Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Skënder Gjinushi është kthyer në makth për Partinë Socialiste dhe koalicionin që drejton. Hendeku mes kreut të socialdemokratëve dhe shumicës në pushtet është thelluar. Pavarësisht përpjekjeve dhe investimit personal të kryeministrit Edi Rama, Skënder Gjinushi nuk pranoi të bëhej pjesë e koalicionit të pushtetit, për shkak të shkeljes së marrëveshjes politike nga ana e PS si dhe me argumentin se Rama po ndan pushtetin me ata që i kishte kundërshtarë në zgjedhjet e 2013. Në këto kushte, Gjinushi vendosi të marrë pjesë i vetëm në zgjedhje, duke mbledhur rreth vetes faktorë dhe personazhe të së majtës, të cilët ishin të pakënaqur.
Gazeta SOT publikoi listën me kandidatët për këshilltarë të Gjinushit për shumicën e bashkive kryesore në vend, ndërsa ka propozuar kandidatë për disa nga njësitë vendore. Ndërkaq, pasi nuk e bindi dot që të futej në koalicion, kryeministri Edi Rama ka nisur një lëvizje për përjashtimin e disa kandidatëve të Skënder Gjinushit nga zgjedhjet e 21 Qershorit, me qëllim shmangien e rrjedhjes së votave të majta në drejtim të PSD. Pas refuzimit për t?i regjistruar në KQZ listën me këshilltarët për Bashkinë e Durrësit, përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar dje përjashtimin e disa kandidatëve të Gjinushit për kryetarë bashkish. Konkretisht, PS dhe LSI kanë kërkuar përjashtimin e kandidatëve të Gjinushit për Bashkinë Malësisë së Madhe si dhe për Bashkinë Përrenjas. Këto kërkesa janë kundërshtuar fort nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me argumentin se vendimet e KZAZ për regjistrimin e kandidatëve janë të ligjshme. Partia Demokratike ka interes që kandidatët e PSD të mos përjashtohen, pasi futja e tyre në garë pritet të përçajë votat e PS.
Debatet në KQZ
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, i cili përfaqësonte palën ankimuese, kërkoi çregjistrimin e kandidatit të Partisë Social Demokrate, Artur Topi si kandidat për Bashkinë e Përrenjasit. Gjonçaj u shpreh se kandidati i PSD, Artur Topi, ka mashtruar zgjedhësit e Përrenjasit duke kërkuar firmën e tyre si kandidat i Partisë Socialiste. Gjonçaj i quajti regjistrimet e kandidatëve të Partisë Social Demokrate, si një proces i korruptuar dhe të deformon vullnetin e zgjedhësve të Përrenjasit dhe të disa bashkive të tjera. ?Kërkojmë nga KQZ çregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkie të Përrenjasit, Artur Topi?, tha Gjonçaj. pretendimet e Partisë Socialiste i mbështeti edhe përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kërkoi ashtu si Gjonçaj, çregjistrimin e kandidatëve të PSD së Përrenjasit dhe të Përmetit. Ndërkaq, Partia Demokratike me anë të përfaqësuesit të saj doli në krah të Partisë Social Demokrate duke i cilësuar pretendimet e Partisë Socialiste si të paligjshme.
Vendimi
Në fund të diskutimeve, kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi, mori vendimin për të mbështetur pretendimet e Partisë Socialiste. ?Qëndrimin tim do e paraqes mbi bazën e fakteve dhe provave. Dokumentet t?i dërgojmë për ekspertim. Kur flitet për nënshkrime të falsifikuara ne nuk mund të mbyllim as sytë e as veshët. Ne do të kërkojmë një akt ekspertimi të këtyre firmave dhe më pas do të marrim vendimin nëse kandidati në fjalë, Artur Topi do të çregjistrohet apo jo. Sot nuk mund të japim një vendim përfundimtar. Do të presim rezultatin e verifikimit të provave?, tha kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi. Partia Socialiste po ashtu kërkoi çregjistrimin e kandidatëve të Partisë Social Demokrate me kryetar Skendër Gjinushi edhe për Bashkinë e Përmetit për dokumentacion të parregullt, Gëzim Ibrahimi, për kandidatin për kryetar Bashkie të Kukësit, Malësisë së Madhe dhe të Bashkisë së Rrogozhinës./Sot
Një kallëzim penal, në ngarkim të Sekretarit të Përgjithshëm...
Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Taulant Balla, ka dor...
Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para cif...
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Irena Nikaj, menjëher...
Vizita në Shqipëri ka përfshirë nga emocionet presidentin e ...
Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë në Cityfm.al, kandida...
Disa segmente të Tiranës janë bllokuar plotësisht pasditen e...
Nga sondazhet e kryera nga Partia Socialiste, në një situatë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. ...
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ambasadorin e Shqipëri...
Deputeti socialist Ben Blushi foli në parlament për situatën...
Dega e PD-së në Gjirokastër, përmes një letre drejtuar fakto...
Jennifer Lopez nuk e ka marrë më kot emrin “diva” sepse i ka...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas deklara...
Çështja “Blushi” po kthehet gradualisht në një shqetësim ser...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nga perurimi i Xhamise s...
Sondazhi i parë i IPR Marketing dhe Ora News ka publikuar në...
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijoi sot ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...