Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kisha katolike në Bosnje-Hercegovinë ka zgjedhur një familje myslimane që merret me zdrukthëtari për të ndërtuar një karrige që Papa Françesku do ta përdorë gjatë vizitës që ai do të zhvillojë në qershor në këtë vend. Tradicionalisht, boshnjakët ndërtojnë një karrige të re për çdo Papë që viziton Bosnjen. Por puna për ndërtimin e karriges kurrë nuk i është dhënë një zdrukthëtari myslimanë.
Familja Hajderovac nga qyteti i Zavidoviçit në Bosnjen verilindore njihet në rajon për ndërtimin e objekjteve prej druri, si dhe simboleve fetare të myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë. Tradita e familjes filloi 50 vjet më parë nga Sulejman Hajderovaci, dhe më pas traditën e familjes e mori përsipër djali i tij Salemi i cili ia mësoi profesionin edhe djait të tij, Edinit.
Kur Salemi mësoi në shkurt se Papa do të vizitonte Bosnjën, ai kontaktoi kishën katolike lokale dhe u ofroi atyre ndërtimin e një karrigeje për Papën. Propozimi iu dërgua udhëheqësve të kishës në Sarajevë.
“Ata na ftuan për të biseduar dhe ne arritëm një marrëveshje. Pas mbarimit të procedurës formale ne filluam të ndërtonim këtë karrige. Jam jashtëzakonisht i lumtur që morëm këtë projekt, sepse ndërtimi i një karrigeje për një njeri kaq të rëndësishëm është gjë e madhe për ne”, thotë Salem Hajderovac, pronari i zdrukthëtarisë.
Kostoja e karriges do të mbulohet me donacionet private nga anëtarët e famullisë së Zavidoviçit dhe familjes Hajderovac.
“Kam patur një diskutim me anëtarët e kishës, dhe në fillim ishte e vështirë, sepse njerëzit kanë vështirësi ekonomike, por kur ata e kuptuan se ky projekt kishte të bënte me Papën, udhëheqësin katolik të botës, i cili do të vijë këtu edhe si një udhëheqës politik i botës, atëherë ata ranë dakord ta mbështesin projektin”, thotë Miro Besliç, prifti katolik i Zavidoviçit
Familja ka rënë dakord që mos ta publikojë koston e ndërtimit të karriges.
“Ndërtimi i karriges për Atin e Shenjtë Papa Françesku, do të jetë një nder për mua dhe familjen time”, thotë zdrukthëtari Edin Hajderovac.
Edin Hajderovac thotë se karrigia do të ndërtohet nga druri i arrës. Papa Françsku do të ulet në atë karrige gjatë një meshe më 6 qershor në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë. Rreth 100 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në këtë meshë.
Ndërkohë prifti lokal shpreson se kjo karrige do të bëjë histori.
“Me këtë, famullia e Zavidoviçit do të hyjë në historinë e Bosnjës, dhe në një mënyrë, në historinë e Kishës Katolike dhe në historinë e botës”,thotë Miro Besliç, prifti katolik i Zavidoviçit
Familja Hajderovac i ka shtyrë të gjitha porositë e tjera për të përfunduar karrigen deri në fund të majit, kur ajo duhet të dorëzohet në Sarajevë.
Tre muaj pas rënies së “Lehman Brothers”, teksa ekonomia bot...
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg ka shfaqur entuziazmi...
Montpellier është kryeqyteti i Linguadoca, i vendosur në gjy...
Të paktën 185 persona, pjesa më e madhe civilë, u vranë dhe ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ...
Zakonisht njerëzve ju pëlqen të merren vetë me detajet e pro...
Gjatë një konference të mbajtur sot në Kosovë nga përfaqësue...
Rritja e numrit të fëmijëve alergjik sa vjen dhe rritet, ndë...
1.Nuk i lani dhëmbët në orarin e përshtatshëmLarja e dhëmbëv...
Teksa tymi që dilte nga grykat e topave dhe mushqetave ngrih...
Mesa duket e mania e fotove “selfie” ka nxitur aftësitë krij...
Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga sht...
Një sulm ajror afër kryeqytetit jemenas, Sanaa, ka vrarë një...
Nxënësit këtë vit shkollor nuk do të kenë më shumë se dy llo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...