web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të fala Irenkës/ "Edhe dhi e zgjebur dhe bishtin përpjetë"

15 Maj 2015, 12:54, Aktualitet CNA

Nga Elvi FUNDO

Qarku Korçë ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni ?Fiks Fare? për heqjen me padrejtësi të punonjësve të administratës, duke akuzuar se Cityfm.al dhe emrin tim se kanë shpifur lidhur me këtë rast. Në fakt, Cityfm dhe Elvi Fundo nuk kanë qenë denoncues të këtij rasti. Cityfm të gjithë materialin e ka marrë nga kolegët e emisionit ?Fiks Fare? në Top Channel.

Materiali i publikuar në Fiksi ka qenë i plotë dhe i qartë. Kryetarja e qarkut shoqja Irene në mënyrë të turpshme kërkon të shmanget nga e vërteta.

Denoncuesi është emisioni Fiks Fare dhe punonjësit e shkarkuar. As unë dhe as CityFM, investigimi është i ish koleve të mi, gazetarja Alisa Mylsiu ka zbardhur një skandal me fakte dhe ka vënë me ?shpatulla pas murit?, Irenkën e Qarkut. Unë e njoh Alisën dhe e kam pasur kolege si shumë pjesëtarë të tjerë të Fiksit. Thjesht re në ?usta? shoqja kryetare, të erdhi një gazetare dhe të tha të vërtetën e zbardhi atë deti në fund. Alisa është profesioniste dhe jo frikacake si ty që do të fshihesh pas emrit tim apo radios që une menaxhoj. Gjithsesi fakti është fakt më poshtë do gjeni dhe linkun e emisionit ku flitet për këtë skandal, shkeljet ligjore dhe abuzimet.

CityFM si radio dhe portali i saj kanë denoncuar dhjetra raste por në këtë rast në nuk jemi denoncuesit, është Fiksi që Irenka ka frikë ti përmende emrin. Është po ai Fiks që e la si ?presh? kryetaren e qarkut e cila mërmëriste dhe fliste budallaqe në intervistë.

Si gazetar po e them publikisht Irena ka urdhëruar të gjitha shkarkimet dhe këtë e vërtetoi dje Alisa në Fiks Fare. Zbatimin e urdhrave e ka bërë ish-punonjësja e Qarkut Korcë Eva Naci e cila u çua në këtë institucion vetëm për këto shkarkime jo ligjore, ku u hoqën padrejtësisht punonjës më 22 vite 11287204_10206354394200738_698679055_neksperiencë dhe në vend të tyre u vendosën militantë. Më pas u largua në vendin e punës ku ishte. Të gjithë të larguarit padrejtësisht kanë fituar gjyqet dhe do dëmshpërblehen, nuk besojmë se do i paguajë Irenka apo zbatuesja e urdhrave të saj.

Fakti është fakt. Fiksi e kapi të gjallë kryetaren e Qarkut Korçë. Unë do përdor një shprehje popullore ?edhe dhi e zgjebur dhe bishtin përpjetë?, mos ngatëro Fiksin më CityFM po ke frikë t?ja thuash emrin më mirë hesht dhe prano turpin tënd.

Faleminderit për reklamën dhe kam vetëm një këshillë, ke hequr 28 persona nga puna nuk e ke problemin me mua por me ish punonjësit dhe administratën që ka fituar gjyqet. Nuk e ke problemin me mua por me Fiks Fare. Nuk e ke problemin me mua por me shkeljen e ligjit. Mos ngatërro djathin më sapunin Irenkë e dashur.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vaCsiD_omvM[&w=680&h=450/embed]

Qëndrimi i Qarkut Korçë:

Këshilli i Qarkut Korçë informon opinionin publik mbi shpifjet e publikuara në radion CityFM që menaxhohet nga Elvis Fundo dhe rrjetet sociale të tij. Shifrat e publikuara për largimin nga puna të punonjësve janë të pavërteta. Në shifrat e publikuara janë përfshirë punonjës të cilët kanë dalë në pension, pra nuk janë larguar nga puna si edhe punonjës të cilët janë larguar nga puna pasi DAP-i ka konstatuar shkelje të rënda në dosjen e tyre përpara miratimit të strukturës. Miratimi i strukturës së re nga ana e Këshillit të Qarkut është bërë konform Ligjit për nënpunësin civil dhe Ligjit për Buxhetin. Në mbështëtjë të ligjit 8652 dt.31.07.2000 ?Për Funksionimin e Qeverisjes Vendore? neni 7 dhe neni 54 pika?d? të ligjit 160/2014 dt. 27.11.2014 ?Për Buxhetin e Vitit 2015? të Udhëzimit Plotësues të Ministrisë së Financave Nr 2 dt. 09.01.2015 ? Për zbatimin e Buxhetit2015? të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 586 dt.17.07.2013 ?Për disa ndryshime në vendimin Nr.1619 dt.02.08.2008 të Këshillit të Ministrave ? Për Klasifikimin e Funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e punonjësve të organeve të qeverisjes vendore të ndryshuar me propozim të kryesisë së ?Këshillit të Qarkut?. Sipas udhëzimit plotësues Nr.2. Dt. 09.01.2015 ? Për Zbatimin e Buxhetit të Vitit 2015 pika. 45 fondet e krijuara nga kuotat e anëtarësimit dhe të tjera të ardhura nuk duhet të përdoren për paga dhe shpërblime për personelin administrativ të Këshillit të Qarkut. Po kështu në pikën 46 të tij thuhet se në bazë të nenit 15 të ligjit nr 160/2014 dt. 27.11.2014 ? Për buxhetin e vitit 2015? Këshillat e Qarqeve përdorin vetëm 15% të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ. Transferta e pakushtëzuar është i vetmi burim financimi për personelin e Këshillit të Qarkut. Shpenzimet për paga dhe Sigurime shoqërore për ndërmarrjet e rrugëve rurale të Këshillave të Qarqeve duhet të jetë deri në 40% të buxhetit vjetor të këtyre ndërmarrjeve. Për më tepër procedura e rekrutimit të punonjësve me kontratë është bërë në bazë të kodit të punës ndërsa ai specialistëve konform Ligjit 8652 dt.31.07.2000 ?Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore?.





Lajmet e fundit nga