi në dy gomat rezervë të mjetit nje sasi prej 34 kg e 980 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva e ndarë në 65 pako të mbështjella me letër natribani. Po ashtu iu sekuestruan edhe 2 aparate celularë, si dhe 150 EURO.

Materialet i kaluan, Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Rrethit Gjyqësor  Tiranë për  veprën penale ?Trafikim i lëndeve narkotike? parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga