Tatimet dhe Doganat në garë, kush grumbullon më pak të ardhura, (fitojnë doganat)
Pavarësisht se, të ardhurat buxhetore shënuan në total një r...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të mërkurën se pavarësisht ritmit më të lartë të rritjes në 2014, ekonomia shqiptare vazhdoi të mbetet nën potencial.
Duke folur për raportin vjetor të vitit 2014 të Bankës së Shqipërisë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Sejko tha se ulja e normës bazë të interesit dhe vendosja në fokus të kreditimit, sidomos atij me probleme, kanë qenë lëvizjet e duhura për një ambient të pariskuar ekonomik. Sipas tij, ekonomia shqiptare në 2014 u rrit me 1.9 %, kundrejt vitit 2013, që ishte 1.5 %.
?Pavarësisht ritmit më të lartë të rritjes, sipas Sejkos, ekonomia shqiptare vazhdoi të mbetet nën potencial. Kjo situatë ka sjellë një shfrytëzim më të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe ka diktuar norma papunësie përtej nivelit ekuilibër. Kapacitetet e lira në tregun e punës sjellin rritje të ulët të pagave, kostove të prodhimit e çmimeve finale?, nënvizoi kreu i BSH-së.
Guvernatori shtoi se rritja ekonomike u mbështet nga rritja e kërkesës së brendshme dhe rritja e aktivitetit ekonomik. Sejko shtoi se kjo rritje e aktivitetit ekonomik u nxit edhe nga përmirësimi i bilanceve, si dhe rritja e konsumit dhe e investimeve private. Sipas kreut të BSH-së, politika fiskale ka pasur një natyrë të konsoliduar tashmë, pavarësisht se nuk ka pasur shfrytëzim të plotë të kapaciteteve të lira në tregun e punës.
?Sipas opinionit të Bankës së Shqipërisë, kërkesa agregate është problemi kryesor i ekonomisë shqiptare?, deklaroi Sejko. Sa i përket politikave të ndërmarra nga BSH për përmirësimin e situatës financiare në vend, Sejko kujton se BSH uli 3 herë normën bazë të interesit, deri në 2 %, që është aktualisht. Sejko u shpreh se ruajtja e stabilitetit financiar në riskun e kredisë është vëmendja aktuale, si dhe vlerësoi se objektivat e BSH janë politika monetare dhe stabiliteti i çmimeve. Norma e interesit për kreditë në lekë, tha ai, ka zbritur në minimumin historik dhe ka fovorizuar rritjen e kreditimit në lekë.
Sipas tij, mekanizmi i transmetimit të politikës monetare ka vazhduar të shfaqë dobësi veçanërisht përsa i takon rritjes së kreditimit. Për këtë arsye, vijoi Sejko, Banka e Shqipërisë ka kombinuar stimulin e saj monetar me politika vlerësuese makropotenciale dhe paralelisht me instrumentet e politikës monetare ka vazhduar të aplikojë kërkesa të lehtësuara rregullatore edhe gjatë vitit 2014. Këto masa, tha ai, kanë zgjeruar hapësirat në bilancin e bankave, kanë ulur kostot e ndërmjetësimit dhe kanë nxitur ristrukturimin e kredive. Ai vlerësoi se, politikat lehtësuese të Bankës së Shqipërisë kanë rezultuar të suksesshme.
?Gjatë viteve në vijim ekonomia shqiptare parashikohet të lëvizë në një trajektore rritëse, çka do të mundësojë edhe kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme. Një pjesë e faktorëve fondamentalë që do të mbështesin këtë rritje janë kushtet e lehtësuara të financimit dhe stabilitetit monetar të vendit. Stabiliteti ekonomik dhe ulja e kostove të financimit duhet mbështetur përmes ruajtjes së një kuadri aktual të politikave makroekonomike?, deklaroi Sejko.
Pavarësisht se, të ardhurat buxhetore shënuan në total një r...
Banka Qendrore, parashikon renie të normave të interesit për...
Në muajin Mars importet nga vendet e BE-së u rritën 6,3 %, k...
Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e detajuara të ...
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së P...
Pas shkrimit të gazetarit Klodian Tomorri, se deri në fund t...
Në sektorin e matjes së energjisë elektrike, OSHEE ka invest...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me afrimin e sezonit ve...
Premtimi i qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu...
Të ardhurat totale në buxhet arritën në 86.6 miliardë lekë n...
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhë...
Ministria e Financave ka njoftuar të interesuarit se ka fill...
Sipas ministrisë së Financave, të ardhurat totale në buxhet ...
Rubla ka rënë në nivelin më të ulët në dy javë kundër dollar...
Tregu i pensioneve private është zgjeruar edhe gjatë vitit 2...
Popullsia në Shqipëri në shumicën e qarqeve do të ketë rënie...
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar ditën e sotme ligjin për ...
Në vitin 2014 një përdorues celular ka paguar mesatarisht 3....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...