Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Sipërmarrësit e huaj që prej vitesh janë në Shqipëri vijojnë të transferojnë fitimet e tyre tek kompania mëmë. Kjo ndodh kryesisht në sektorin bankar dhe telekomunikacion.
Por ajo çfarë është e dukshme në vitin që lamë pas është trefishimi i këtyre transfertave në një periudhë të shkurtër kohore. Këtë konfirmojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, ku pas konstatimit që Investimet e Huaja Direkte kanë rënë në vendin tonë, pohohet statistikisht dhe fakti i trefishimit të transferimit të parave në kompanitë mëmë.
Specialistët e ekonomisë bëjnë të ditur se kjo rritje e transferimit ka ardhur si shkak i regjimit të taksave në vendin tonë, e kryesisht të rritjes së taksimit të dividendit në masën 15 për qind. Nga ana tjetër kjo shihet dhe si një nga arsyet që ka mbajtur euron në nivele të larta në tregun e brendshëm, edhe pse në bursën ndërkombëtare ajo ka rënë.
E më konkretisht sipas shifrave të fundit në bilancin e pagesave, pjesa e debisë në zërin e të ardhurave nga investimet u rrit me 3 herë, nga 81.7 milionë euro që ishte në 2013-ën në 240 milionë një vit më parë.
Rritja ka qenë veçanërisht e fortë në dy tremujorët e fundit të këtij viti, ku fitimet e transferuara jashtë kërcyen në 64 milionë euro, nga 10 milionë euro në periudhën qershor-shtator 2013 dhe nga 24 në 70 milionë euro në tremujorin e fundit.
Transferimi i fitimeve jashtë vendit shënoi një rritje të ndjeshme në periudhën 2007-2009, duke qenë dhe një nga faktorët që zhvlerësoi lekun në vend (kërkesa e kompanive për valutë ishte shumë e madhe në një treg që vlerësohet se këmben rreth 3-5 milionë euro në ditë, duke ndikuar ndjeshëm kursin e këmbimit).
Më pas ky zë shënoi rënie, teksa kompanitë filluan të ndienin presionin e krizës ekonomike. Por, në vitin 2014, fitimet e transferuara u rritën ndjeshëm.
Arsyeja kryesore e rritjes së transferimit të fitimeve se lidhet me faktin që nga 1 janari 2015 tatimi mbi dividendin u bë 15%.
Duket se kompanitë e huaja nxituan të bëjnë shpërndarjen e dividendit në vitin që kemi lënë pas, duke mos i lënë ato për vitin 2015.
Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës i investimeve është kryesisht në formën e pagesave të dividendëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. Kjo duket të jetë reflektuar dhe në të ardhurat nga ky zë në buxhet këtë vit.
Sipas statistikave të Ministrisë se Financave, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale ranë me 12.6% për 2-mujorin, në rreth 4 miliardë lekë.
Si shkak i kësaj lëvizje të kompanive që investojnë në vendin tonë, kërkesa e rritur për valutë nga kompanitë që transferojnë fitimet është dhe një nga arsyet kryesore që shpjegon euron e fortë në Shqipëri, që ka mbetur në nivelet e 140 lekëve (njësoj si kur euro këmbehej me 1.3 USD në bursat jashtë), ndonëse në bursa ai po shkon drejt barazimit me dollarin.
Kjo kërkesë e fortë për euro në vend, ka mbajtur të mbiçmuar monedhën e përbashkët, çka është reflektuar dhe me rritjen e lartë të dollarit, që këmbehet afër 130 lekëve.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot mble...
Pavarësisht shpërthimit të dy puseve të naftës në zonën e Pa...
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se gjatë vitit 2014, remita...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financa...
Eksportet e uiskit në Skoci hyjnë në krizë, gjithnjë për shk...
Andrew Getty, nipi i J Paul Getty dhe nga trashëgimtarët e p...
Investimet e huaja direkte po shkojnë gjithnjë në tkurrje. E...
Disa banka kanë shprehur interes për të financuar borxhin pr...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se totali i depozitave në sis...
Kompania ajrore gjermane, Lufthansa ka ndarë mënjanë një shu...
Euro vijon trendin e rënies drejt rekordit të pritshëm për z...
8.9 miliard lekë ka qënë buxheti i akorduar për vitin 2015 p...
Këto ditë në territorin e portit të Durrësit ka nisur puna p...
Meggle Albania është filiali I kompanisë gjermane të produkt...
INSTAT ka publikuar sot të ardhurat gjatë muajit shkurt, ku ...
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës j...
Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë, M...
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) lloga...
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore n...
Rritja e xhiros së biznesit është ngadalësuar gjatë tremujor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...