web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtëpia e Bardhë refuzon termin genocid për vrasjen e armenëve

22 Prill 2015, 07:12, Aktualitet CNA

Shtëpia e Bardhë nuk e ka përdorur termin genocid për të përshkruar masakrën e armenëve etnikë në Perandorinë Osmane, dy ditë para se të shënohet 100 vjetori i kësaj tragjedie. Përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë ka thënë se shefi i stafit Denis McDonough dhe zëvendëskëshilltari i sigurisë, Ben Rhodes, është takuar me liderët e armenëve amerikanë me të cilët është diskutuar rëndësia e nderimit të 1.5 milionë jerëve që janë marrë gjatë asaj periudhe të tmerrshme.

Mospërdorimi i termit genocid ka zemëruar armenët e Amerikës të cilët kanë thënë se ata janë tejet të zemëruar. Vrasja dhe deportimi i 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915 nga shumë historianë dhe disa shtete konsiderohet si gjenocid. Turqia e kundërshton këtë duke thënë se shumë më pak armenë kanë vdekur sesa thuhet.





Lajmet e fundit nga