“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhen projekte cilësore për të përthithur fondet e BE-së
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Shoqata që grupon tregtarët e karburanteve ka përshëndetur iniciativën e lajmëruar nga qeveria për nisjen e një aksioni të gjerë kontrolli në fushën e prodhimit importit dhe tregtimit të hidrokarbureve.
Por përmes një njoftimi zyrtar, kjo shoqatë shoqata është kujdesur t?i kujtojë qeverisë që të mos përfshijë të gjitha kompanitë pa patur prova.
?Sot, por edhe në vazhdimësi, kompanitë tona anëtare sjellin për tregun vendas karburantin e cilësisë më të lartë, direkt nga rafineritë e markave më të mëdha ndërkombëtare. Marrë shkas nga kjo mendojmë se mënyra si po serviret ky operacion, duke i cilësuar të gjithë operatorët e këtij sektori njësoj të implikuar, duhet korrigjuar duke u mbështetur në të dhëna faktike?, thuhet në njoftim.
Shoqata thotë se kompanitë përbërëse të saj janë më të dëmtuarat se kushdo tjetër nga pjesa e paligjshme në sektor. Dhe duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet, liston se ku qëndrojnë problemet, sipas saj.
?Për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull. Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ?hiçi? shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet?, vijon reagimi.
Sipas tregtarëve, edhe pse ligji i detyron pikat e pakicës që të dokumentojnë markën e karburantit që pretendojnë se shesin, ai nuk zbatohet.
Paralelisht, pretendon shoqata, një tjetër problem i madh është prodhimi vendas, standardet e të cilit, sipas tregtarëve, janë të dyshimta.
?Njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdhatë si dhe ARMO në radhë të parë, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë?, thekson shoqata.
Shoqata vëren se dy laboratorët e vetëm ekzistues për të kontrolluar cilësinë e karburantit janë të paakredituar dhe nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë.
?Sa i takon procesit të fiskalizimit, në treg ka një grup me kompani që janë 100% të fiskalizuara, madje kanë paguar 3 herë kostot e ngritjes së këtij procesi, aq herë sa u është kërkuar në vite ndërrimi i tyre, por nga ana tjetër ekziston edhe një tjetër grup që asnjëherë nuk kanë tentuar të jenë nën këtë regjim operimi?, vëren shoqata.
Duke pretenduar se sektori që ajo përfaqëson i jep buxhetit rreth 600 milionë euro taksa në vit dhe punëson mbi 10 mijë vetë, shoqata e mbyll reagimin me një kundër-përgjigje të fortë për autoritetet.
?Një pjesë e problemeve që në vazhdimësi ngrihen për sektorin e hidrokarbureve janë krijuar në vite nga ndërhyrjet e qeverive për të nxjerrë nga tregu disa kompani dhe për të futur nga ?hiçi? në treg klientët e tyre, kurse një pjesë tjetër janë krijuar nga zhvillimi i çrregullt i këtij sektori?, thekson shoqata e importuesve./TCH
Importi i kafes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u rrit ...
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-mars 201...
Autoritetet rregullatore në vendet pritëse të TAP-it, Greqi,...
Në fund të vitit 2014, zhvillimet në tregun e pasurive të pa...
Gjatë vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, rezulto...
Qeveria lajmëroi dje rishkimin e buxhetit 2015 me ulje, për ...
Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalo...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të ...
Pavarësisht se, të ardhurat buxhetore shënuan në total një r...
Banka Qendrore, parashikon renie të normave të interesit për...
Në muajin Mars importet nga vendet e BE-së u rritën 6,3 %, k...
Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e detajuara të ...
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së P...
Pas shkrimit të gazetarit Klodian Tomorri, se deri në fund t...
Në sektorin e matjes së energjisë elektrike, OSHEE ka invest...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me afrimin e sezonit ve...
Premtimi i qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu...
Të ardhurat totale në buxhet arritën në 86.6 miliardë lekë n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...