web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roland Bejko: Zamira Rami, një kukull në duart e Vangjel Tavos

17 Prill 2015, 10:54, Aktualitet CNA

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko i bën thirrje socialistëve të Gjirokastrës të refuzojnë kandidimin e Zamira Rami-t për bashkinë e Gjirokastrës.

Përmes një statusi në Facebook, Bejko e quan ?kukull? Ramin, që sipas tij është një instrument në duart e pushtetit të deputetit socialist, Vangjel Tavo.

Ai shkruan se qyteti duhet të shpëtohet nga pangopësia  tyre, para se të jetë vonë.

?Socialistë të Gjirokastrës, refuzojeni LSI dhe shpëtojeni Partinë tuaj nga kthetrat e Tavos !

Refuzojeni “Kukëllën” që Tavo ju ka propozuar për kryebashkiake sepse ajo është thjesht një instrument në duart e pushtetit të tij !

Shpëtojeni Qytetin sot nga pangopësia dhe makutëria e tyre !

Nesër do jetë vonë? shkruan Bejko.

 





Lajmet e fundit nga