Car Putini dhe spektakli i tij kafkaesk në televizion
Presidenti i Rusisë Putin komunikoi me një “linjë direkte” m...
Indinjatë në Turqi: A do ta përdorin presidenti i SHBA-së Obama dhe ai i Gjermanisë Gauck në mesazhet e tyre përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të masakrës ndaj armenëve fjalën “gjenocid”?
Grindja për vlerësimin e masakrës ndaj armenëve, që është kryer më 24 prill 1915, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një problem të politikës së jashtme turke. Pasi Ankaraja iu përgjigj me kritikë të ashpër përdorimit të termit “gjenocid” nga Papa fundjavën e kaluar si dhe duke tërhequr ambasadorin nga Vatikani, qeveria turke e hodhi poshtë në formë të ashpër edhe rezolutën e Parlamentit të BE-së lidhur me këtë temë.
Pas reagimeve në prag të 100 vjetorit veç kalkulimeve politike fshihen edhe frikëra, që shkojnë më thellë. Pranimi i gjenocidt nga Turqia as që shtrohet për diskutim nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu. Turqia nuk ka asnjë njollë të zezë në historinë e saj, tha Erdogan.
Kryeministri Davutoglu akuzoi Papën, se po bashkëvepron në një komplot ndërkombëtar kundër Turqisë. Ankaraja këmbëngul, që vdekja e disa qindra mijëra armenëve mes viteve 1915 dhe 1917 është pasojë tragjike e aksionit të kushtëzuar prej luftës të shpërnguljeve, por jo gjenocid. Armenia dhe një pjesë e madhe e studimeve ndërkombëtare e shohin këtë ndryshe.
Papa në shënjestër
Në sfondin e afrimit të datës së zgjedhjeve parlamentare në Turqi më 7 korrik, grindja për gjenocidin po kthehet gjithnjë e më tepër në një temë të luftës elektorale. Meqënëse Davutoglu dhe partia e tij në pushtet AKP përpiqen të tërheqin sa më shumë vota të nacionalistëve, Papën po e bëjnë gogol në Ankara.
Davutoglu e akuzon kreun e Kishës Katolike ndër të tjera, se po nxit islamofobinë. Një diplomat perëndimor në Ankara i tha Deutsche Welle-s, se kaq pranë zgjedhjeve nuk mund të presësh tone të moderuara prej qeverisë turke lidhur me çështjen e armenëve.
Erdogani, i cili e mbështet me të gjithë forcën luftën elektorale të AKP-së, ndonëse vet nuk kandidon për parlamentin, sheh tek debati për armenët një rast, që t’u prezantojë zgjedhësve një botëkuptim nën moton “ata kundër nesh”, thotë për Deutsche Welle-n avokati dhe gazetari Orhan Kemal Cengiz. Pjesërisht reagimet e ashpra nga Ankaraja kanë të bëjnë edhe me një “frikë të thellë”, thotë Cengiz.
Myslimanët kundër kristianëve
Gazetari vitin e kaluar ndër të tjera ka marrë pjesë edhe si avokat në procesin kundër vrasësve të tre kristianëve më 18 prill 2007 në një godinë të shtëpisë botuese të biblës protestante Zirve në qytetin turk Malatya. Të pandehurit – pesë ultranacionalistë – akuzohen, se i kanë sulmuar viktimat e tyre, i kanë lidhur ato dhe u kanë prerë gërmazin. Në mars 2014 të akuzuarit u liruan prej burgut të sigurisë së lartë.
Sipas vlerësimit të Cengiz qeveria turke druhet, se njohja e gjenocidit dëmton imazhin e Turqisë në botë duke hapur edhe çështjen e zhdëmtimit për pasardhësit e viktimave armene. Por ka edhe diçka tjetër, fakti që Turqia e sotme është ngritur “duke përjashtuar jo-mysliamnët”. Kjo diskutohet ndër intelektualët dhe akadimikët, por jo në opinionin e gjerë.
Vëmendja përqendrohet tek Obama
Tani për tani nuk pritet që Turqia ta trajtojë këtë temë të ndjeshme. Por vëmendja aktualisht është fokusuar tek presidenti i SHBA-së Barack Obama, i cili çdo vit më 24 prill publikon një mesazh përkujtimor në përvjetorin e masakrës ndaj armenëve. Deri tani duke qenë i kujdesshëm ndaj partnerit të rëndësishëm në NATO, Turqisë, ai e ka shmangur termin gjenocid, ndonëse si senatorët edhe deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve si dhe shoqatat armene në SHBA vazhdimisht i bëjnë thirrje atij për këtë. Tensioni është i madh. “A do ta thotë ai këtë?” pyet gazeta “Hürriyet”.
Edhe fjalimi që do të mbajë javën e ardhëshme në ceremoninë përkujtimore presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck do të ndiqet me vëmendje në Turqi. Nëse Gauck dhe Obama vendosin të flasin për gjenocid, ky do të ishte një dështim të dhimbshëm për Turqinë, e cila do ta pengojë njohjen e gjenocidit në nivel të gjerë ndërkombëtar. Por as që mund të priten ndryshime në qendrimin e Turqisë tani për tani, thekson gazetari Cengiz. Sipas tij, presioni nga jashtë me gjasë do të çojë në një ashpërsim të pozicioneve të Ankarasë.
Presidenti i Rusisë Putin komunikoi me një “linjë direkte” m...
Në Bruksel qarkullojnë fjalët, se Athina me vetëdije synon n...
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur 22 klandestinë në fsha...
Dy ditë më parë dy persona dhunuan shtetasin Arben Meçe duke...
44 vjecari nga Korca, që u dhunua para dy ditësh ka ndërruar...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Gjermania mban një shërbim përkujtimor për viktimat nga rrëz...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pret në Ua...
Henri Cili alias Neim Labinotsi dje eshte shfaqur ne takimin...
Një shpërthim shumë i fuqishëm vullkanik mund t’i japë fund ...
Agjencia financiare ”Standard and Poor’s” zbriti në klasifik...
Policia e Durrësit ka njoftuar për një grabitje në një banes...
Një tentativë grabitje ka përfunduar me një të plagsour. Mës...
Partia Demokratike zyrtarizoi sot kandidaten për bashkinë e ...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse NATO e çliroi Kosovën, skajin v...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...