web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria me dy ambasadorë kinezë

15 Mars 2015, 14:29, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Shqipëria sot është vendi i vetëm në botë që ka dy ambasadorë kinezë dhe kjo gjë nuk ndodh për shkak se në Shqipëri ka një ambasador të Taiëanit që zyrtarisht quhet Republika e Kinës, domethënë Kina jokomuniste, në dallim nga Republika Popullore e Kinës është Kina Komuniste. Shqipëria njeh vetëm një Kinë, Republikën Popullore të Kinës, por megjithatë në Tiranë ka dy ambasadorë kinezë. Arsyeja. Ambasadori i dytë kinez në Tiranë është ambasadori i SHBA, i cili është një kinezo-amerikan i quajtur Donald Lu. Shqipëria është vendi i parë ballkanik, vendi i parë europian ku SHBA përfaqësohen me një ambasador me origjinë kineze.

Shqipëria është me siguri vendi më i papërshtatshëm ku SHBA mund ta bënin një risi të tillë diplomatike. Këtë e them për faktin se Shqipëria ka një të shkuar të trishtuar si ?Tibeti? i Europës, si ?komunë popullore? kineze në Europë, çfarë e ka quajtur me ironi shtypi ndërkombëtar Shqipërinë në periudhën e miqësisë bizarre mes Kinës maoiste dhe Shqipërisë enveriane. Në atë kohë Shqipëria u bë majmuni i vogël europian që imitonte në çdo gjë dragonin e kuq kinez. Atëher ambasadori kinez në Shqipëri kishte ndikimin që ka sot në Shqipëri ambasadori amerikan.
Aspekti më ironik i përfaqësimit diplomatik të SHBA në Shqipëri me një ambasador me origjinë kineze është se ambasadori kino-amerikan në Shqipëri z. Donald Lu, ka nisur të përdorë frazeologjinë e ambasadorëve kinezë të kohës maoiste në Shqipëri. Ditën e djeshme Ambasadori Lu u shfaq në konferencë të organizuar nga qeveri në një livadh në Divjakë, në krah të Kryeministrit Rama. Me këtë rast ambasadori amerikan tha:
?Jam shumë i lumtur që sot nuk duhet të flasim për politikë dhe protesta, ne mund të flasim për një temë më të rëndësishme, për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe zogjtë.?
Kështu foli Ambasadori Amerikan! Këto fjalë nuk u thanë rastësisht pikërisht këto ditë kur në Shqipëri është duke u folur shumë për Çështjen ?Doshi?, se dhe të nesërmen e ditës kur opozita mbajti një protestë kur kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi se kishte organizuar vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër. Ambasadori amerikan deshi të thotë se çështja ?Doshi? dhe protestat janë tema më pak të rëndësishme se Çështja ?Doshi? dhe protestat e opozitës.
Mbrojtja e kafshëve të egra dhe e zogjve, është sigurisht një temë shumë e rëndësishme për të cilën duhet folur, por është absurde të thuhet se jeta e deputetëve vlen më pak se ajo e kafshëve të egra dhe e zogjve, si dhe e drejta e zogjve për të fluturuar të patrazuar në tufa, është një çështje më e rëndësishme se e drejta e opozitës për të protestuar. Pavarësisht se cilët janë deputetët e përfolur për t? u vrarë, vrasjet politike të rangut të lartë gjithmonë krijojnë spirale dhune të përgjakshme, që cojnë në fuqizimin e pushtetit autoritarist të atij që e komandon këtë proces. Mënyra se si foli ambasadori amerikan për Çështjen ?Doshi? është shumë kompromentuese për të se kjo do të thotë që Kryeministri Rama ka marrë një licencë amerikane për të kryer vrasje politike të sofistikuara e të kamufluara në Shqipëri. Amerikanët nuk mund të mos e kuptojnë se cila është e vërteta e Çështjes ?Doshi? dhe pse është i implikuar Kryeministri Rama në të.
Pas analizave që i janë bërë Çështjes ?Doshi? në ambasadën amerikane, ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se Kryeministri Rama po kërkon ta mbyllë sa më parë Çështjen ?Doshi? duke e trivializuar atë si një sajesë të një mendjeje paranoide, çfarë e quan ai Doshin. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se arsyeja kryesore që Rama po kërkon ta mbyllë Çështjen ?Doshi? është se ai i trembet një linje të hetimeve e cila as që është konsideruar nga Prokuroria, titullari i së cilës Adriatik Llalla ka qenë tre herë në zyrën e Kryeministrit për të biseduar për çështjen ?Doshi?, çka do të thotë se Qeveria dhe Prokuroria e Përgjithshme gjenden si kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha e diktaturës komuniste, në një bashkëpunim flagrant antiinstitucional, për të fshehur të vërtetën e një plani kriminal për kryerjen e vrasjeve politike. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, ndonëse është e vërtetë nuk ka pasur një plan të Ilir Metës për të vrarë Tom Doshin, megjithatë është e qartë se ka pasur një plan të Edi Ramës për ta bërë Doshin të besonte se atë donte ta vriste Ilir Meta. Kështu Tom Doshi do të vriste Metën dhe pastaj Rama do të zbulonte provat se Doshi dyshonte që Meta kishte dashur ta vriste. Pas kësaj, Rama mund të vriste Doshin duke ia lënë fajin familjes së Metës, ose mund të arrestonte Doshin si vrasës të Metës. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, kjo teoremë kriminale mund të vërtetohej fare lehtë duke u thirrur për të dëshmuar në Prokurori gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i cili ditën që Doshi deklaroi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, deklaroi publikisht në disa televizione se kishte qenë ai i cili e kishte informuar së pari Doshin për planin e vrasjes së tij. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se kur një gazetar i thotë dikujt privatisht se atë duan ta vrasin dhe i përmend edhe emrat e personave, kjo është gjithçka, por jo gazetari. Në rastin më të keq mund të jetë nxitje e një personi për të vrarë dikë. Në çdo rast, edhe nëse z. Hoxha do të kishte vepruar sipas praktikës mediale, dhe do të kishte folur publikisht, Prokuroria kishte detyrimin që ta thërriste z. Hoxha për të dëshmuar, aq më tepër që bëhej për një krim të rëndë.
Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, Prokuroria do ta kishte pyetur z. Hoxha në çdo rrethanë, përveç rrethanës në të cilën po kryhen hetimet e Çështjes ?Doshi?, domethënë kur Prokurori i Përgjithshëm shkon në zyrën e Kryeministrit për të biseduar për këtë çështje dhe pas kësaj Prokuroria bën me dije një listë të personave që do të pyeten në Prokurori, e cila është përpiluar sipas interesit të Ramës. Z. Hoxha është një gazetar shumë i afërt me Kryeministrin Rama, i cili e ka vlerësuar publikisht si gazetarin më të mirë investigativ në Shqipëri për zbulimet që bëri ai për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se mospyetja ka Prokuroria e z. Hoxha ka ndodhur se Kryeministri Rama nuk ka dashur që ai të pyetet dhe Prokurori i Përgjithshëm Llalla ia ka bërë këtë kortezi juridike Ramës. Nëse Hoxha do të dëshmonte në Prokurori, atëherë ai duhej të jepte një version bindës me një emër konkret dhe ky person pastaj duhet të ballafaqohej me Hoxhën si Doshi me Frrokun. Kuptohet se Hoxha nuk mund të ngarkonte dikënd ashtu më kot me përgjegjësinë se kishte qenë ai që e kishte informuar për planin për vrasjen e Doshit. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se mosthirrja e Hoxhës për të dëshmuar në Prokurori, e kompromenton përfundimisht hetimin e Çështjes ?Doshi?. Kjo gjë zbulon se Prokurorët janë të vetëdijshëm që Hoxha ka marrë porosi nga Rama që t? i thotë Doshit, se ekziston një plan për vrasjen e tij. Kjo me synimin që Doshi të vihej në lëvizje. Në anën tjetër, mënyra sesi Hoxha shpejtoi të deklaronte publikisht implikimin e tij në këtë çështje, është symptomë e frikës së tij, jo nga Ilir Meta, as nga Berisha, por nga Edi Rama, i cili tani që Doshi e bëri çështjen publike duhet të zhdukë gjurmët e tij në këtë histori. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se Çështja ?Doshi? tregon qartë se Edi Rama nuk ka hequr dorë nga qëllimi final i protestës së dhunshme të 21 janarit, eliminimi jo vetëm politik por mundësisht edhe fizik i treshes Meta-Berisha-Basha, çka do të krijonte një vakuum të tillë në politikën shqiptare që do ta bënte Ramën zotin e pakundërshtueshëm të Shqipërisë.
Ambasadori amerikan nuk duhej që të çuditej aspak që opozita protestoi pas thënieve publike të Doshit, duke kërkuar dorëheqjen e Metës. Opozita nuk mund të mos protestonte kur një deputet i rëndësishëm i shumicës parlamentare tha publikisht se kryetari i Kuvendit kishte organizuar vrasjen e tij dhe të një deputeti të opozitës. Katër vite më parë, Kryeministri i sotëm i cili në atë kohë ishte kryetar i opozitës organizoi një protestë të dhunshme, për shkak të një videoregjistrimi në të cilin paraqitej kryetari i sotëm i Kuvendit, që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër, duke biseduar për një çështje korrupsioni. Ndonëse në atë kohë Ilir Meta dha dorëheqjen, Edi Rama përsëri e thirri protestën e dhunshme, për të cilën në komunikatën e saj Partia Socialiste tha se nuk mbante përgjegjësi nëse demonstrate, siç e quajti atë, do të dilte jashtë kontrollit. Protesta siç dihet nisi me një sulm të dhunshëm ndaj kordonëve policorë që ruanin ndërtesën e Kryeministrisë dhe përfundoi me katër protestues të vrarë. Protesta që mbajti opozita dy ditë më parë ishte e pakrahasueshme me atë të 21 janarit të para katër viteve. Protesta e 12 marsit ishte krejt e qetë, madje opozita mori përsipër paraprakisht përgjegjësinë se protesta do të ishte paqësore, dhe ajo që u quajt protestë i ngjau më tepër një konference shtypi të kryetarit të Partisë Demokratike në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.
Është një humor i zi që kur Shqipëria rrezikohet të hyjë në një spirale të përgjakshme vrasjesh politike të rangut të lartë, ambasadori amerikan thotë se mbrojtja e zogjve është një çështje më e rëndësishme. Enver Hoxha, duke u ankuar për hermetizmin e diplomacisë kineze në Tiranë, shkruan në librin e tij ?Shënime për Kinën? se kur ambasadorin kinez në Tiranë e pyesnin për çështje politike, ai e ndërronte bisedën duke folur për zogjtë. Në Shqipëri dikur kemi pasur një ambasador kinez që fliste për luftën kundër zogjve. Kjo për arsye se dikur kinezët me urdhër të kryetarit Mao filluan të vrasin harabelat, të cilët u akuzuan si bandë kriminale se hanin një pjesë të mirë të orizit, grurit dhe misrit. Merret vesh Mao donte që t? ua linte zogjve, posaçërisht harabelave fajin për urinë masive që shkaktoi në Kinë me kolektivizimin e bujqësisë dhe komunat fshatare famëkeqe. Qindra milionë njerëz u angazhuan në luftë kundër harabelave duke vrarë triliona e triliona prej tyre në këtë vend të madh. Në pritje të luftës kundër ?tigrit prej letre?, ndryshe imperializmit amerikan, kinezët stërviteshin duke vrarë harabela. Por pakësimi i harabelave çoi në shtimin në insekteve të dëmshme, të cilët deri dje kishin qenë ushqim për harabelat, prandaj Mao e ndërpreu fushatën kundër zogjve.
Sipas shembullit kinez, lufta kundër harabelave u zhvillua edhe në Shqipëri, me pjesëmarrjen e zellshme të ambasadorit kinez në Shqipëri. Në atë kohë ambasadori kinez në Shqipëri e quante luftën kundër zogjve si çështjen më të rëndësishme. Sot ambasadori kino-amerikan e quan mbrojtjen e zogjve si çështje më të rëndësishme se jeta e deputetëve. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se çfarë mund të bëjë me qytetarët e vet një Kryeministër i cili qartësisht ka organizuar një plan të sofistikuar për disa vrasje politike seriale të rangut të lartë.





Lajmet e fundit nga