web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Frymëzimi ynë është liria

26 Nëntor 2014, 23:00, Politikë CNA

#Inmemoriam 1944-1990

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një grup artistësh dhe me shoqatën e të përndjekurve politik ka hapur sot dyert e muzeut virtual të krimeve të diktaturës komuniste. Rreth 100.000 shqiptarë u burgosën, u dërguan në kampet e përqendrimit, në kampet e punës ose u ekzekutuan, me dhe pa gjyq, gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës përgjatë viteve 1944-1990. Emrat dhe fotot e personave të burgosur,  internuar dhe ekzekutuar janë projektuar në këtë muze.

Kryebashkiaku njëherësh lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se ky instalacion është sot një kujtesë dhe homazh për  të gjithë ata që dhanë jetën, u burgosën dhe persekutuan vetëm e vetëm se donin të ishin të lirë,  të mendonin dhe vepronin në liri. Në këtë ditë të përkujtimit të martirëve dhe heronjve shqiptarë, zoti Basha e ka cilësuar përdhosjen më të madhe valëvitjen prej një viti mbi kokat e drejtuesve të lartë të qeverisë fotografinë e Enver Hoxhës.

?Prej një viti përballemi me dëshirën për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. Fotografitë e tij porositen të tunden në çdo aktivitet të qeverisë Rama-Meta. Valëviten mbi kokat e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, të një vendi anëtar në NATO dhe kandidat për Bashkimin Europian, portretet e atij që ishte armiku më i egër i Shteteve të Bashkuara, Europës së Bashkuar.

Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet sakrificës dhe gjakut të mijëra e mijëra bijve e bijave të këtij vendi që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Përdhosja më e ndyrë ndaj atyre mijëra intelektualëve, patriotëve, klerikëve, qytetarëve dhe të rinjve në lulen e moshës që u torturuan, u vranë, u burgosën dhe u internuan sepse donin lirinë.

Është turpi, fyerja dhe provokimi që i bëhet të gjithë shqiptarëve që provuan në trup dhe shpirt barbarinë, skamjen, shtypjen çnjerëzore të diktaturës të tij?- theksoi zoti Basha.

Në respekt të martirëve të komunizmit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë kontribuar me akte dhe me votë për ndarjen nga komunizmi dhe në  25 vjetorin e  lëvizjes për demokraci, zoti Basha ka lancuar  projektin e kujtesës dhe nderimit të titulluar “Drejt Lirisë”, i cili  do të startojë në  8 dhjetor.

?Mesazhi i gjithkohshëm që na ka dhënë qëndresa dhe  ndarja me votë të lirë e shqiptarëve nga komunizmi?

Ky mesazh është Liria!

Liria ka qenë dhe është substancë e antikomunizmit.

Liria e fjalës, liria  e mendimit, liria e shprehjes, e  fesë,  e votës, liria e iniciativës, liria e pronës, liria  e  krijimit, liria e lëvizjes, liria e grumbullimit, e manifestimit, e protestës.

Liria dhe shteti ligjor janë dy kolonat e demokracisë, janë  identiteti ynë politik,  janë busulla jonë në sfidat e sotme dhe të nesërme.

Një mesazh tjetër i gjithkohshëm është forcimi i institucionit të Kujtesës mbi ideologjinë, praktikat dhe  krimet e komunizmit.

Për këtë qëllim, dua të njoftoj sot se në respekt të thellë të martirëve të komunizmit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë  që kanë kontribuar me akte dhe me votë për ndarjen nga komunizmi, ne do t?i japim akoma  më shumë hapësirë se deri tani asaj që quhet kujtesa e mirë, duke shpallur projektin “Drejt Lirisë” që do të startojë në  8 dhjetor të këtij viti dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit të ardhshëm, vitit të 25 vjetorit të Lëvizjes Demokratike, Partisë Demokratike, ndryshimit të madh demokratik në Shqipëri. Ky projekt, do të përshijë ngjarje dhe personazhe në  gjithë vendin, pa dallime politike?-deklaroi zoti Basha.

Besim Ndregjoni, kryetari i Unioni Mbarëkombëtarë të Integrimit të Burgosurve dhe të përndjekurve politik të Shqipërisë ndërsa është kundër kremtimeve që mazhoranca i bënë 29 Nëntorit, pasi e quan si ditën më të zezë për shqiptarë, ai ka dhe një mesazh për mazhorancën e majtë. Ndregjoni i kërkon asaj të kërkojë ndjesë për krimet e komunizmit dhe të dënojë dhe lartësojë figurën e Enver Hoxhes.

?Ne të përndjekurit politikë dhe familjarët, toleruam( festimet për 29 Nëntorin) sepse jemi shqiptarë të mirë dhe të ndershëm, por jemi edhe shqiptarë trima sepse ai që fal është edhe trim. Por ne nuk falëm që drejtësia shqiptare të mos veprojë mbi kriminelët të cilët na shfaqën pas 24 vitesh me shallat e kuq dhe me portretet e kriminelit. Ne kurrë nuk do tolerojmë.

Ne po bëjmë një apel sot, për gjithë shqiptarët: Të dënojmë krimet e komunizmit, të dënojmë  krimet e Enver Hoxhës, që shoqëria të shkojë drejt pajtimit kombëtar. Pa u dënuar këto krime shoqëria shqiptare do të jetë e ndarë.

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë, në prezencë të kryetarit të opozitës edhe të gjithë bashkëvuejtësve të mi, kam një apel për mazhorancen: Kërkoni falje këtyre shqiptarëve të mirë dhe të ndershëm, këtyre profetëve të lirisë, kërkojuni falje se falja vetëm do t?u burrnojë dhe nuk do t?u zhburrnojë, pasi ka 24 vite që vetëm po zhburrnoheni duke nderuar kriminelin dhe duke përbuzur viktimat.

Rroftë ajo Shqipëri që i dha pavarësi jo vetëm Ismail Qemali por edhe Lef Nosi i cili sot nuk ka ende  një varr sot, dhe që po e kërkojn prej 24 vitesh?- deklaroi Ndregjoni.

Sot pas 25 vjetësh, eshtrat e mbi 4500 të pushkatuarve nuk janë gjetur ende

5.037 burra dhe gra u pushkatuan

21.788 bura dhe 7.367 gra u burgosën

48.217 burra dhe 10.792 gra u internuan

11.536 familje u dëbuan nga qytetet kryesore

64 shtetas të huaj u pushkatuan

1.215 burra dhe 38 gra shtetas të huaj u burgosën

95 shqiptarë nga Kosova u pushkatuan

120 klerikë katolikë u burgosën ose ekzekutuan

80 klerikë bektashian u burgosën ose ekzekutuan

60 klerikë mysliman u burgosën ose ekzekutuan 

39 klerikë ortodoksë u burgosën ose ekzekutuan

Arkivi i shfaqur përmban 657 fotografi dhe një databazë më të dhënat personale të 1.262 shqiptarëve të pushkatuar, datën dhe vendin e pushkatimit.

Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe PD Lulzim Basha

Të dashur  miq, ish të përndjekur politikë, qytetarë të Tiranë, të rinj e të reja,

 Zonja dhe zotërinj,

Duke parë sot këtë instalacion  në  nderim të martirëve të  rrëgjimit komunist, mendja na shkon  te  qëndresa dhe heroizmi  i sa e sa shqiptarëve të cilët ideja  e lirisë i  çoi drejt sakrificave deri sublime përballë tiranisë.

Ne kemi folur e flasim shpesh për dhunën, për luftën e klasave, për izolimin, për shtypjen, për  krimet e komunizmit dhe sërish do të flasim.

Kemi folur për viktimat  e  këtij mekanizmi barbar dhe sërish do të flasim.

Por komunizmi si  ideologji,  si sistem politik  dhe si dukuri  historike  i tillë ka qenë, i tillë  është atje ku jeton akoma, i tillë do të ishte nëse për fatkeqësinë e njerëzimit do të rikthehej: ?I dhunshëm, çnjerëzor?.

Ne nuk mund të  pretendojmë  apo të qahemi pse komunizmi nuk ishte ndryshe pasi ky do të ishte një naivitet.

Ja, pse ngjarja e madhe që na vjen nga ajo kohë është sëpari  përballja, heroizmi i martirëve  që po kujtojmë sot në këtë instalacion dhe i qindra, mijëra martirëve të tjerë, shqiptarëve të tjerë.

Prej një viti përballemi me dëshirën për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. Fotografitë e tij porositen të tunden në çdo aktivitet të qeverisë Rama-Meta. Valëviten mbi kokat e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, të një vendi anëtar në NATO dhe kandidat për Bashkimin Europian, portretet e atij që ishte armiku më i egër i Shteteve të Bashkuara, Europës së Bashkuar.

Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet sakrificës dhe gjakut të mijëra e mijëra bijve e bijave të këtij vendi që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Përdhosja më e ndyrë ndaj atyre mijëra intelektualëve, patriotëve, klerikëve, qytetarëve dhe të rinjve në lulen e moshës që u torturuan, u vranë, u burgosën dhe u internuan sepse donin lirinë.

Është turpi, fyerja dhe provokimi që i bëhet të gjithë shqiptarëve që provuan në trup dhe shpirt barbarinë, skamjen, shtypjen çnjerëzore të diktaturës të tij.

Diktatura sundoi me shumë se katër dekada,  por nuk fitoi kurrë deri në fund as në Shqipëri. Prova e jashtëzakonshme e kësaj qëndrese janë ish të përndjekurit politikë.

Prova e dështimit të komunizmit janë shumica dërrmuese e qytetarëve  shqiptarë që qëndruan nën dhunën e terrorit, persekutimit dhe ekzekutimeve, që të bashkuar u ngritën në këmbë duke e gjunjëzuar dhe sapo erdhi momenti e hodhën poshtë me votë të lirë.

Ndarja me votë të lirë në 22 mars 1992 është  ndarja më e madhe, më e thellë, ndarja historike e shqiptarëve nga komunizmi.

Si mund të rrëfehet, të transmetohet dhe të përjetësohet fitorja e një populli që i mbijetoi, që nuk u prish mendsh nga izolimi më i egër dhe më absurd që bota ka njohur, dhe nga bombardimi më i pashembullt  ideologjik që ju bë për dekada nga regjimi i Enver Hoxhës?

Si mund t?u rrëfejmë të rinjve të sotëm dhe brezave që vijnë se Shqipëria jonë ishte për 46 vjet vendi ku të rinjtë shkonin në burg, vetëm sepse dëgjonin apo këndonin një këngë amerikane apo italiane. Se ju çirreshin nga trupi veshjet që ishin prodhuar jashtë, se ju priteshin përdhunshëm flokët, nëse ishin më të gjata se norma e diktaturës.

Kushdo që mëson për këtë lloj kazerme të tmerrshme politike i dedikon një përkulje nderimi mendjes dhe shpirtit të qytetarëve shqiptarë  që nuk u thyen.

Po cili është mesazhi i gjithkohshëm që na ka dhënë qëndresa dhe  ndarja me votë të lirë e shqiptarëve nga komunizmi?

Ky mesazh është Liria!

Liria ka qenë dhe është sub
stance e antikomunizmit.

Liria e fjalës, liria  e mendimit, liria e shprehjes, e  fesë,  e votës, liria e iniciativës, liria e pronës, liria  e  krijimit, liria e lëvizjes, liria e grumbullimit, e manifestimit, e protestës.

Liria dhe shteti ligjor janë dy kolonat e demokracisë, janë  identiteti ynë politik,  janë busulla jonë në sfidat e  sotme dhe të  nesërme.

Një mesazh tjetër i gjithkohshëm është forcimi i institucionit të ?Kujtesës? mbi ideologjinë, praktikat dhe  krimet e komunizmit.

Për këtë qëllim, dua të njoftoj sot se në respekt të thellë të martirëve të komunizmit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë  që kanë kontribuar me akte dhe me votë për ndarjen nga komunizmi, ne do t?i japim akoma  më shumë hapësirë se deri tani asaj që quhet kujtesa e mirë, duke shpallur projektin “Drejt Lirisë” që do të startojë në  8 dhjetor të këtij viti dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit të ardhshëm, vitit të 25 vjetorit të Lëvizjes Demokratike, Partisë Demokratike, ndryshimit të madh demokratik në Shqipëri. Ky projekt, do të përshijë ngjarje dhe personazhe në  gjithë vendin, pa dallime politike.

Instalacioni që po përurojmë sonte është pararendësi i këtij projekti, sepse u dedikohet martirëve, qëndresës, përballjes- vlera pozitive të pazëvendësueshme, frymëzuese për rininë dhe brezat, sot dhe  nesër.

Falënderimet e mija shkojnë për iniciatorët, autorin !

Urime të gjithëve!

Rroftë  Liria!

Besim Ndregjoni

Unioni Mbarëkombëtarë i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve politik të Shqipërisë

Sot, kryetari i opozitës shqiptare, zoti Lulzim Basha, me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë, ka bërë këtë dhuratë për qytetarët  e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Këto emra ne nuk i kemi patur në arkivat tonë personalë, këto emra janë marrë në Arkivën e Shtetit, të atij shteti që bëri krimin duke vrarë këto ?qirinj të kombit?, të cilët edhe pse 22-25 vjet errësire komuniste ata ndriçuan mendjen e këtij populli, dhe sot ata prehen të qetë, megjithëse shumica nuk kanë varre, por sot ëndrra e tyre Shqipëria kandidate për në Europë dhe partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një realitet.

Besoj në emër të gjithë atyre intelektualëve shqiptarë, të këtyre familjarëve që nuk i kanë gjetur eshtrat, duhet t?ju kërkojnë ndjesë, u bënë 25 vjet që lozin kukafshehtas.

Mazhoranca sot riktheu festimet e 29 nëntorit, është dita më e zezë e popullit shqiptar, është dita e pushtimit  nga komunistët  shqiptarë dhe nga kryekrimineli Enver Hoxha, Hitleri i Europës dhe i gjithë botës.

Por ne të përndjekurit politikë dhe familjarët, toleruam sepse jemi shqiptarë të mirë dhe të ndershëm, por jemi edhe shqiptarë trima sepse ai që fal është edhe trim. Por ne nuk falëm që drejtësia shqiptare të mos veprojë mbi kriminelët të cilët na shfaqën pas 24 vitesh me shallat e kuq dhe me portretet e kriminelit. Ne kurrë nuk do tolerojmë. Ne po bëjmë një apel sot, për gjithë shqiptarët: Të dënojmë krimet e komunizmit, të dënojmë  krimet e Enver Hoxhës, që shoqëria të shkojë drejt pajtimit kombëtar. Pa u dënuar këto krime shoqëria shqiptare do të jetë e ndarë.

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë, në prezencë të kryetarit të opozitës edhe të gjithë bashkëvuejtësve të mi, kam një apel per mazhorancen : Kërkoni falje këtyre shqiptarëve të mirë dhe të ndershëm, këtyre profetëve të lirisë, kërkojuni falje se falja vetëm do tu burrnojë dhe nuk do tu zhburrnojë, pasi ka 24 vite që vetëm po zhburrnoheni duke nderuar kriminelin dhe duke përbuzur viktimat.

Rroftë ajo Shqipëri që i dha pavarësi jo vetëm Ismail Qemali por edhe Lef Nosi i cili sot nuk ka ende  një varr sot, dhe që po e kërkojnë prej 24 vitesh.

Ardian Isufi  kuratori i instalacionit

Sot, kemi të bëjmë me një vepër e cila është një risi, ku është ideuar dhe konceptuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një grup të ngushtë artistësh dhe me mbështetjen e zotit Besim Ndregjoni.

Është një vepër që kontribuon shumë për sa i përket çmitizimit të historisë, pra është një kontribut që jep Bashkia e Tiranës por edhe ne si artistë për të parë historinë me një sy tjetër, jashtë mitologjisë që është ndërtuar nga sistemi komunist që ne kaluam, por parë me një sy më të vërtetë; me fakte historike, personazhe, të cilët kanë qenë viktima të një kohe të caktuar, të një kohe që ne e kemi kaluar nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Gjithashtu doja të thoja që ky muze virtual ka disa elementë të rëndësishëm artistik si komponent sepse ka videoart që integrohet sipas një ecje e cila përfshin publikun, por ndërkohë që titulli i saj është shumë sinjifikativ : ?Se frymëzimi është liria jonë?. Pra, ne duhet të ecim drejt lirisë nëpërmjet artit dhe nëpërmjet njerëzve të cilët kanë mundësinë për të dhënë një mesazh qytetar. 





23:00 Politikë

Komunisti

Nga Edison YPIKomunisti është gjallesa më e fëlliqur më e nd...

Lajmet e fundit nga