Mulizimi apo Molëzimi i PD-së?!
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Nuk ka paqe mes ndërkombëtarëve dhe dy kampeve politike në Shqipëri për spastrimin e të inkriminuarve nga lista për zgjedhjet e 21 Qershorit, Parlamenti, qeveria dhe politika në tërësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë artikuluar dje të tjera mesazhe të forta në adresë të politikës së Tiranës. Tre ditë pas përfundimit të ultimatumit për Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, për përjashtimin e kandidatëve të inkriminuar nga lista për zgjedhjet e 21 Qershorit, ka ardhur edhe reagimi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Në një intervistë për revistën ?Java?, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se në listat e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për zgjedhjet e 21 Qershorit ka ende kandidatë të inkriminuar. Kryediplomati amerikan deklaroi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë larguar disa kandidatë me rekorde kriminale, por në lista ka ende kandidatë të inkriminuar. ?Jo, nuk është një ndryshim në politikën amerikane. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë konkrete angazhimin e Dhjetorit për të dekriminalizuar Kuvendin, për të cilin u ra dakord nga të dyja palët, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë?, deklaron Donald Lu. Ambasadori amerikan u ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, të largojnë kandidatët e tjerë të inkriminuar, sikundër u goditën dy deputetë në Kuvend. ?Është Partia Socialiste, ajo që e përjashtoi Tom Doshin. Është prokurori juaj i Përgjithshëm, ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Janë drejtuesit e partive politike shqiptare, ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish, që i vendosën ato emra në lista në fillim. Ka nevojë të bëhet më shumë, por institucionet shqiptare kanë bërë përparim të rëndësishëm. Jam i sigurt, që media, shoqëria civile vendase dhe partitë politike do ta japin këtë informacion në publik?, shprehet më tej ambasadori Lu.
Nuk do publikohet lista
Ambasadori amerikan ka pohuar se nuk do të publikojë lista me kandidatë të inkriminuar. ?Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip ?vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta?. Duke përdorur informacion të disponueshëm publikisht, partitë politike, media dhe shoqëria civile duhet të hetojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve dhe ta ndajnë këtë informacion me votuesit. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt për ta. Do të shtoja edhe, që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata nuk mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara?, tha Lu. Kryediplomati amerikan bëri thirrje për dekriminalizimin e politikës./sot
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës Gjergj...
Fatos Lubonja në emisionin e tij të radhës, ka denoncuar atë...
Kandidati demokrat për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, në t...
Kandidati demokrat për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet me ...
Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka qenë sot në...
Kandidatja për kryetare bashkie e Partisë Demokratike për Du...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka kërkuar dje në Kuven...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën dhe llogaritjen e pe...
Kryeministri Edi Rama u ndal në Paskuqan, ku shpërndau 750 l...
Kandidati i mazhorancës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, E...
Me një investim prej 19 milionë lekësh, bashkia e Durrësit ...
Partia Demokratike zyrtarizoi kandidaturën e Ilir Pjetraj pë...
Partia Demokratike akuzoi kandidatn e majtë për bashkinë e T...
Ish-kryetarja e Parlamentit, deputetja demokrate, Jozefina T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim kërkesën e P...
Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë, pranë varrit ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur në Kuvend për refor...
Në fillim të seancës së kësaj të enjteje në Kuvend, u betuan...
Në seancën e sotme plenare, Ish kryeministri, Sali Berisha t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...