web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DHAT: Treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritur

27 Prill 2015, 16:57, Ekonomi CNA

Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë se treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritur

Dhoma Amerikane e Tregtise organizoi të hënën pasdite, mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë me prezencen e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Përpara procesit të votimit për Presidentin dhe një anëtar bordi, u mbajt një panel diskutimi mbi gjetjet e ABI ( Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane), i cili sjell opinionet e anëtareve të Dhomës mbi klimen e biznesit në vend.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, klima e biznesit është përmirësuar gjatë viti 2014 nga 33.42% në 39.02%. Ndërsa theksoi Dhoma Amerikane e Tregtisë, parashikimi për 2015 flet për rritje në 45.18%.

DHAT vlerëson si problematik nivelin e taksave. Sipas saj në taksat, janë humbur 15 pikë në krahasim me 2013.

Gjithashtu DHAT nënvizon se, ka pësuar rënie perceptimi i sigurisë, ndërsa thekson se, shqetësim për biznesin është ekonomia informale dhe burokracia qeveritare.

Gjithashtu DHAT shton se, shqetësuese për biznesin është edhe konkurrenca e pandershme.





Lajmet e fundit nga