web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Golem, shpërthim me tritol në një banesë

4 Prill 2015, 19:56, Aktualitet CNA

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Golem, në zonën e njohur si Pishat e Buta. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një sasie të konsiderueshme tritoli. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një banese pronarët e së cilës jetojnë në Francë. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëmtime të shumta materiale. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë dëmtuar edhe banesa të tjera që ndodhen pranë vendit ku ishte vendosur lënda eksplozive.





Lajmet e fundit nga