Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Duke folur në ceremoninë për gjashtë vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, në 3 prill, ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu tha: ?Shqipëria mund të jetë vendi anëtar më i vogël në aleancë, por është vendi më entuziast.?
Kjo është një gafë e çuditshme gjeografike, madje gjeopolitike, që tregon se ambasadori amerikan në Shqipëri nuk ka as njohuritë minimale gjeografike për vendet anëtarë të NATO-s.
Shqipëria nuk është vendi më i vogël i NATO-s. Luksemburgu dhe Sllovenia janë vende të më të vegjël se Shqipëria, si përsa i përket sipërfaqes, ashtu edhe popullsisë. Islanda dhe Estonia janë vende më të vegjël se Shqipëria përsa i përket popullsisë. Mund të ketë diskutime nëse Islanda, pjesa më e madhe e territorit të së cilës është e ngrirë në çdo stinë të vitit, dhe që nuk ka fare ushtri, të mund të quhet një vend anëtar i aleancës më i madh se Shqipëria. Në çdo rast, Shqipëria nuk është vendi anëtar më i vogël i aleancës.
Ambasadori amerikan ka bërë një gafë të madhe gjeografike, madje gjeopolitike, e cila nëse do të ishte thënë në një vend tjetër të NATO-s do të kishte bërë përshtypje të madhe dhe do të ishte komentuar në terma kritike. Se kjo praktikisht prek integritetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në fantazinë e ambasadorit amerikan Shqipëria i ka më pak se 2584 km² sa i ka Luksemburgu, vendi anëtar më i vogël i aleancës. Pra ambasadori amerikan e privon Shqipërinë nga 26500 km², ose mbi 90% të territorit të shtetit shqiptar. Gjithashtu ambasadori amerikan e privon Shqipërinë nga më tepër se 80 e popullsisë së vendit.
Në çdo vend të vogël të NATO-s ku ambasadori amerikan do të kishte thënë një gjë të tillë, ai do të kishte kërkuar falje publikisht pas reagimit publik, madje edhe shtetëror të shprehur zyrtarisht. Madje do t? i ishte kërkuar SHBA që Departamenti i Shtetit t? i akomodonte injorantët e vet, në poste të tjera, jo në diplomaci e sigurisht jo në vendin përkatës. Në Shqipëri kjo thënie kaloi pa reagime. Kur pikërisht në Shqipëri duhet të kishte patur reagime se fjalimi i ambasadorit amerikan në ceremoninë e përmendur më lart u dha në të gjithë televizionet kryesore të vendit dhe shqiptarët u njohën me injorancën e ambasadorit, me zë dhe me figurë, si të thuash, madje drejtpërdrejt në gjuhën shqipe, se ambasadori foli në shqip. Pikërisht sepse në një vend si Shqipëria ambasadori amerikan është një yll televiziv lokal, i cili ftohet të flasë gjithandej për gjithcka, Departamenti i Shtetit duhet t? i porositë ata që shkojnë në Tiranë në këtë post që të jenë të kujdesshëm në ato që thonë, së paku për të mos treguar injorancë të thellë.
Gafa e ambasadorit është shumë serioze edhe për arsye se ai është një diplomat karriere, me 25 vite përvojë pune në diplomaci. Një ambasador amerikan në një vend të NATO-s duhet të ketë së paku njohuri minimale gjeografike për vendet anëtare të aleancës. Në kohën që Kina, vendi i origjinës etnike të ambasadorit Lu, ka çuar këto ditë në Shqipëri si ambasadore ish-zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pra një person të profilit të lartë ndërkombëtar, dhe me njohuri pakrahasimisht më të sakta gjeografike dhe gjeopolitike., se ato të Ambasadorit Lu, gafa e këtij të fundit duket edhe më e rëndë dhe emërimi i tij edhe më i gabuar. SHBA janë aleati kryesor strategjik i Shqipërisë, meqënëse të dy vendet bëjnë pjesë në një aleancë ku SHBA është fuqia më e rëndësishme.
Kështu që supozohet se SHBA duhet të dërgojnë si ambasador në Tiranë një ekspert më të përgatitur se Kina.
Amerikanët janë bërë anekdotikë për gafat e tyre sa i përket gjeografisë së botës, por diplomatët e karrierës, të cilët paguhen për t? i pasur edhe këto njohuri, nuk duhet të jenë në këtë klub injorantësh. Shpjegimi më dashamirës për thënien e ambasadorit amerikan do të ishte se ai nuk e di që Luksemburgu dhe Sllovenia, apo edhe Islanda janë vende anëtare të NATO-s. Ndoshta, në fantazinë e Ambasadorit Lu, në vend të tyre, shtete anëtarë të NATO-s janë Zvicra, Finlanda, apo edhe Suedia, që janë më të mëdha se Shqipëria. Zoti e di se cila është lista e vendeve të NATO-s në fantazinë e ambasadorit Lu!
Sa më të mëdha bëhen ndërmarrjet, aq më shumë ulet përqindja...
Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga sht...
Ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, pritet të...
Klasikja për fëmijë Winne the Pooh i shtohet listës së filma...
Videoja e fundit e Shtetit Islamik tregon shkatërrimin e sta...
Besimtarët katolikë festojnë Pashkët, ringjalljen e Krishtit...
Pas propagandës së madhe që po i bëhet në internet modeleve ...
Me siguri e keni dëgjuar se uji ju ndihmon të humbni peshë. ...
Një lajm i keq për baballarët. Bebet duhet të flenë në shtra...
Kisha katolike në Bosnje-Hercegovinë ka zgjedhur një familje...
Tre muaj pas rënies së “Lehman Brothers”, teksa ekonomia bot...
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg ka shfaqur entuziazmi...
Montpellier është kryeqyteti i Linguadoca, i vendosur në gjy...
Të paktën 185 persona, pjesa më e madhe civilë, u vranë dhe ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...