Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Tre muaj pas rënies së ?Lehman Brothers?, teksa ekonomia botërore ?u shpërbë? dhe investitorët ndihen në ankth për mbrojtje, dollari u rrit me 5% kundrejt ?shportës? së monedhave të tjera të përdorura gjerësisht. Në tre muajt e fundit ai kërceu me 11%; gjatë vitit të kaluar, me 22% ? rritja më e shpejtë e tij në dekada, sipas The Economist. Dollari nuk ?vërtitet? ende në ujëra të paeksploruara: 1 euro ishte me vlerë 1 dollar në fillim të viteve 2000, për shembull. Rritja e tij do të ndihmojë eksportuesit në pjesët më pak dinamike të botës, sidomos në Europë. Por lëvizje të një shkalle të tillë zakonisht e zënë dikë në befasi, dhe kandidatët më të mundshëm këtë herë janë pikërisht tregjet në zhvillim. Arsyet kryesore për forcimin e shpejtë të dollarit amerikan janë të thjeshta për t?u kuptuar. Me Europën dhe Japoninë ?mbërthyer? në apati, dhe ngadalësimin në Kinë dhe tregjet e tjera në zhvillim, ekonomia e Amerikës shfaqet relativisht e fortë. FMN pret që ajo të rritet me 3.6% këtë vit. Rezerva Federale ka filluar tashmë të shtrëngojë politikën monetare, duke ndalur programin e saj të blerjes së aktiveve, dhe tani po përgatit terrenin për të shkuar edhe më tej.
Javën e fundit, Fed ndryshoi formulimin që ajo përdori për të përshkruar planet e saj, duke i dhënë vetes hapësirë për të rritur normat e interesit më vonë gjatë vitit, rritja e parë që nga 2006. Me shtrëngimin e politikës monetare amerikane, dhe lehtësimin e mëtejshëm të bankave të tjera qendrore, investitorët mund të prodhojnë të ardhura më të mëdha nga aktivet e denominuara në dollarë. ?Dyndje? në kapital, dhe dollari vijon të rritet.
Mekanika e forcimit të dollarit mund të jetë e thjeshtë, efektet aspak. Firmat amerikane që shesin jashtë vendit janë goditur: rreth një e katërta e fitimeve të firmave në S&P 500 fitohen në valutë të huaj.
Rritja e dollarit ?venit? gjithashtu inflacionin, duke ndërlikuar vendimin e Fed-it mbi periudhën e rritjes së normave.
Por shansi i një ?shoku? është më i lartë jashtë Amerikës. Kompanitë në të gjithë botën, dhe veçanërisht në tregjet në zhvillim, janë ?dyndur? në borxh të denominuar në dollar, joshur nga normat e ulëta të interesit në ofertë në krahasim me borxhin e monedhës lokale. Stoku i borxheve në dollar zotëruar nga huamarrësit jofinanciarë jashtë Amerikës është rritur me 50% që nga kriza financiare, sipas Bank for International Settlements (Bankës për Zgjidhjen e Pagesave Ndërkombëtare).
Ai tani qëndron në 9 trilionë dollarë. Tregjet në zhvillim përbëjnë gjysmën e kësaj shume, duke u rritur nga një e treta që shënonin përpara krizës. Vetëm në Kinë, kreditë e denominuara në dollar kanë ?harkuar? nga rreth 200 miliardë dollarë në vitin 2008 në më shumë se 1 miliard dollarë aktualisht. Teksa rritet dollari, ky borxh bëhet edhe më i shtrenjtë për të shërbyer në monedhën vendase. Dhe teksa Fed fillon të shtrëngojë politikën, normat e interesit mbi borxhin në dollar ? si në tregjet e obligacioneve apo nëpërmjet bankave ? do të rriten paralelisht.
Si rezultat, huamarrësit rrezikojnë t?i ?zërë dyfish syri i keq?: një dollar më i fortë dhe kosto në rritje e huamarrjes dhe rifinancimit. Kjo nuk do të kumtojë domosdoshmërisht një valë falimentesh. Por gjithsesi nënkupton një tjetër pengesë mbi rritjen në një kohë kur një pjesë e botës në zhvillim është tashmë në një situatë problematike. Brazili dhe Rusia po hyjnë drejt recesioneve të thella. Tregu i pronës së Kinës, për vite motori më i madh i rritjes ekonomike, po ngadalësohet.
Jashtë BRICS, në tremujorin e fundit të 2014-s, tregjet në zhvillim dhanë kontributin e tyre më të vogël ndaj rritjes globale për më shumë se pesë vjet.
Optimistët japin disa argumente qetësuese. Së pari, shumë huamarrës të korporatave kanë të ardhura, si dhe detyrime në dollarë, që do të thotë se mospërputhjet e monedhës nuk përbëjnë shqetësim. Por shumë prej firmave që kanë borxhe dhe të ardhura në dollarë janë firma nafte apo miniera, të cilat janë përballur me rënien e të ardhurave në dollarë, për shkak të çmimeve në rënie të mallrave.
Dhe kjo ende ?godet? shumë firma të tjera të cilat janë të ekspozuara ndaj lëvizjeve të monedhës. Një e katërta e borxheve të korporatave të Kinës janë të denominuara në dollar; 9% e të ardhurave të kompanive. Që juan është zhvlerësuar disi kundrejt dollarit, dhe që Kina nuk është shumë e gatshme për të lejuar diçka të tillë, është një lloj ngushëllimi. Por fiksimi i kursit nuk ka garanci se do të vazhdojë, në qoftë se huamarrësit e korporatave nuk do të bëjnë diçka për t?u mbrojtur, ata do të goditen rëndë. Argumenti i dytë është se, aq sa huamarrësit në tregjet në zhvillim vihen nën presion për të paguar borxhet e tyre, po aq eksportuesit e tregjeve në zhvillim do të përfitojnë nga një monedhë në rënie. Për fat të keq, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Edhe pse shumica e firmave në tregjet në zhvillim që marrin hua në valutë të huaj e bëjnë këtë në dollarë, eksportuesit mund të mos bëjnë tregti me Amerikën, por me vende të tjera, monedhat e të cilave janë gjithashtu të zhvlerësuara ndaj dollarit. Kështu që forcimi i dollarit mund t?i shtojë barrën e borxhit ekonomive në zhvillim, duke mos i ndihmuar eksportet e tyre. Burimi i tretë i sigurisë është se tregjet në zhvillim kanë rezerva të mjaftueshme këmbimi, të cilat mund t?i përdorin për të mbështetur firmat, sikundër kanë bërë edhe Rusia dhe Brazili. Por vende si Afrika e Jugut dhe Turqia kanë më pak fuqi, dhe borxhe të mëdha qeveritare afatshkurtër që do të ?gëlltisnin? dollarët.
Tregjet në zhvillim janë vënë nën presion nga Fed përpara, më së fundi në 2013, kur njoftimi se ajo do të fillojë programin e lehtësimit sasior shkaktoi zhvendosjen e parave për siguri.
Nëse sistemi do të mund ta përballojë një stuhi të tillë, optimistët thonë se, ai mund t?i mbijetojë kësaj. Por firmat kanë vazhduar të ?ngarkohen? me borxh të denominuar në dollar dhe tregjet në zhvillim janë më të dobëta tani se më parë. Rritja e dollarit amerikan është një shqetësim më shumë në një botë që tashmë po mbytet në to.
monitor.al
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg ka shfaqur entuziazmi...
Montpellier është kryeqyteti i Linguadoca, i vendosur në gjy...
Të paktën 185 persona, pjesa më e madhe civilë, u vranë dhe ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ...
Zakonisht njerëzve ju pëlqen të merren vetë me detajet e pro...
Gjatë një konference të mbajtur sot në Kosovë nga përfaqësue...
Rritja e numrit të fëmijëve alergjik sa vjen dhe rritet, ndë...
1.Nuk i lani dhëmbët në orarin e përshtatshëmLarja e dhëmbëv...
Teksa tymi që dilte nga grykat e topave dhe mushqetave ngrih...
Mesa duket e mania e fotove “selfie” ka nxitur aftësitë krij...
Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga sht...
Një sulm ajror afër kryeqytetit jemenas, Sanaa, ka vrarë një...
Nxënësit këtë vit shkollor nuk do të kenë më shumë se dy llo...
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, përmes nj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...