web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu: Evropa kërkon zbatim standartesh

2 Mars 2015, 17:11, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shkruar mbi diskutimet e sotme në Komisionin e Ligjeve. Ajo shkruan se anëtarësimi në BE kërkon vullnet politik por më shumë se sa kjo kërkon zbatimin e standarteve që ajo kërkon dhe jo vetëm paraqitjen e tyre në letër.

Ja cfarë shkruan Majlinda Bregu:

 

Sot ne Komision te Ligjeve eshte diskutuar Projektligji ” Per rolin e Kuvendit ne procesin e Integrimit te Republikes se Shqiperise ne Bashkimin Evropian”.
Ne kete ligj, nismetare te se cilit jemi bashke me z. Balla e znj. Mehmetaj, parashikohet forcimi i rolit te kontrollit Parlamentar ndaj Qeverise per procesin. Sigurisht qe zbatimi i detyrimeve per anetaresim ne BE, kerkon mbi te gjitha pergjegjshmeri dhe vullnet politik per zbatimin e standarteve europiane.
Nga e thena ne te bere, rrjedh ne mes nje lume i tere, shkon dhe ne kete rast. Thene ndryshe me kete ligj do te forcojme instrumentat per kontroll parlamentar dhe do te perfshijme ne proces me shume shoqerine civile, median dhe institucionet e pavarura , te cilat do te jene pjese dhe e Keshillit Kombetar te Integrimit qe ngrihet prane Kuvendit.
Por detyrimet tona per anetaresim jane te qarta: zbatim standartesh e jo shkelje e tyre. Rruge tjeter, nuk ka.





Lajmet e fundit nga