web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nje "qoke" per Mimin.

31 Janar 2015, 00:40, Aktualitet CNA

Nga Cim PEKA

“Besoj se shumëkush që ka parë sot në TV, deputetin e PD-së Strazimiri të akuzonte qeverinë për ngjarjen e pilotit të ushtrisë shqiptare të vdekur si trafikant në Spanjë, me siguri që ka lëshuar një psherëtimë: ufffffff mjaft, a mund të na lini një ditë të qetë!”

Keshtu e fillonte “analize/shqetesimin” e tij Andi Bushati tek “lapsi.al”. Duhet ta them qe ne fillim. Mendoj se dy jane mediat e pavarura qe sot po i bejne opozite Rames. “ABC” e Shkullakut e “lapsi.al” i Bushatit e Shkullakut. Por komenti i mesiperm i Bushatit me shume se analize e shqetesim per besueshmerine e opozites, ngjan me nje “koment-qoke” per Ministrine e Mbrojtjes. Pse e them kete? Se pari, deklarata e Strazimirit me shume se akuza permbante disa te dhena dhe pyetje per Ministrine e Mbrojtjes. Dhe eshte minimumi qe mund te bej opozita. Kaq legjitim eshte shqetesimi i opozites, sa dje ne Kuvend duke dhene lajmin per ngjarjen, KM Rama vrapoi te sqaronte se ushtaraku me eksperience 18-vjecare kishte marre grade edhe ne vitin 2009. Duke e ditur se opozita menjehere do te pyeste se si ka mundesi qe nje ushtarak i larte ne detyre, eshte kthyer ne pilot nderkombetar droge? Nje pilot i cili dhe sot pas “pushimeve” do ishte oficer i larte i ushtrise sone modeste, anetare e NATO-s. Tani po rradhis kater pyetje qe Spartak Ngjela (teorikisht akoma ne aleance me Ramen) dhe jo opozita, bente per ngjarjen. Pyetjet e Ngjeles:
1. Pse u largua Meta nga Froni i Kryetarit te Kuvendit sapo Rama njoftoi vdekjen e majorit pilot dhe trafikantit shqiptar Sokol Feka?
2. Pse ka shkuar Meta ne Marok para ca pak kohesh?
3. A ka qene në të njëjtën kohe ne Marok Meta dhe Feka?
4. Sokol Feka , vertet ka lindur ne Kuçove, por ka edhe nje origjine nga Skrapari, shkruan Ngjela ne rrjetet sociale.

Te jem i sinqerte, nuk prisja qe keto pyetje ti bente Andi Bushati. Sepse nuk prisja qe do shkruante per kete ngjarje. Pasi Andin e kam pare si nje analist politik me integritet, e jo investigues. E aq me teper, investigues i ngjarjeve te tilla. Investigime qe kerkojne jo vetem pavaresi, por edhe b… E ne Shqiperi nuk njoh gazetar te tille. Por, mos krijoni asnje iluzion per mungese integriteti nga Andi Bushati. E njoh mire. Ndryshe nga shume te tjere qe kam pasur ne studio, nuk shkruan se i thone apo i japin. Ky nuk e ben. Andi shkruan cfare beson. Prandaj citova me siper se “ABC” e “lapsi.al” po bejne opozite mediatike sot. Se vertet ashtu gjykoj. Megjithate, opinionin qe ka shkruar sot gjykoj se nuk e beson as vete. Nuk mendon se po humb besueshmeria e opozites, me pyetjet ndaj Mimit mbi pilotin nderkombetar te droges. Por kujdes! Kjo nuk do te thote se Andi po humb integritetin si opinionist. Duket se eshte thjesht nje qoke mirenjohje ndaj Kodhelit. Do zoti nuk dekoron Rama dhe Hysniun pas vdekjes, se ne kete vend nuk po ngelet me opinionist qe kritikon qeverine. Ndryshe nga Andi, mund te jem mosmirenjohes ne karakter. Por dhe sikur 10-te dekorata ti jepte Ditmir Bushati, Maxhun Pekes, une nuk do i beja qoke ministrit per nje ngjarje plot hije skandali.





Lajmet e fundit nga