Tronditet Saranda, e dënuara për prostitucion me SIDA
Një 50 vjecare nga Saranda, e cila ka ushtruar prostitucion ...
Nga Baton HAXHIU
Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, videoja e tij e shpërndarë në internet dhe që mund të sjelle largimin e gazetarit nga emisioni ?Top Story? do të quhej thjeshtë një kalamanllëk.
Por, kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim.
Në rastin e Sokol Ballës, spiunët fituan në raport me jetën normale duke e publikuar mënyrën private të kënaqësisë së njeriut, e cila kur del në publik shndërrohet në mëkat dhe herezi.
Për një çast epshor, në sferën publike shndërrohesh në monstër dhe bota jote në të cilën ke investuar me dekada fundoset prej hipokrizisë publike.
Nuk e di ku e ka fillin moralizimi i seksit dhe masturbimit në publik, por meqë fjalët që i përdora ekzistojnë në çdo leksik zyrtar dhe diskurs botëror, atëherë është i papranueshëm dënimi i ashpër dhe i menjëhershëm nga cilado instancë.
Më kujtohet gjithë ai perversitet shkronjash që ishte shigjetuar ndaj Inis Gjonit dikur, në një moment intimiteti me të dashurin e saj.
Para disa vitesh edhe ndaj Edi Ramës u çuan peshë shumë akuzues ? që tash janë përkrahës të tij – duke e fyer dhe sulmuar për disa fotografi të kënaqësisë lakuriqe në plazh.
Pse ka një akuzë morale për një gjest ?të pamoralshëm?, që bëhet me pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe zhvillohet brenda mureve të privatësisë?
Për habi, gjuha dhe qasja në publik ndryshon krejtësisht kur po i njëjti veprim i kënaqësisë emocionale transformohet në një akt tjetër duke u bërë akuzë publike – ku abuzimi është fjala më e vogël.
Personalisht, nuk dua të merrem me moralizimet e pamoralshme sepse, siç ka teoretizuar edhe Sigmund Frojdi, pak a shumë të gjithë kemi doza perversiteti dhe shfaqja e tyre varet nga faktorë të ndryshëm subjektivë dhe objektivë.
Fërkimet e të gjitha llojeve me të cilat ballafaqohet një personazh publik e bëjnë atë të jetë shënjestër e shumë njerëzve. Lufta e të gjithëve, qoftë edhe me heshtje, kundër një njeriu publik në një moment pakujdesie të tij, bëhet e vrazhdë, e fuqishme për ta rrënuar, duke e lënë në vetmi, në pakujdesje dhe në rrënim total të personalitetit. Pse ndodh ky abuzim i moralitetit në publik mbi ?të pamoralshmen? emocionale brenda mureve?
Imazhi i parë: Pse një perversitet që është brenda kornizave të zakonshmërisë njerëzore, sapo del në publik, në ëeb faqe apo në media, bën që ai ta marrë trajtën e një çmendurie? Dhe, pastaj, menjëherë vjen një heshtje e të gjithëve ndaj një ?perversiteti?, të cilin shumë prej tyre e kanë imagjinuar apo realizuar.
Ky gjest dhe kjo situatë është e shfajësuar nga të gjithë kur bëhet nga një i panjohur, në çdo kohë, në secilën hapësirë të mbyllur, por fajësohet porsa del në sipërfaqe një emër i përveçëm publik, si Sokol Balla në këtë rast.
Imazhi i dytë: Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.
Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?
A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?
Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi te tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.
Pse Sokol Balla duhet të jetë viktimë e një spiunimi dhe pabesie? Pse duhet të jenë spiunët fitues mbi një dëshirë emocionale të njeriut që e ka të drejtën e plotë të ndjehet si t?ia dojë qejfi brenda shtëpisë së tij?
Imazhi i tretë: Të gjithë ata që e morën vendimin për përjashtim, por edhe ata që heshtin duke mos e mbrojtur Ballën nga abuzuesit spiunë, mund të kenë momente perversiteti më të dallueshme dhe më të rënda, ndoshta edhe diku të filmuara, por janë duke harruar se një ditë të gjithë mund të jenë viktima të së njëjtës hipokrizi moraliste që na vjen nga mediokriteti.
Abuzimi emocional që i bëhet Sokol Ballës është një formë e abuzimit ku kryerësi përdor frikë, poshtërim apo sulm verbal për ta minuar respektin e viktimës.
Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se ata nuk janë duke u abuzuar fizikisht, ata as nuk po abuzohen. Kjo nuk është e vërtetë.
Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t?u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron!
Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person – shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.
Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.
Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër – me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij ? pra, të Sokolit.
Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t?i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:
1. Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.
2. Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.
3. Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestërduke shmangur tema të caktuara nga frika.
4. Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues te spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t?u keqtrajtuar.
5. Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?
Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave ?abuzuese?, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.
Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj?
Një 50 vjecare nga Saranda, e cila ka ushtruar prostitucion ...
Policia e Vlorës ka sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e lloji...
Policia e Tiranës ka zbardhur emrat e grupit të gjobëvënësve...
Hyn në fuqi patenta me pikë. Lejet e drejtimit aktuale do të...
Qumështi është parë gjithmonë si një pjesë integrale e një d...
Turqia planifikon deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve at...
Në kuadër të opercaionit kundër kalimeve të paligjshme, Poli...
Kati i parë i një pallati në rrugën 5 Maji në kryeqytet ësht...
Policia e Shtetit bën me dije se është bërë i mundur ekstrad...
Ka përfunduar në Bruksel raundi i radhës i bisedimeve midis ...
Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill në vitin 1970....
Institucionet publike në vend dhe gjykatat kanë marrë një sh...
Të qenit i motivuar është një gjë e mirë por nuk ka garanci ...
Për të qenë të sinqertë thonjtë janë një pjesë e rëndësishm...
Pavarësisht make-up që përdornin sytë e fryrë janë një shqet...
Inteligjenca emocionale është shumë e rëndësishme të kultivo...
Nëse keni kohë që mendoni të merrni një qen duhet ta bëni pa...
Tashme të gjithë e dimë se letra e aluminit është një nga pa...
Bazuar në një studim të kryer në Britaninë e Madhe, rezulton...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...