Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Sondazhi i parë i IPR Marketing dhe Ora News ka publikuar në Tonight Ilva Tare sondazhet e para për zgjedhjet e 21 qershorit për qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës.
Sondazhi është bazuar në shpërndarjen e popullsisë sipas censusit të vitit 2011.
Në Bashkinë e Tiranës janë pyetur 1007 persona, në Durrës 1001 dhe në Shkodër janë pyetur 1003 persona.
Ky sondazh është zhvilluar nga data 7 deri më 11 maj dhe marzhi i gabimit të tij është +/- 3.2%.
Në Tiranë në avantazh është Erion Veliaj i koalicionit të majtë kundrejt Halim Kosovës. Surprizë është kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi i cili ka marrë 12.5%. Në Durrës Dako është në një avantazh të lehtë dhe gara pritet të jetë e fortë, ndërsa në Shkodër kryeson bindshëm kandidatja e PD-së Voltana Ademi.
Sa i takon partive Partia Socialiste nuk duket se ka humbur shumë. Vazhdon me të njëjtin rezultat Partia Demokratike ndërsa LSI është konstante edhe në këto zgjedhje.
TIRANËN E FITON VELIAJ ME 45.5% TE VOTAVE, KUNDREJT KOSOVËS ME 36.5 %
Në Tiranë i përzgjedhuri i qytetarëve nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, do të ishte Erion Veliaj me 45.5% të votave.
Pas tij vjen Halim Kosova me 36.5 % të votave dhe surpriza është Gjergj Bojaxhi, i cili edhe pse është shumë larg qëllimit të tij për të fituar Tiranën, merr 12.5% të votave të qytetarëve të Tiranës.
Pasojnë Sazan Guri me 4% dhe Arben Tafaj me 1.5%.
Partia Demokratike në Tiranë vazhdon të vuajë nivelet e humbjes së vitit 2013 dhe paraqitet në të njëjtën përqindje e ndërsa elektorati që i humbi në vitin 2013 rreth 10% më pak se në 2009, nuk i është kthyer por mund të thuhet se ka shkuar tek Gjergj Bojaxhi, i cili mund të ketë marrë vota edhe nga 15% i koalicionit të majtë.
Erion Veliaj e sheh veten fitues sipas këtij sondazhi të parë, ndërsa votat për të janë më pak se votat për koalicionin e majtë që e mbështet atë.
Koalicioni i majtë kryeson bindshëm në Tiranë me 60% të votave, duke mos reflektuar kosto të qeverisjes 20 muajashe, ndërsa e djathta duhet të kurojë plagët e vitit 2013 pasi vijon të mbetet në kuotën e 35.5% të votave.
Interesante është se Halim Kosova merr sot 1% të votave më shumë se koalicioni që e mbështet.
Mbase Partia Demokratike nuk duhet t?i bëhet pengesë për rrugëtimin e tij drejt karriges së kryetarit të Bashkisë
Nuk mund të thuhet nëse Gjergj Bojaxhi e priste këtë rezultat nga ky sondazh, por nëse do t?i ruajë këto vota, është në rrugë të mbarë.
12.5% të votave të Tiranë me Bashkinë e re përkthehet në gati rreth 40 mijë vota dhe nëse do abstragojmë, përkthehet në 4 deputetë në qarkun e Tiranës, nëse grupi ?Ne Tirana? do të hynte në zgjedhje të përgjithshme.
Edhe ky ndoshta është një mesazh i qartë i votuesve kundrejt partive politike, ose kundrejt gjithë kandidaturave të pavarura që aspirojnë të angazhohen në jetë publike.
Për t?u theksuar është fakti se 21.2% e votuesve nuk kanë vendosur ende se cilin kandidat të votojnë.
Kështu që edhe pas diferencës së thellë, jo vetëm Halim Kosova, por edhe Gjergj Bojaxhi ka shpresë që nëpërmjet fushatës së tij të kthejë garën për qytetin e Tiranës, e cila pas këtij fotografimi të votës duket si e mbytur.
GARË E FORTË NË DURRËS, DAKO KRYESON NDAJ DUMËS ME 2% TË VOTAVE
Në Durrës ka garë deri në votën e fundit. Grida Duma edhe pas entuziazmit të kthimit në qytetin e lindjes nuk ka mundur dot që brenda kësaj kohe të kthejë votën në favor të saj.
Vangjush Dako vazhdon të mbetet i preferuari në Durrës edhe pas 2 mandatesh qeverisje ku pritej të kishte më shumë kosto për qeverisjen e tij lokale dhe të problemeve të evidentuara.
Megjithatë diferenca në favor të Vangjush Dakos është pothuajse e pakonsiderueshme.
Ai merr vetëm 51% të votave kundrejt 49% të Grida Dumës, vota që nëse i ruan, i mjaftojnë për t?u shpallur kryetar i Durrësit.
Por rruga që duhet të përshkruajë Dako për ta ruajtur këtë avantazh është tejmase e vështirë, ku i duhet të kalojë edhe nga 25.8% e elektoratit, i cili nuk e ka vendosur akoma se cilin kandidat të votojë.
Kush është maniak i shifrave dhe strategjive zgjedhore, të ulet para televizorit me stilolaps në dorë dhe të shohë Durrësin. Nuk do të zhgënjeheni.
Vangjush Dako gjithashtu merr më pak vota se koalicioni i majtë që e mbështet atë.
Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 57% të votave, ndërsa e djathta vetëm 41.5% të votave.
PD MBAN SHKODRËN, ADEMI NË AVANTAZH TË THELLË NDAJ BAZHDARIT
Shkodra duket se pas votës majtas në vitin 2013, do të azhdojë të qeveriset nga e djathta. Voltana Ademi është në avantazh të thellë përballë kandidates së PS, Keti Bazhdari, respektivisht 60% për kandidaten e djathtë dhe 40% për kandidaten e majtë.
Bie në sy që ndryshe nga qytetet e tjera PD ka rekuperuar ndjeshëm elektoratin e humbur në Shkodër. Mbetet për tu analizuar nëse ka ndikuar kandidatja në këtë rritje.
Ndërkohë elektorati që nuk ka vendosur akoma se cilin kandidat do të votojë, është i lartë, 23.6%., por gjërat mund të ndryshojnë gjatë fushatës. Kështu që në Shkodër ka akoma garë edhe për Keti Bazhdarin pavarësisht diferencës së thellë.
Votat për këshilltarë do të jenë sërish të djathta ku koalicioni i djtathtë merr 55% të votave dhe koalicioni i majtë, 43.5%.
Vihet re që Keti Bazhdari si kandidate merr më pak vota se koalicioni që e mbështet dhe kjo mund të shpjegohet me votat e aleatëve si FRD dhe PDIU ku pavarësisht se janë në koalicionin e majtë, mund ta kenë të vështirë të bindin elektoratin e tyre, i cili është kryesisht i djathtë, që të votojnë një kandidat që vjen nga e majta.
PS MBETET SËRISH PARTIA MË E MADHE NË VEND, PD PROGRES NË SHKODËR
Përsa i përket partive, Partia Socialiste nuk duket se ka humbur shumë edhe pas 2 vitesh qeverisje duke mbetur partia më e madhe në vend me një përqindje të konsiderueshme në të tre bashkitë, 31% në Shkodër, 43.5% në Durrës dhe 47% në Tiranë.
Vazhdon me të njëjtin rezultat Partia Demokratike me 36% në Durrës, pa qenë në gjendje të frymëzojë. E njëjta mungesë shprese edhe në Tiranë, me 31% dhe duket sikur e ka marrë pak veten në Shkodër ku merr 47.5% të votave.
LSI është konstante edhe në këto zgjedhje pa ndonjë ndryshim drastik nga dy vite më pare, me rritje të lehtë.
Fryma e Re Demokratike vazhdon të notojë në të njëjtat ujëra si në vitin 2013 me 2% në Tiranë, po ashtu dhe partitë e tjera të vogla të koalicioneve si PDIU dhe PDS nga e majta dhe Partia Republikane nga e djathta.
Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto: ?Sondazhi në tre qytetet është kryer midis të enjtes deri mbrëmë në darkë. Metodologjia është e njëjta me atë që kemi përdorur vitet e mëparshme. Është një kampion për çdo qytet, prej 1000 zgjedhësish që janë ndarë sipas gjinisë, moshës dhe vendbanimit. Sigurisht kësaj radhe kemi mbajtur parasysh dhe faktin që ka ndryshuar dhe ligji , janë futur më shumë komuna. Kur flasim për Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën, sondazhi është bërë në të gjithë ish-Komunat që sot bëjnë pjesë në Tiranë. Është sondazh përfaqësues jo vetëm sa i përket popullësisë, por dhe zonave territoriale. Kemi mbajtur parasysh ligjin e ri?.
Rezultatet në studion e Tonight Ilva Tare u diskutuan sëbashku me panelin e analistëve të ftuar, Anila Basha, Afrim Krasniqi, Lorenc Vangjeli dhe Blendi Çeka.
Saktësia e eksperiencave të zgjedhjeve të 2009 dhe 2013 do të jetë sërish garancia për të mësuar të parët fituesit e bashkive kryesore në vend./ ORA NEWS
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijoi sot ...
Kandidati I Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Drita...
Ka qenë një ditë e lodshme plot xhirime për bukuroshen 42 v...
Kandidati socialist Erion Veliaj po braktiset nga strukturat...
Grupi i Task Forcës i OSHEE ka nisur sot përgjatë vijës breg...
Deputeti socialist Ben Blushi i është përgjigjur kreut të gr...
Nga Korça, qyteti i Mësonjëtores së parë shqipe, kryetari i ...
Ajo është bërë e njohur me rolin e saj të Nancy Callahan në ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi sot aplikacio...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Ti...
Lëvizja Socialiste për Integrim i blen votat për zgjedhjet e...
Për fillimin e procedurave administrative për heqjen e licen...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sot pasdite pas raporti...
Ambasadorja britanike Audry Glover do të jetë sërish në krye...
Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revoluc...
Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 15:00 të ditë...
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën ‘detyrim paraqitje’ ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...