web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Genc Pollo dhe afera 23 milion euro

29 Tetor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Materiali i dyte per nje akuze te drejpredrejte ndaj ish-Ministrit Genc Pollo, njeriu i cili akuzohej sistematikisht per nderhyrje ne tender dhe klientelizem, por kurre nuk u mor i pandehur nga prokuroria. Se fundi Pollo humbi gjyqin me kompanine fituese, dikush nga foltorja e PD-se, tha dy fjali dhe u zhduk, ceshtja u la ne heshtje.

Ne fakt kjo ceshtje ka nje te akuzuar dhe vetem nje emer, ai quhet Genc Pollo, njeriu pergjegjes per gjithcka ka ndodhur. Shkrimi i meposhtem sjell nje material te plote per te kuptuar kush eshte njeriu qe sot fshihet pas imunitetit. Pergjegjesia e tij penale eshte e pashmangshme, prokuroria duhet te hetoje kete krim me jo pak pasoja per shqiptaret. Nje afere qe ka emrin Genc Pollo, nje nderhyrje per nje tender ku shuma ishte jo pak por 20 milion euro. 

 

 

Perseri per tenderin 20 milionesh te RTSH-se?

Ne daten 29 gusht, Ministri Pollo firmoste anulimin e procedurave te tenderit aq shume te perfolur te RTSH-se. Kjo ndodhte ne oret e mbremjes. Menjehere, para se t?ia njoftonte kete lajm anetareve te Komisionit te Vleresimit te Ofertave te tenderit, sic e kerkon ligji, gje qe do e beje vetem disa dite me vone, ne nje rruge, qe vetem ai e di, e dergonte lajmin te gazeta ?Telegraf?. Kjo gazete botonte nje artikull, nje dite me vone, ku jepte njoftimin e anulimit te tenderit, duke e shoqeruar artikullin me nje interviste, kesaj radhe shume te varfer, te te perhershmit, z. Alfred Dalipi.

Artikulli permban mjaft te paverteta dhe pasaktesira. Nuk mund te ndodhe ndryshe kur ai bazohet vetem ne ato qe thote Ministri Pollo, i cili, midis rreshtave te artikullit, cilesohet, as me pak e as me shume, si “?minister i ndergjegjshem ne zbatimin e detyres se tij kushtetuese”(?!).

Ne te vertete, gjerat qendrojne krejt ndryshe. Jemi para faktit qe dikush kerkon te fshehe veprimtarine abusive dhe korruptive te tij, stafit te tij te ngushte dhe te disa personave te tjere, qe bashkepunojne me ta ne fshehtesi.

Argumentet per anulimin e tenderit, qe sillen ne artikull, nuk qendrojne.

Komisioni i Vleresimit te Ofertave (KVO) vazhdon t?i qendroje rezultatit te votuar njezeri ne daten 24 maj te ketij viti, qe nxjerr fituese kompanine gjermane Rohde&Schwarz, me nje diference te madhe pikesh ndaj kompanise Ericsson AB.

Sot, per kedo, nuk perben sekret se kjo e fundit eshte kompania e perzgjedhur e Ministrit Pollo.

Pas me shume se tre muaj veprimesh te paligjshme, Ministri Pollo u dorezua dhe shpalli anulimin e tenderit.

Zoti Dalipi, qe sot nuk i permend me ?argumentet? e tij per paligjshmerine e tenderit, te cilat jane rrezuar me prova te pakundershtueshme nga njeriu, qe po shkruan keta rreshta, deklaron per gazeten ?Telegraf? se kjo terheqje e Ministrit erdhi si rezultat i padise, qe ai, pra z. Dalipi, ka bere ne Prokurorine e Tiranes gati 6 muaj me pare. Sigurisht, kjo eshte sajesa e radhes e z. Dalipi. Prokuroria e Tiranes as e mori ne konsiderate padine e tij, sepse ajo nuk permbante prova te vlefshme, por vetem fjale, nga ato qe furnizonin njerez dhe institucione, te cileve u prekeshin interesa te rendesishme biznesi.

Ministri Pollo, i cili per 6 muaj me radhe u perpoq, me te gjithe forcat e mundesite e tij, per te nxjerre fituese kompanine e tij te preferuar, me ne fund u terhoq.

Le te kthehemi disa muaj prapa ne kohe, per te kuptuar se si u punua nga Ministri “i ndergjegjshem ne zbatimin e detyrave te tij kushtetuese”, per te shitur kete tender, pa filluar ende procedurat e tij.

1. Ne muajin shtator te vitit 2012, me ftese te kompanise Ericsson AB, dergohet ne Finlande nje delegacion zyrtar, i aprovuar nga Ministri Pollo. Ne perberje te tij jane anetaret e Sekretariatit Teknik, qe ndertoi strategjine per kalimin nga transmetimet analoge ne ato teresisht dixhitale, ne territorin e vendit tone. Kishte vetem nje ndryshim ?te vogel?. Ne delegacion u perfshi nje person, qe nuk kishte qene pjese e ketij sekretariati. Ky njeri, i quajtur Erion Berisha, u paraqit si keshilltar i Ministrit Pollo.

Me vone do kuptohej se Erion Berisha nuk ishte gje tjeter, vecse nje nga endesit e rrjetes se korrupsionit. Eshte ky njeri qe luan rolin e sekserit midis kompanise Ericsson AB dhe …Kujt do pyese ndokush? Kjo do dale llogjikshem me poshte.

Gjate qendrimit ne Finlande, delegacioni u njoh me nje sere ceshtjesh, qe do te shoqeronin procesin e realizimit te projektit te RTSH-se. Midis te tjerave, ai pa edhe disa nga pajisjet dhe strukturat ndihmese te tyre,qe do te nevojiteshin gjate realizimit te ketij projekti.

Duke u mbeshtetur ne sugjerimet e specialisteve te kompanise Ericsson AB, nje pjese prej parametrave te ketyre pajisjeve, u perfshine ne dokumentet e tenderit te ardhshem.

E habitshme eshte se, vete kompania Ericsson AB, ne oferten e paraqitur ne tender, nuk ofroi asnje nga keto pajisje, por , ne vend te tyre, vendosi pajisje shume me te lira, me dhjetra here me te lira, te cilat nuk plotesonin kerkesat e dokumenteve te tenderit.

Cfare tregon kjo?

Kjo tregon se kompania Ericsson AB ishte e sigurt se do e fitonte tenderin, prandaj punoi qe te fitonte sa me shume. Ne nje tender ?te qepur?, kjo eshte e nje rendesie paresore. Pse? Nese nuk e kuptoni kete, atehere kot sa lexoni rreshtat me poshte!

2. Strategjia per kalimin ne transmetime teresisht dixhitale, eshte e nje niveli bashkekohor. Per permbajtjen e saj perfundimtare kane dhene ndihmese specialiste te njohur te kesaj fushe, te angazhuar, per kete qellim, nga strukturat e OSBE ne Tirane.

Megjithate, per te ndertuar nje kerkese sa me te plote teknike, e cila do t?u paraqitej kompanive pjesemarrese ne tender, Ministri Pollo kerkoi konsulence te huaj. Ky hap nuk mund te paragjykohet dhe, personalisht, e kam pershendetur.

Ministri Pollo kerkoi bashkepunimin e kompanise Kordia, nga Zelanda e Re, e cila dergoi ne Tirane, ne shkurt te ketij viti, specialistin e saj, z, Shaun McBride.

Z. McBride paraqiti dy dokumente te gjate, te cilet u perfshine ne dokumentet e tenderit te RTSH-se. Keto dokumente, te njohura me emertimin ?Request for Project? (Kerkese per Projektin), perfshinin, midis te tjerave, te gjithe parametrat e pajisjeve teknike, qe do ishin objekt i tenderit per ndertimin e rrjeteve te transmetimeve dixhitale tokesore te programeve te RTSH-se, dhe me gjere se kaq.

Anetaret e Sekretariatit Teknik bene jo pak verejtjet lidhur me permbajtjen e dy materialeve, te cilat u perfshine ne dokumentet e tenderit. Cuditerisht, nje dite para botimit zyrtar te dokumenteve te tenderit, shume nga keto verejtje u hoqen.

Varianti, i botuar zyrtarisht, mori formen dhe permbajtjen e keshilluar nga z. McBride. Por jo vetem nga ai. Kryetari i Komisionit te Hartimit te dokumenteve, Keshilltari Juridik i Ministrit Pollo, z. Klevis Limaj, perfshiu ne materialin perfundimtar nje sere ankesash dhe propozimesh, qe vinin nga nje drejtim tjeter, natyrisht jo zyrtar, te shkruajtura ne nje material prej 4-5 fletesh ne gjuhen angleze. Ky material, ku del qarte lidhja midis keshilltarit McBride dhe autoreve te saj, i ishte dhene z. Limaj nga Ministri Pollo, me udhezimin qe permbajtja e tij te perfshihej ne dokumentet perfundimtare te tenderit.

Dihet se Komisioni i Hartimit te dokumenteve te tenderit u ndertua nga vete Ministri Pollo dhe shumica e tij, ne mos te gjithe, perbehej nga njerez, qe varen nga vete ai. Ne kete Komision, nuk kishte asnje anetar nga RTSH, qe eshte institucioni perfitues i ketij tenderi.

Dokumentet e tenderit u hartuan sic deshi Ministri dhe stafi i bashkepunetoreve te tij me te ngushte. E megjithate kompania e tij e preferuar nuk fitoi!

3. Cfare perfaqeson kompania Kordia dhe i derguari i saj, z. McBride?

Ministri Pollo thote se kompania Kordia eshte nje kompani konsulence nderkombetare me eksperience dhe ekspertize ne fushen e transmetimeve radiotelevizive. Ndoshta ai e njeh ate me mire se sa ajo njeh veten e saj. Per kete mjafton te lexosh faqen e saj zyrtare ne internet.

Kjo kompani ka ndertuar vetem nje ose dy rrjete transmetimi dixhital tokesor dhe, me qe Ministri nuk e di, i ka ndertuar duke perdorur teknologji Rohde&Schwarz.

Ne dokumentet e tenderit eshte kerkuar qe eksperienca, ne ndertimin e ketyre rrjeteve, te jete vetem europiane. I pari qe e thyen kete kerkese eshte Ministri pergjegjes per zhvillimin e tenderit, qe nuk dihet pse shkon deri ne Zelanden e Re. Per me teper ne dokumentet e tenderit eshte kerkuar qe kjo eksperience te jete ne formatin DVB-T2, qe eshte formati bashkekohor i transmetimeve dixhitale tokesore, si dhe detyrimi qe kompanite pjesemarrese ne tender duhet te kene ndertuar te pakten tre projekte si ai i RTSH-se. Kompania Ericsson AB ka ndertuar, ne te gjtihe eksperiencen e saj, vetem nje rrjet, edhe ate as sa gjysma e rrjetit te RTSH-se.

Sipas parimit qe, ai qe ka edhe gurin dhe arren vendos vete, Ministri Pollo nuk shqetesohet fare qe kompania e tij e preferuar nuk i ploteson as kriteret kryesore te kualifikimit, kritere qe i ka hartuar kompania Kordia dhe i derguari i saj, natyrisht te aprovuara nga keshilltaret e tij dhe ai vete. Pse? Por, kuptohet, nuk eshte ai qe e ka zgjedhur kompanine Kordia dhe nuk eshte ai qe vendos se si duhet vepruar!

Po pse Ministri Pollo shkon deri ne Zelanden e larget! Kuptohet, ne Europe nuk mund te manipulohet lehte opinioni publik, ashtu sic vepron ai me opinionin public shqiptar.

Po cfare perfaqeson z. McBride, keshilltari i derguar nga kompania Kordia?  

Sic del nga CV e tij, deri ne shtator te vitit 2012 ai eshte marre me ndertimin e rrjeteve te internetit ne kampuse universitare dhe qendra te medha tregetare. Ne shator te vitit 2012 punesohet ne kompanine Kordia dhe, ne shkurt te vitit 2013, ftohet nga Ministri Pollo per te hartuar dokumentet e tenderit te RTSH-se. Te pohosh se per 4-5 muaj ai u be nje specialist i spikatur i fushes se transmetimeve dixhitale tokesore, eshte teper e guximshme.

Po pse u zgjodh nje person si z. McBride?

Pergjigja eshte e thjeshte: sepse ai do perdorej si “homme de paille” (ne frengjisht ka kuptimin e nje njeriu pa vlere, qe i perdoret vetem emri), i cili do firmoste ato qe do i shkruanin te tjeret. Kush ishin te tjeret? Kete e di mire Ministri Pollo, e dine mire keshilltaret e tij, por do e kuptojne te gjithe ne fund te ketyre rreshtave.

Ministri Pollo e fsheh me fanatizem pranine e z. McBride ne muajin shkurt ne Tirane (kjo provohet lehte nga hyrja e tij ne kufirin shteteror shqiptar, nga shoqeria ajorore, ku ka blere biletat, Zelanden e Re, si dhe nga faturat e hotelit ku ka qendruar). Ministri nuk jep asnje informacion se kush i ka paguar faturat e qendrimit te z. McBride ne Tirane per gati nje muaj, kohe gjate se ciles z. McBride pergatiti dokumentet e lartpermendura. Ministri Pollo fsheh me fanatizem pjesemarrjen e z. McBride dhe te kompanise Kordia ne hartimin e dokumenteve te tenderit. Kjo e ka nje qellim dhe eshte pjese e gjithe lojes, per permbysjen e rezultatit zyrtar te KVO, ne favor, tashme, te kompanise Ericsson AB.

Dihet qe ka nje urdher zyrtar per ngritjen e Komisionit te Vleresimit te Ofertave. Urdherin e ka firmosur vete Ministri Pollo. Eshte po ai qe ka zgjedhur njerezit, qe e perbejne kete komision. Kryetar i KVO eshte nje nga Drejtoret e Ministrise se tij. Nje anetar tjeter i KVO eshte nje drejtoreshe, qe varet po nga ai.  KVO voton njezeri fituese te tenderit kompanine gjermane.  

Eshte rast i rralle, ne mos i vetmi ne vendin tone, kur nje komision nuk i bindet titullarit te Autoritetit Kontraktor.

Z. McBride e ben mire detyren e ngarkuar, ndryshon rezultatin ne favor te kompanise Ericsson AB, ne favor te se ciles ka punuar tere kohen. Ai dorezon dy dokumente te tjere, te bollshem, ku paraqet vleresimet e tij lidhur me ofertat e kompanive pjesemarrese ne tender.

Po te shohesh dy dokumentet e para, te paraqitura prej tij gjate hartimit te dokumenteve te tenderit, dhe t?i krahasosh me dy dokumenetet e tjera, te cilat ai i ka paraqitur per vleresimin e ofertave te tenderit, do shohesh se ke te besh me dokumente ?binjake?. I njejti format paraqitjeje, e njejta ngjyre e fleteve, e njejta logo. Kuptohet lehte qe i ka bere e njejta dore.

Por, lind nje problem. Z. McBride nuk mund te beje vleresimin e rezultateve te tenderit. Se pari, ka nje KVO te ligjshme per kete detyre dhe ajo nuk mund te anashkalohet. ( gje qe Ministri, por edhe keshilltari i tij juridik e dine mire). Se dyti, z. McBride ndalohet nga ligjet e vendit tone qe te marre pjese ne vleresimin e ofertave te tenderit, sepse ai ka qene autor i hartimit te dokumenteve te tij.

Ky veprim, teresisht antiligjor, i kryer nga njerez, qe veprojne me ndergjegje ne kundershtim me ligjet ne fuqi, eshte i denueshem.

Ne daten 17 qershor botojne dokumentin zyrtar te fituesit te tenderit. E bejne kete plot nje muaj me vone se afati i parashikuar.

E para radhitet kompania Ericsson AB. Pas saj vjen fituesja e vertete, kompania Rohde&Schwarz.

Sic shihet, eshte ndryshuar rezultati i vleresimit te dokumenteve te tenderit, i shpallur nga KVO e ngritur ne baze te ligjit.  

Per te realizuar kete permbysje, Ministri Pollo ngarkon nje kompani te huaj, duke I kerkuar asaj qe ?te beje nje vleresim objektiv?, sepse dyshon , mbeshtetur ne nje nje informacion, te dhene nga keshilltari i tij juridik, z. Limaj, se KVO ka qene e influencuar nga kompania gjermane (?!).

Pasi permbys rezultatin, Ministri Pollo arrin te kerkoje, qe te beje nje kontrate me dy kompanite e radhitura ne dy vendet e para, ?per te patur nje rezultat me te mire? (?), sic shprehet ne urdherin e radhes.

Ne vijim zevendeson Kryetarin e KVO, si personi i ngarkuar per kontakte me kompanite pjesemarrese ne tender, dhe cakton, ne vend te tij, keshilltaren e radhes, zj. Ermelinda Muho.

Zj. Ermelinda Muho fillon korrespondencen me kompanine gjermane, duke kerkuar qe, kjo e fundit, te pajtohet me vendimet e urdherit te 17 qershorit, qe e spostojne ate ne vend te dyte ne klasifikimin e fituesit te tenderit. Nese disa nga letrat e saj, i lexon nje jurist, do te habitej nga mangesite juridike ne formulimin e tyre.

Por, duke e ditur se ligji nuk lejon firmosjen e dy kontratave, me dy kompani te ndryshme, zj. Muho, me komunikimet e saj, e ve kompanine gjermane para faktit qe, ose te pranoje cfare ka vendosur Ministri i saj, ose do te skualifikohet nga vazhdimi i gares.

Qellimi eshte qe te detyrohet kompania gjermane te pranoje rolin e nenkontraktorit te kompanise suedeze Ericsson AB.

Per ta bere ?me te ligjshem? kete veprim, Ministri Pollo urdheron keshilltarin Limaj, qe, ky i fundit, te hyje perseri ne bisedime me kompanine Kordia, te ciles t?i kerkoje hartimin e nje vendimi perfundimtar per tenderin e RTSH-se.

Keshilltari Limaj, ne kundershtim me ligjet ne fuqi, merr persiper nje detyre qe nuk i lejohet. Duke qene zyrtarisht kryehartuesi i dokumenteve te tenderit, ai tani merret edhe me vleresimin e ofertave te tij.

Ne 8 korrik ai i ben kerkesen zyrtare kompanise Kordia (kujtoni qe kjo kompani ka marre pjese ne hartimin e dokumenteve te tenderit), qe, kjo e fundit, te jape verdiktin final te fatit te tenderit te RTSH-se.

Kompania Kordia pergatit nje material, me te njejtin format paraqitjeje, me te njejten ngjyre te fleteve, me te njejten logo, si te gjithe dokumentet, qe ka ndertuar z. McBride, dhe vendos qe tenderin e RTSH-se ta fitoje kompania Ericsson AB, kurse kompania gjermane Rohde&Schwarz, fituesja e vertete e tenderit, duhet t?i shese kompanise suedeze transmetuesit e saj. Vec kesaj, kompania gjermane duhet te aplikoje nje cmim ?te ndershem?, pra te shese prodhimet e saj me cmimin qe do te fiksoje kompania Ericsson AB. Me fjale te tjera, pajisje qe kostojne rreth 11 milione euro, duhet te shiten per 8,5 milione euro.

Veprime me banditeske zorr se gjen!

Po te shikosh ato, qe shkruan kompania Kordia, nuk mund te mos indinjohesh.

Ne vleresimet e saj per eksperiencen, aftesine, cilesine dhe shpejtesine e punimeve (gjermanet e mbarojne projektin tre muaj para afatit, si asnje kompani tjeter dhe mbulojne rreth 97% te popullsise se vendit, si asnje kompani tjeter), kompania Kordia i jep kompanise gjermane piket me te shumta. Kur vjen puna per vleresimin e cilesise se pajisjeve te ofruara, aty ku gjermanet jane me te forte, edhe ne nivel boteror, atyre u jepen piket me te pakta.

Por, po te mos ishin me cilesore prodhimet e kesaj te fundit, per c?aresye kompania suedeze duhej te blinte prodhimet e saj?

Qe ata, te cilet lexojne keta rreshta, te kuptojne diferencen midis ketyre dy kompanive, mjafton te mesojne se perkundrejt kompanise suedeze Ericsson AB, qe ka vetem nje eksperience, nga ato qe kerkohen me force nga dokumentet e tenderit, kompania Rohde&Schwarz ka ndertuar me qindra rrjete transmetimi dixhital tokesor ne Europe dhe ne Ballkan.

Valle kjo eshte eksperienca e madhe e kompanise Kordia, sic deklaron prere Ministri Pollo?

Kompania Kordia nuk mund te mos dallonte se, pajisjet matese, te ofruara nga kompania Ericsson AB, ishin teresisht te papershtatshme dhe nuk plotesonin asnje parameter nga ata, qe kerkonin dokumentet e tenderit. Mos harrojme se dokumentet i ka hartuar vete i derguari i saj, pra rjedhimisht vete kompania qe ben rivleresimin e tenderit.

Vete cmimi duhej t’i bente “kordianet” qe te ishin te kujdesshem ne mashtrimet e tyre. Pajisja e ofruar nga kompania Rohde&Schwarz, qe u pergjigjet nje me nje kerkesave te dokumenteve te tenderit, e perzgjedhur nga hartuesit e dokumenteve te tenderit, qe te gjithe njerez te Ministrit Pollo, koston rreth 80 mije euro (dhe jane 11 te tilla), kurse pajisja e ofruar nga kompania Ericsson AB, cdokush mund ta kontrolloje ne internet, koston 2500-3000 euro dhe nuk mund te perdoret per matje te parametrave cilesore te transmetimeve dixhitale tokesore. Per keto pajisje, qe vleresoheshin me dy pike, kompania Kordia i ka dhene 0,79 pike kompanise gjermane (qe meriton piket e plota) dhe 0,67 pike kompanise suedeze (qe meriton 0 pike)!

Vetem ne zerin pajisje matese kompania suedeze ?kursen? (pra perfiton pa te drejte) rreth 800 mije euro.

Kompanise Kordia duhet t’i terhiqte vemendjen fakti se kontejneret, ku do vendoseshin pajisjet ne cdo pike transmetimi, te cilat i ka vene ne dokumentet e tenderit vete perfaqesuesi i kompanise Kordia, nuk mund te jene prodhime si ato qe ka ofruar kompania Ericsson AB. Kontejneret e kesaj te fundit, jane kioska, si ato qe perdoren per te shitur cigare dhe gazeta, por jo kontejnere, si ata qe kompania Ericsson AB ka perdorur ne rrjetin e ndertuar ne Finlande.

Nese ndokush deshiron te dije se sa eshte diferenca, qe fitohet nga kompania suedeze, vetem per keta 3 zera, qe permendem pak me lart, atehere pergjigja eshte: te pakten dy milione euro!

Po ne cilen komune, edhe nga me te voglat e vendit tone, mund te pranohet qe, edhe dokumentet e tenderit, edhe vleresimin e rezultateve te tij, t’i beje e njejta dore?

Po ne cilen komune, edhe nga me te humburat e vendit tone, mund te mashtrohet ne kete menyre, gjate vleresimit te cilesise se pajisjeve?

Vetem ne ministrine e Ministrit Pollo mund te ndodhe kjo gje.

Te pakten per kete gje ai duhet te mbaje pergjegjesi. Dhe bashke me te edhe sejmenet e tij.

Dhe te mos shkruhet me per ??Ministrin e ndergjegjshem ne zbatimin e detyres se tij kushtetuese!?

7. Nje veprimtari e tille e jashtligjshme, nuk mund te vazhdonte gjate.

E gjithe strategjia ishte mbeshtetur ne thyerjen e qendrimeve te kompanise gjermane. Nese ajo do vazhdonte te kerkonte te drejtat e saj, Ministri Pollo dhe bashkepunetoret e tij nuk mund te benin gje, vec  asaj, qe bene ne fund.

Ne komunikimin e saj te fundit me kompanine gjermane, zj. Ermelinda Muho, duke luajtur te indinjuaren me qendrimet e kesaj kompanie,i njofton asaj skualifikimin nga vazhdimi i gares.

Me tutje te gjithe presin lidhjen e kontrates me kompanine suedeze Ericsson AB.

Personalisht, gjithnje kam qene i bindur se e tere kjo ishte nje loje e Ministrit Pollo per te gjunjezuar kompanine gjermane. Nuk kishte asnje mundesi qe Ministri Pollo t?ia arrinte qellimeve te tij, perderisa KVO qendronte ne pozicionin e saj, kur kishte shpallur fituese kompanine Rohde&Schwarz.

Kam qene gjithnje i bindur, se cdo ekspert i pavarur do te pohonte qe projekti i kompanise gjermane ishte jo vetem me i miri, por edhe me i liri. Ai ofronte me shume pajisje dhe sherbime, duke perfshire edhe punime civile me te shumta, se kompanite e tjera.

Kam qene i bindur se Kontrolli i Larte i Shtetit, i cili duhet ta kontrolloje kete tender, nuk do kishte asnje veshtiresi te dallonte gjithe paudhesite e Ministrise se Inovacionit dhe Teknologjise dhe drejtuesve te saj.

Gjate gjithe ketyre muajve informacionet, qe vinin nga kampi i perkrahesve te kompanise jofituese, pra qe vinin nga mjedisi i Erion Berishes, konfirmonin se ata ishin ne panik. Nga njera ane deklaronin se nuk pyesnin per RTSH-ne per te lidhur kontraten me kompanine suedeze, se nuk kishin asnje problem per te bindur Ministrine e Financave te firmoste per kontraten e perzgjedhur nga ata, por nga ana tjeter vazhdimisht perpiqeshin te bindnin anetaret e KVO, qe te terhiqeshin nga vendimi i tyre. Duke mos arritur kete, kishin vetem nje rruge: te ulnin, domosdoshmerisht, kompanine gjermane ne tavolinen e marreveshjes me kompanine suedeze. Duhej medoemos qe kontrata e ardhshme, te kishte shenjat e pranise se kompanise gjermane ne te.

Njeriu qe punonte ne kete drejtim ishte Erion Berisha, ai qe u dergua nga Ministri Pollo ne Finlande si pjese e delegacionit te aprovuar nga ky i fundit. Erion Berisha u perpoq me te gjithe mundesite qe te arrinte qellimet e tij, por, natyrisht, deshtoi.

Aresyeja e anulimit te tenderit ishte qendrimi i prere i kompanise gjermane, qe nuk u dorezua. Sigurisht dhe qendrimi I KVO, qe nuk u neneshtrua.

8. Cfare duhet bere?

Mendoj se me e mira eshte qe ky tender te kontrollohet nga Kontrolli i Larte i Shtetit, per te kuptuar se cila eshte e verteta, te cilen shume njerez, qe njihen, por edhe qe nuk njihen, mundohen ra fshehin. Por jo vetem kaq. Duhet te vihen para drejtesise ata qe kane abuzuar me kete projekt.

Mendoj se dokumentet e tenderit dhe rezultati i nxjerre nga KVO, duhet te kontrollohen dhe studiohen nga nje ekspert i pavarur. Ne kete drejtim mund te merret eksperienca e EBU (Bashkimi Europian i Transmetuesve Televizive), qe ka specialiste te pergatitur ne kete fushe.

Mendoj, kjo eshte e nje rendesie te madhe, qe duhet bere e qarte se cili eshte interesi publik i ketij projekti, me anen e te cilit, brenda nje kohe te shkurter, njezete mujore, do behet e mundur marrja nga te gjithe shqiptaret, kudo ku jetojne, 25-30 programe televizive, midis te cileve programe te RTSH-se, televizioneve me ne ze private shqiptare, televizioneve shqipfolese te Kosoves, si edhe te televizioneve te njohura europiane si RAI Italian, Kanali 5 francez, Euronews, BBC dhe CNN, e te tjere.

Per te gjithe keto programe shqiptaret do te paguajne vetem 100 leke ne muaj, por do kene te drejten e perzgjedhjes te asaj cfare duan te shikojne, sic ndodh sot ne te gjtihe vendet e rajonit dhe Europes.

Le t?u behet e qarte shqiptareve se ne cdo skaj te vendit, RTSH do te transmetoje, te pakten deri ne vitin 2020, te gjithe evntet me te rendesishme sportive dhe kulturore te vendit, Europes dhe botes.

Me 100 leke ne muaj shqiptaret do te shohin kampionatet europiane dhe boterore te futbollit, te basketbollit dhe volejbollit, te notit, te peshengritjes, garat e atletikes dhe olimpiadat verore dhe dimerore.

Ky projekt do e beje ekranin e RTSH-se te dashur per ata, qe e mbanje ate financiarisht, pra per taksapaguesin shqiptar.

Eshte per te ardhur keq qe shume nga gazetaret, opinionistet, drejtuesit e OJF-ve, e mjaft te tjere,te cilet nuk lene rast pa e ?pertypur si camcakez? emrin e RTSH-se vetem per ta kritikuar deri ne denigrim, askush prej tyre nuk thote nje fjale per ate cka mund te sjelle ne tregun televiziv ky operator me projektin e tij te dixhitalizimit te transmetimeve tokesore.

Eshte per te ardhur keq qe asnje gazete, pervec gazetes ?Panorama?, nuk ka marre mundimin te botoje dy fjale per rendesine e ketij projekti ne favor te qytetareve shqiptare..

Si eshte e mundur qe ne asnje televizion te vendit, te cilet ua hapin lirshem ekranet e tyre kritikuesve dhe akuzuesve te RTSH-se, nuk eshte folur, qofte edhe kalimthi, per vlerat e medha dhe te vecanta te projektit te RTSH-se ne favor te taksapaguesve shqiptare.

Te gjithe duhet te dine se, per kaq pak kohe qe ka mbetur, as 20 muaj, vetem ky projekt mund te realizohet ne vendin tone, ne rast te kundert, sic e kam thene edhe me pare, Shqiperia do te mbetet pa transmetime televizive kombetare pas dates 17 qershor 2015.

Nuk eshte e veshtire te kuptohet se edhe televizionet me te medhenj private te vendit tone, nuk mund te ndertojne rrjetet e tyre te transmetimeve dixhitale tokesore deri ne mesin e qershorit 2015.

Per te bere nje gje te tille, atyre do u duhet te ribejne rrjetet e tyre ekzistuese, te mbulojne territorin e vendit me 11 transmetime SFN, pra me 11 ndarje (allotmente) territoriale, te ulin fuqite e transmetuesve te tyre deri ne 800W me e larta, te ndryshojne formatin e transmetimit nga DVB-T ne DVB-T2, e keshtu me radhe.

Keta televizione duhet te largohen nga brezi i frekuencave, qe zene kanalet UHF, nga kanali 60 deri te ai 69, sepse keto kanale do kalojne ne perdorim per nevoja te telekomunikacioneve.

Keta televizione duhet te licensohen zyrtarisht per transmetime dixhitale, gje qe, kjo eshte e sigurt, do kerkoje te pakten edhe nje muaj kohe.

Keta televizione nuk kane rruge tjeter, vecse te zbatojne vendimet e institucioneve perkatese europiane, te cilat jane ratifikuar edhe nga Parlamenti shqiptar, qe ne vitin 2007.

Le te veprojme te gjithe, te bashkuar, per te cuar vendin tone, qe ende nuk ka filluar ndertimin e rrjeteve  te transmetimeve dixhitale tokesore, sic kerkohet me force nga BE, midis vendeve te Europes, ku duam te bejme pjese.

Jemi i vetmi vend i Europes, i fundit fare, qe nuk ka filluar ende projektin e transmetimeve dixhitale tokesore. Kjo nuk eshte ne nderin e vendit tone.

Le te shpresojme qe te ndodhe me e mira!. 

Agron ARANITASI
DREJTOR TEKNIK I RTSH-se





18:30 Aktualitet

Pse puthemi?

E keni pyetur ndonjëherë veten perse puthemi? Çfarë shkakton...

Lajmet e fundit nga