Qeveria dhe bankat zgjerojnë borxhin e jashtëm
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me 8% gjatë vi...
Sa më të mëdha bëhen ndërmarrjet, aq më shumë ulet përqindja e femrave që i drejtojnë ato. Vetëm 14,4% e ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar menaxhohen nga femrat, ndërkohë që 29% e ndërmarrjeve me 1-4 punëtorë drejtohen nga femrat, që përgjithësisht janë dyqane veshjesh, ose tregtimi ushqimor, parukeri etj.
Femrat drejtuese mbizotërojnë në kryeqytet. 30,4% e ndërmarrjeve në Qarkun e Tiranës menaxhohen nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët është në Qarkun e Kukësit, me 15,1%.
Femrat kanë qenë aktive në biznes edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, 29,3% e ndërmarrjeve të krijuara gjatë vitit 2013 menaxhohen nga femrat.
Së fundmi, qeveria ka hartuar Planin e Veprimit për Sipërmarrjen e Grave në Shqipëri 2014-2020. Ky plan parashikon, ndër të tjera, hartimin e projektvendimit për krijimin e Fondit në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse, ku mbështetja parashikohet për një periudhë zbatimi për 4 vjet, me vlerë totale 30.000.000 (tridhjetë milionë) lekë. Zbatimi i skemës filloi në vitin 2014 me vlerë 2.500.000 (dy pikë pesë milionë) lekë.
Studimi i ILO-s: Shqipëria e 77-a në botë për femrat drejtuese; 22.5% në poste menaxheriale
ILO: Vetëm 5% e korporatave kanë në krye të tyre si drejtuese femrat. Sa më e madhe kompania, aq më e pakët është mundësia që në krye të jetë një grua?
Shqipëria gjendet e 77-a në listën e 108 vendeve të anketuara nga Organizata Ndërkombëtare për Punonjësit, ILO, për përfaqësimin e femrave në drejtim, me rreth 22.5% të grave në postet menaxheriale.
Gjithashtu bëhen të ditura shifrat e vendeve si Serbia, e renditur në vendin e 60, me 29.1%, Kroacia e 66-a, me 27,6%, e ndjekur nga Mali i Zi, me 27.3%. Greqia mban vendin e 71-të në rankimin botëror, me 25.8%, e ndjekur nga Italia fqinje, me 25,1%.
Raporti
Ndërkohë që gratë nuk arrijnë të kenë përfaqësinë e duhur në postet menaxheriale, numri i tyre në poste të mesme është rritur shumë në 20 vitet e fundit.
Këtë përfundim e ka nxjerrë studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Punonjësit (ILO).
Duke iu referuar Grave në Biznes dhe Menaxhim, në 80 nga 180 shtete ku është zhvilluar studimi, të dhënat tregojnë se përqindja e grave në postet menaxheriale është rritur gjatë këtyre viteve të fundit.
?Kërkimi ynë tregon se rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës ka qenë ndër motorët kryesorë të rritjes së konkurueshmërisë globale?, tha Deborah Francë Massin, kreu i këtij raporti pranë ILO.
?Rritja e numrit të studimeve që tregon lidhjen pozitive mes pjesëmarrjes së grave në poste të larta në punë, i bën ekipet dhe strukturat e biznesit të performojnë mirë. Por, ende na pret një rrugë e gjatë përpara se të arrijmë barazi të vërtetë gjinore në vendin e punës, sidomos kur flasim për pozicionet e larta menaxheriale?,- deklaron më tej Massin.
Më tepër gra në kompani
Prania më e madhe e burrave në kompani është qartësisht më e madhe, por ky numër po bie, duke qenë se gratë po arrijnë 20% e më tepër të pozicioneve të ndryshme brenda në kompani, në të gjithë këto shtete. Anketa botërore e zhvilluar tregoi se Norvegjia ka rritjen më të lartë, me rreth 13.3% me gra të punësuara në poste të mira, e ndjekur pastaj nga Turqia, me rreth 11.1%.
Është kritike, tregon France-Massin se si raporti i një ?muri qelqi? ekziston ende, duke arritur të frustrojë një grua te disa lloje postesh si komunikimi, burimet njerëzore dhe më pak te krerët administrativë.
Sot, një grua menaxhon rreth 30% të të gjithë bizneseve, por pjesa më e madhe e tyre gjendet në bizneset e vogla dhe të mesme. Rritja e numrit të grave në postet e menaxhimit nuk është vetëm kritike për barazinë gjinore, por edhe për zhvillimin e shtetit, nënvizon ky raport.
Raporti tregon statistika në aferën e menaxhimit të grave në shumë shtete, te të gjitha hallkat e zhvillimit. Ai gjithashtu përmban të dhëna në diferencat gjinore dhe në edukimin e tyre.
Gjithashtu identifikohen momentet kryesore që kanë çuar në avancimin e grave në postet e larta menaxheriale dhe listën e iniciativave të ndryshme në të gjithë botën.
Autorët nënvizojnë se gratë dhe vajzat përbëjnë më tepër se sa gjysmën e studentëve në universitete.
Ata shtojnë në fund se Organizatat e Punësimit mund të luajnë rol të madh në rritjen e sensibilizimit për rastet ku një grua duhet të jetë në postet menaxheriale./monitor/
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me 8% gjatë vi...
Ministria e Bujqësisë përmes programit të subvencionimit 201...
Importi i kafes gjatë 2 muajve të parë të këtij viti u rrit ...
Eshtë mbyllur të shtunën, më 4 Prill afati i aplikimeve për ...
Të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truall...
Importi i karburanteve gjatë muajit shkurt të këtij viti ësh...
Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mb...
INSTAT vlerëson paraprakisht se ne 2014 ekonomia shqiptare s...
Në të gjithë vendin në fund të vitit të kaluar u dhanë gjit...
Ekonomia e Eurozonës, në tremujorin e tretë, shënoi një rrit...
Zëvendësministrja e Financave dhe drejtoreshë e Doganave të ...
Ukraina nënshkroi një marrëveshje afatshkurtër për të blerë ...
Vatikani dhe Italia nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e...
Ekonomia e Eurozonës, në tremujorin e tretë, shënoi një rrit...
Çmimi me pakicë i miellit është rritur me të paktën 5 për qi...
Sipërmarrësit e huaj që prej vitesh janë në Shqipëri vijojnë...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot mble...
Pavarësisht shpërthimit të dy puseve të naftës në zonën e Pa...
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se gjatë vitit 2014, remita...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...