Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
OSBE/ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, pas misionit faktpërmbledhës të realizuar më 15-17 prill. Në raport theksohen marrëdhëniet mes forcave politike në vend, si dhe situata parazgjedhore. Misioni i OSBE/ODIHR vlerëson në raport se mjedisi politik në Shqipëri është i polarizuar mes PD dhe PS, ndërsa theksohet se kjo situatë e krijuar mund të ketë ndikim negativ tek zgjedhjet.
?Mjedisi politik është i polarizuar midis Partisë Socialiste dhe Demokratike, kjo e fundit vetëm kohët e fundit i dha fund një bojkoti të parlamentit. OSBE/ODIHR shpreh shqetësimin se mosbesimi i përhapur politik mes palëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë parë gjerësisht si një provë e rëndësishme për anëtarësim në Bashkimi Evropian?.
Më tej sqarohet se ?Reforma 2014 e njësive të qeverisjes vendore dhe ndryshimet që lidhen në Kodin Zgjedhor në 2015 u miratuan pa mbështetjen e opozitës. Opozita dhe disa parti jo-parlamentare pohuan se procesi nuk ishte gjithëpërfshirës dhe se rindarja e zonave zgjedhore ishte bërë sipas linjave partiake?, thuhet në raport.
?Gratë janë të nënpërfaqësuara në përgjithësi në politikën shqiptare, veçanërisht në nivel lokal. OSBE/ODIHR mirëpriti ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kërkon barazi përfaqësimi gjinor në listat e kandidatëve?, thuhet ndër të tjera në raportin paraprak.
OSBE/ODIHR-i vuri në dukje bashkëpunimin e përmirësuar të anëtarëve të KQZ-së. Megjithatë, bashkëbiseduesit theksuan se KQZ mbetet e pambrojtur ndaj presioneve politike dhe ende nuk gëzon besim të plotë. Disa shqetësime janë shprehur në lidhje me procedurat në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht në numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.
Në raport vlerësohet reforma e re territoriale ,por theksohen dhe pretendimet e opozitës dhe disa partive joparlamentare se reforma nuk ishte gjithëpërfshirëse, dhe se rindarja e zonave është bërë sipas linjave partiake.
Zgjedhjet e ardhshme do të kryhen sipas një kuadri ligjor që është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në 2012 me mbështetje të gjerë, ndërsa në to trajtohen shumë rekomandime të mëparshme të OSBE / ODIHR-it-thuhet me tej në raport.
Shqetësime shprehen dhe në lidhje me regjistrimin e votuesve që cilësohet proces pasiv, ndërsa listat janë nxjerrë vetëm nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. ?Mungesa e të dhënave të përditësuara në lista nga ana e krerëve të komunave është gjithashtu shqetësuese?, thuhet në raportin paraprak.
Misioni i OSBE/ODIHR vë në dukje dhe shqetësimin që krijoi një vendim i KQZ që minon të drejtën e një kategorie kandidatesh dhe këshilltaresh. OSBE ngre gjithashtu , abuzim me fondet shtetërore dhe blerje votash.
Financimi i fushatës është siguruar nga palët, por jo për kandidatët e pavarur. Ligji nuk cakton një afat për dorëzimin e raporteve të financimit të fushatës, dhe kjo mund të vejë në rrezik transparencën. Mbulimi mediatik i fushate është i rregulluar tërësisht me ligj.
Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it raportuan një mungesë besimi në paanshmërinë e administratës zgjedhore dhe gjykatave në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore.
Për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR ka zgjedhur 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër, për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin,
numërimi i votave, dhe nxjerrjen e rezultateve.
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Në raportin e OSBE/ODIHR-it vihet në dukje se legjislacioni dhe praktikat zgjedhore janë përmirësuar në vitet e fundit dhe se një numër i rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it janë adresuar.
Megjithatë, theksohet se ka një shkallë të lartë polarizimi dhe mosbesimi midis partive politike dhe se kjo mund të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e zgjedhjeve.
Në kontekstin e reformës së fundit të njësive të qeverisjes vendore, OSBE/ODIHR
shprehu mbështetje për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve në shkallë të gjerë. Përfaqësuesit e institucioneve theksuan se procesi zgjedhor do të jetë transparent dhe se vëzhgimi nga OSBE/ODIHR dhe të gjitha rekomandimet për përmirësimin e mundshëm të këtij procesi do të ishte i mirëpritur. Është kërkuar një numër vëzhguesish që të mbulojë të gjitha fazat e procesit, me theks të veçantë në punën e administratës zgjedhore, regjistrimin e kandidatëve, të fushatës, dhe procedurat në ditën e zgjedhjeve, duke përfshirë numërimin e votave dhe nxjerrjes së rezultateve.
Mbi këtë bazë, OSB /ODIHR rekomandon vendosjen e misionit vëzhgues të zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Përveç një ekipi bërthamë ekspertësh, OSBE / ODIHR do të kërkojë komandimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si edhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimi i votave, dhe nxjerrjen e rezultateve.
Balkanweb
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar ditën e so...
Pas përfshirjes së emrit të Grida Dumës nga Partia Socialist...
Koordinatori Kombëtar në Partinë Demokratike Akil Kraja u sh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën...
Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Edi Paloka ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kr...
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti deklaroi so...
Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar prezantimet e kandidatë...
Tom Doshi ka folur para mediave, pas vendimit të Gjykatës së...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erio...
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me prezan...
Vendimi i Ben Blushit për t’i thënë hapur ato që mendon për ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një v...
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fefziut u diskutua sot për ...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka thënë nëpërmjet ...
Kryeministri Edi Rama nuk preferoi të komentonte deklaratat ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...