Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Në Bruksel qarkullojnë fjalët, se Athina me vetëdije synon ndarjen nga Eurogrupi. Në BE strategjia e qeverisë greke konsiderohet si enigmatike.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në Nju Jork u shpreh qartë, se nuk mendon që javët e ardhëshme do të arrihet një marrëveshje me Greqinë lidhur me pagesën e këstit të fundit nga programi i ndihmave. Sipas tij nuk ka asnjë ide, se si mund të zgjidhet grindja për kushtet e reformës të vendosura nga kreditorët. Dhe se tregjeve financiare as që u intereson fakti, nëse Greqia qendron ose jo në Eurozonë – një Grexit (dalje e Greqisë nga Eurozona) eventual tashmë është “llogaritur”. Përveç kësaj Schäuble druan, se Greqia pa kursin e reformave mund të shndërrohet në një “thes të shpuar”. Qeveria e Aleksis Ciprasit e ka shkatërruar brenda tre muajsh rrugën e mirë ekonomike, në të cilën ndodhej vendi vitin e kaluar: “Kjo është një tragjedi”.
Draghi pret nga politika
Likiditeti i Athinës prej muajsh varet nga kreditë e emergjencës që vazhdon të paguajë Banka Qendrore Europiane (BQE). Vetëm kjo bën që bankat greke ende kanë para, me të cilat ato përmes kredive afatshkurtra i kanë krijuar hapësirë qeverisë. Por sa mund të vazhdojë kështu? Shefi i BQE-së, Mario Draghi, si zakonisht topin ia le në dorë Greqisë. “Përgjigja është në dorën e qeverisë greke. Ne i miratojmë kreditë e emergjencës-ELA (Emergency Liquidity Assistance), për aq kohë sa bankat greke kanë likiditet dhe sigurinë përkatëse. Deri tani BQE ka vënë 110 miliardë Euro në dispozicion, që është kuota më e lartë në Eurozonë”, thotë ai. Por Draghi nuk do të përcaktojë një datë fikse për fundin e kësaj frymëmarrjeje artificiale që po i jepet sistemit të bankave greke. Të martën (13.03) Këshilli i BQE dha dritën e gjelbër edhe për 800 milionë Euro të tjera. Por termin “falimentim i shtetit” shefi i BEQ-së as që do ta çojë nëpër mend.
Hamendësime mbi strategjinë në Athinë
Në Bruksel qarkullojnë prej disa javësh deklaratat e nëpuënsve të BE-së, se janë të tërësisht të zhgënjyer me ecurinë e bisedimeve me Athinën dhe se nuk pritet më një fund i mirë. Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis, përgjegjës për këtë, tërhoqi vëmendjen: “Ne presim nga Greqia që të pozicionohet bindshëm për reformat, e në këtë drejtim koha nuk pret.” Jo zyrtarisht gurpi i punës së Eurozonës, që përgatit bisedimet me Athinën, kishte vendosur një afat deri të hënën e ardhëshme. Më së voni deri atëherë Athina duhet ta paraqesë planin e kërkuar të reformave, në rast të kundërt do të jetë shumë vonë për ministriat, që do të konsultohen për këtë në takimin e Rigës.
Gazeta greke “Ekathimerini” informon, se tani për Greqinë koha nuk pret. Ndërkohë që loja e pështjelluar e qeverisë greke vazhdon të ngjallë hamendësime: premtimet që kryeministri Aleksis Cipras u jep kreditorëve ndërkombëtare, hidhen menjëherë poshtë prej anëtarëve të tjerë të qeverisë. Në përfaqësinë e përhershme diplomatike të Greqisë në Bruksel, pra diplomatët, që i mbajnë kontaktet në nivelin e punës, ndërkohë janë të shokuar. Mbizotëron zhgënjimi, e kjo për faktin se nga Athina vijnë vazhdimisht udhëzime kontradiktore. Ndërkohë që kanë ngjallur indinjatë edhe njoftimet nga takimi i javës së shkuar të grupit të punës të Eurozonës: Gazeta “Ffrankfurter Allgemeine Zeitung” shkruante, se përfaqësuesi grek është sjellë atje si një shofer taksie, që insiston që klienti ta paguajë duke përdorur tonin: hej, ku janë paratë? Veç kësaj ai kishte pranuar, që së shpejti vendi i tij nuk do të ketë më likiditet. Ministria e Financave në Athinë pret shfajësimin.
Gjithnjë e më pranë humnerës
Dyshime lidhur me aftësinë e pagesës së vendit ka shprehur ndërkohë edhe shefi i programit të shpëtimit të Euros, Klaus Regling. “Unë shpresoj, që së shpejti do të ketë përparime, sepse fondet e likiditetit në Greqi po zvogëlohen dukshëm”, tha ai në një intervistë për gazetën portugeze “Diario des Noticias”. Nga xhirollogaritë greke po tërhiqen para në masë, sipas përllogaritjeve të fundit janë tërhequr gjithsej 25 miliardë Euro vetëm tre muajt e fundit. Nga ana tjetër përfaqësuesit e kreditorëve, të quajtur dikur trojka, vazhdojnë të jenë të preokupuar me mbledhjen e shifrave të besueshme.
Në fundjavë gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat” botoi një shkresë nga Ministria e Jashtme atje, sipas së cilës në mënyrë aktive po përgatitet një Grexit. E nëse pas zgjedhjeve të së dielës (19.04) do të vijnë në qeveri populistët e djathtë “Finlandezët e vërtetë”, ata mund ta mbyllin dritaren për ndihma të mëtejshme për Greqinë: kjo parti parimisht është kundër ndihmave. Ndërkaq britanikja “Financial Times” duke iu referuar burimeve greke, njofton se qeveria e Ciprasit përgatitet vet për Grexit, në rast se javën e ardhëshme nuk do të derdhen më para nga BE-ja. Nëse ndodh kjo atëherë ka ardhur fundi dhe nuk do të mund të shlyhen më pagesat e ardhëshme për FMN në maj dhe në qershor. E përjavshmja gjermane “Die Zeit” mendon, se edhe Ministria e Financave në Berlin punon për një skenar, se si mund të ecet më tej me Greqinë në rast falimentimi. Një zëdhënëse reagoi ndaj kësaj me habi. Ndërsa ministri sllovak i Financave Peter Kazimir shprehet më qartë: “Greqia po e çon veten gjithnjë e më shumë drejt greminës”, dekalroi ai në intervistë për televizionin e SHBA-së, Bloomberg. DW
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur 22 klandestinë në fsha...
Dy ditë më parë dy persona dhunuan shtetasin Arben Meçe duke...
44 vjecari nga Korca, që u dhunua para dy ditësh ka ndërruar...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Gjermania mban një shërbim përkujtimor për viktimat nga rrëz...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pret në Ua...
Henri Cili alias Neim Labinotsi dje eshte shfaqur ne takimin...
Një shpërthim shumë i fuqishëm vullkanik mund t’i japë fund ...
Agjencia financiare ”Standard and Poor’s” zbriti në klasifik...
Policia e Durrësit ka njoftuar për një grabitje në një banes...
Një tentativë grabitje ka përfunduar me një të plagsour. Mës...
Partia Demokratike zyrtarizoi sot kandidaten për bashkinë e ...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse NATO e çliroi Kosovën, skajin v...
Inspektorati i Lartë i De klarimit dhe Kontrollit të Pasuriv...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...