web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pishkash/ Rrufeja vret 30-vjecaren, nënë e dy fëmijëve

20 Maj 2015, 06:02, Kronika CNA

Reshjet e dendura të shiut shoqëruar me breshër dhe rrufe të forta kanë shkaktuar edhe një viktimë. Një 30- vjecare, nënë e dy fëmijëve, ka gjetur vdekjen si pasojë e rrufesë. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Pishkash të komunës Qukës.

Lirie Skura, 30 vjec, nënë e dy fëmijëve, ka qenë brenda në banesë me dy fëmijët e saj të mitur kur rrufeja e ka goditur per vdekje. Kanë qenë të miturit e saj ata, të cilët jane alarmuar dhe më pas fqinjët kanë lajmëruar Policinë si dhe ambulancën.

Menjëherë nëna e dy fëmijëve është dërguar në spital ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj si pasojë e goditjes së rrufesë.





Lajmet e fundit nga