web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkollat Gylen/ Reagon ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

15 Maj 2015, 10:39, Aktualitet CNA

 

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kërkesën e e Presidentit turk, Erdogan, për mbylljen e shkollave Gylen.

Nikolla tha se kriteret për përcaktimin e mbylljes së një shkolle i përcakton MAS dhe se verifikimi i ligjshmërisë është kryer.

?Ne kemi mbyllur 18 universitete të cilat nuk i plotësonin kriteret për të ushtruar mësimdhënien. MAS verifikon ligjshmërinë dhe përcakton kriteret e shkollave. Ne kemi verifikuar edhe kriteret e laicitetit në shkolla?, tha Nikolla

Me këtë përgjigje, Nikolla hodhi poshtë mundësinë e mbylljes së shkollave Gylen, duke argumentuar se është MAS ajo që ka të drejtën e verifikimit dhe mbylljes së shkollave.





Lajmet e fundit nga