web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Cinderella’ arkëtoi 23 milion $ ditën e Premte

15 Mars 2015, 16:21, Aktualitet CNA

Filmi i Disney grumbulloi $23 milion ditën e Premte dhe është në rrugën e $70 milionshit në fundjavë. Cinderella e la shumë prapa filmin e Liam Neeson Run All Night, i cili mundi të grumbullojë vetëm $11 milion në fundjavë.

Ky parashikim e pozicionon filmin Cinderella pak më mirë se Maleficent, i cili e përfundoi fundjavën e premierës me $69.4 milion në Maj 2014. Dhe ndryshe nga Maleficent, film i cili u ushqye nga fuqia e Angelina Jolie, Cinderella drejtohet nga një aktore e re.

Veç kritikave shumë të mira (plot 84% në Rotten Tomatoes), filmi po përfiton nga kasti femëror dhe nga fakti që paraprihet nga një filmi 7-minutësh Frozen Fever. Me regji të Kenneth Branagh, Cinderella ka protagoniste Lily James si princeshën kryesore, Richard Madden i Game of Thrones si Princi i Kaltër, Cate Blanchett si njerka e keqe, dhe Helena Bonham Carter si zana kumbare.

Shfaqja tjetër e fundjavës, Run All Night, zuri vendin e dytë. U hap me $3.9 milion ditën e Premte dhe është drejtuar për $11 milion në mbarim të fundjavës. Neeson luan rolin e një vrasësi me pagesë i cili detyrohet të tradhëtojë shefin për të shpëtuar djalin e tij.

Focus i Will Smith dhe Kingsman: The Secret Service i Colin Firth ishin fyt më fyt për vendin e tretë, me $1.7 milion dhe $1.67 milion respektivisht.





Lajmet e fundit nga