web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodi Zgjedhor/ Vasili: Ndryshimet të nevojshme, opozita e pavullnetshme

10 Mars 2015, 12:42, Politikë CNA

 

Kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, gjatë një deklarate për media tha se ndryshimet në kodin zgjedhor janë të nevojshme dhe është minuta e fundit për ta realizuar bashkarisht.

Vasali i bëri thirrje opozitës të heqë dorë nga qëndrimet bojkotuese dhe të ulet për të diskutuar për ndryshimet në kodin zgjedhor. Sipas tij, këto ndryshime po vonohen vetëm si shkak i opozitës.

Ai tha se qytetarët presin përmirësimin e kodid dhe është detyra e politikanëve për të kryer këtë gjë. Vasili tha se ndryshimet janë paraqitur nga KQZ por nuk mund të merret një vendim pa miratimin e opozitës.





Lajmet e fundit nga