Japonia do të transportojë energji diellore nga hapësira në Tokë
Kompania japoneze Mitsubishi Heavy po planifikon të transpor...
Duket se jetohet mirë si popull në ishull. E pra Islanda e tërhoqi sërish aplikimin për anëtarësi në BE. Por arsyet e vërteta japin shkas që të gjithë europianët t?i venë gishtin kokës, shkruan Christoph Hasselbach.
Ishullit në Atlantikun Verior në vitin 2008 i kish ardhur laku në fyt. Një sektor bankar i fryrë artificialisht në valën e krizës financiare mbarëbotërore praktikisht brenda ditës falimentoi duke kërcënuar ta çojë shtetin drejt greminës. Islandezët i përfshiu paniku. Ndonëse pati kredi, ndër të tjera edhe nga FMN-ja, ky vend i veçuar papritur nuk e ndjeu më veten mirë prej splendid isolation, por kuptoi se ishte vërtetë i vetëm dhe i braktisur. Me një ndjesi të tillë islandezët e mposhtën krenarinë për pavarësinë e tyre dhe trokitën në portën e madhe të BE. Kjo e fundit në vitet që pasuan u ndihmoi njëkohësisht disa vendeve anëtare, që ishin gjithashtu të zhytura në borxhe.
Tani Islanda e ka tërhequr kërkesën e vet për anëtarësim. Shumë islandezë, ndonëse indinjohen që qeveria nuk organizoi refrendum për këtë çështje, e kanë të qartë, se edhe me të asgjë s?do ta kish ndryshuar jo-në e tyre. Lamtumira nga BE-ja pra nuk vjen papritur dhe ka kohë që ajo po bëhej evidente.
Të shijohen avantazhet, të shmangen disavantazhet
Si u arrit ky ndryshim i qendrimit? Çështja e peshkimit luan një farë roli, por ndoshta jo rolin më të rëndësishëm. Sepse qysh në krye të herës islandezët e dinin se çfarë valleje po i futeshin. Eshtë e vërtetë: peshkimi është shumë i rëndësishëm për Islandën, dhe ishullit me anëtarësimin në BE do t?i duhej të integrohej në sistemin e kuotave të peshkimit. Nga ana tjetër Islanda është anëtare e Zonës Ekonomike Europiane dhe mund t?i eksportojë pa doganë peshqit e vet në BE. Islanda veç kësaj përmes Bashkimit Nordik të Qarkullimit të Lirë është pjesë e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Kjo e lehtëson jashtëzakonisht turizmin ? po ashtu një burim i rëndësishëm i të ardhurave. Me fjalë të tjera: Islanda edhe pa anëtarësinë në BE ka një sërë avantazhesh nga lidhja e madhe e shteteve dhe do që të shmangë disavantazhet.
Kush ka para mbetet jashtë
Për disa vite me radhë islandezët i lanë kohë vetes që ta kuptojnë efektin e disavantazheve. Ata p.sh. mundën të shohin, se si BE-ja, e në radhë të parë vendet e Eurozonës, kanë investuar shuma marramendëse në ndihmën për vendet e tjera anëtare të zhytura në borxhe. Në rastin e Greqisë kjo me rezultatin, që ky vend sot nuk është aspak më mirë se sa në fillim të ndihmave, refuzon reformat dhe madje i fyen ndihmësit. Askush nuk do të hyjë në një klub të tillë, nëse kjo nuk duhet patjetër. Islanda në të kundërt ndihmoi në masë të gjerë vetveten në krizën financiare ? ashtu siç e kanë bërë edhe vende të tjera në BE ? dhe sot është sërish solide. A mendon Norvegjia të anëtarësohet në BE? Jo. Po Zvicra? E përse duhet ta bëjë ajo këtë? A mendojnë suedezët, danezët, apo britanikët që të venë Euron në përdorim? Sot më pak se çdo herë tjetër më parë. Të gjitha këto shtete mund t?i përmbushnin lehtë kriteret. Por ato nuk duan. Ajo që kanë ata të përbashkët është: që të gjitha këto vende kanë mirëqenie dhe orientohen nga konkurrenca.
Frika prej thesit të shpuar
Si rrjedhojë konkluzioni është tmerrues: BE-ja me sa duket është joshës vetëm për të skamurit dhe refuzuesit e reformave. Kush është i zoti ta përballojë, ose qendron jashtë BE-së, ose të paktën ruan monedhën e vet kombëtare duke mos iu dashur të marrë pjesë me pagesa në një thes të shpuar. Të paktën kjo është përshtypja e krijuar. BE-ja do ta kish pritur krahëhapur Islandën. E pikërisht këtu e shohin kleçkën shumë islandezë. Sepse Islanda do të ishte në radhë të parë e mirëseardhur si një mjeshtre pagesash. Por kush është ai që lejon ta shfrytëzojnë? Tërheqja e islandezëve nuk do të mbetet pa efekt edhe ndaj Britanisë së Madhe. Atje euroskeptikët e ndiejnë tani veten të përforcuar në mendimin e tyre, se për vendin e tyre është më mirë të jetë jashtë BE-së, por brenda Zonës Ekonomike Europiane ? ashtu si Norvegjia, Zvicra e po ashtu edhe Islanda.
Sikur të kishte më shumë si Irlanda?
Tërheqja islandeze duhet të shërbejë si një alarm zgjimi. Vendet e dobëta në konkurrencë në Jug ? e këtu për fat të keq bëjnë pjesë edhe Italia e ? pavarësisht pozicionit qendror gjeografik edhe Franca ? duhet të përpiqen më shumë. Në të kundërtën dikur do të ndodhë një çarje mes Veriut dhe Jugut. Që solidariteti nuk duhet të jetë i pakufizuar këtë e tregon më së miri shembulli i Irlandës. Ngjashëm si Islanda edhe Irlanda u godit rëndë kryesisht prej bankave të saj të zhytyra në borxhe. Prej ndihmave të BE-së dhe FMN-së dhe pas një programi radikal kursimesh dhe reformash sot Irlanda është mirë dhe shënon kuotat më të larta të rritjes ekonomike në të gjithë BE-në. E meqënëse ra fjala, vlen të theksohet, se atje askush nuk u ankua. Por thjeshtë irlandezët bënë atë që e konsideruan të domosdoshme. Nëse do të kishte më shumë si Irlanda, ndoshta atmosfera në Islandë sot do të ishte ndryshe.
Kompania japoneze Mitsubishi Heavy po planifikon të transpor...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh në fja...
Për të shtatin vit me radhë, fshati Dardhë i Korçës ka mirëp...
Mbretëresha egjiptiane Hatshepsut nga periudha e shekullit t...
Ish-kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Lezhës, Eduart...
Filmi i Disney grumbulloi $23 milion ditën e Premte dhe ësht...
Çmimet më të ulëta të naftës nuk do të arrijnë të nxisin ndj...
Artistë, politikanë, shkrimtarë, përkthyes si dhe miq e të a...
Udhëheqës revolucionar, hero kombëtar, armiku numër një i sh...
Një grua ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Fier pasi ra nga...
Keni parë ndonjëherë kaq shumë Picachu të mbledhur në një ve...
Nga Kastriot MYFTARAJShqipëria sot është vendi i vetëm në bo...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i PD Lulzi...
Partia Demokratike është duke i dhënë dorën përfundimtare ka...
Stjuardesa Caralee Savage ka vendosur që të argëtojë udhëtar...
Ai i ka të gjitha.. Një krevat të rehatshëm, një vaskë ku ju...
Për vite të tëra kasetat me shirit dominuan në tregun botëro...
Filmi policor britanik “Hiena”, i cili po shfaqet këto ditë ...
Pasi Njësia Antieksploziv kreu të gjtha inspektrimet e duhur...
Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për valixhen e dyshi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...