web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjosha kërkon ndihmën e vendeve të BE për integrimin

10 Mars 2015, 16:22, Politikë CNA

?Portugalia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne ju inkurajojmë të vazhdoni me të gjitha masat që i shërbejnë procesit të integrimit të vendit tuaj?.  Këtë mesazh përcolli sot Sekretari i Shtetit për çështjet Europiane te Portugalisë, z. Bruno Maçaes.

Maçaes në vizitën e parë të tijën në Shqipëri, zhvilloi një takim me Ministren e Integrimit Europian, i shoqëruar nga një konferencë e përbashkët për shtyp. ?I shpreha z. Maçaes falenderimet në emër të Qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Portugalia i ka dhënë Shqipërisë për procesin e integrimit, veçanërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat qershorin e vitit të kaluar.

Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë që të avancojë me axhendën europiane.

 





Lajmet e fundit nga