web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Ilir Meta të japë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të prokurorisë

3 Mars 2015, 12:15, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka shprehur se Ilir Meta duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Basha tha se Meta është nën akuzën më të rëndë që është bërë në këto 25 vite. Ai shtoi se pas këtyre akuzave askush nuk e njeh më Ilir Metën si kryetarin e Kuvendit. Sipas tij Meta duhet të vihet menjëherë në dispozicion të prokurorisë, pasi edhe vetë Meta e ka pranuar se ka pasur informacion për dy porositjet e vrasjeve.

Kreu i PD-së ka drejtuar akuza edhe ndaj Kryeministrit Rama, si person në dijeni i porositjeve të vrasjeve. Ai tha se PD do ti shkojë deri në fund kësaj emergjence kriminale që ka pushtuar vendin dhe Parlamentin. Basha vlerësoi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, duke falënderuar SHBA-në dhe BE-në në inkurajimin e dekriminalizimit të Kuvendit.





Lajmet e fundit nga