web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

International SOS: Shqipëria vend me rrezik të lartë për shëndetin

22 Shkurt 2015, 16:53, Aktualitet CNA

International SOS, organizata e specializuar në shërbimin shëndetësor dhe ndihmën e shpejtë për klientët e saj që udhëtojnë për arsye biznesi në vende të ndryshme të botës, e klasifikon Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë për shëndetin.  International SOS i përllogarit rreziqet që paraqet sistemi shëndetësor në bazë të nivelit të kërcënimit të sëmundjeve infektive, të higjenës, shpeshtësinë e aksidenteve dhe në disponueshmërinë e cilësinë e infrastrukturës lokale shëndetësore.
Rreziqet kanë të bëjnë edhe me vështirësinë për të gjetur spitale adekuate e mjekë të mirë, qendra shëndetësore që ofrojnë shërbimin e duhur mjekësor në zonat rurale apo me vështirësinë për të gjetur ilaçet e duhura. Në të njëjtin nivel me Shqipërinë janë dhe Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Bjellorusia.

 

 





Lajmet e fundit nga