Nis spërkatja e kulturave të misrit në Maliq, trajtohen rreth 100 hektarë
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...
Prej datës 15 shtator, Laboratori i Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme nuk kryen më asnjë ekspertim duke lënë kështu pezull hetimin e një prej dosjeve më të rëndësishme, ?Lazarati?. Shkak është bërë zhvendosja e Laboratorit pas urdhrit të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.
Operacioni i bujshëm që policia ndërmori në Lazarat përgjatë muajit qershor tashmë duket një sukses i tejkaluar për qeverinë, e cila ka marrë vlerësime maksimale edhe nga partnerët ndërkombëtar. Por tashmë që kanë kaluar më shumë se pesë muaj nga operacioni i suksesshëm i Lazaratit, mbi 200 dosje vazhdojnë të mbeten ende të hapura në pritje të akt-ekspertimeve nga Laboratori i Policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për ekspertime armësh, kanabisi apo provash të tjera të sekuestruara në Lazarat gjatë operacionit të policisë, të cilat nuk janë kryer nga laboratori për shkak të pezullimit të punës që prej 15 shtatorit të këtij viti.
Shkak është bërë zhvendosja e pajisjeve të këtij laboratori nga ambientet përballë Ministrisë së Brendshme në disa mjedise të tjera, duke lënë kështu pezull mbi 200 dosje të hapura që po hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe ajo e Krimeve të Rënda. Hetimet për këto çështje nuk mund të përfundojnë pa kryerjen e akt-ekspertimeve, të cilat janë bllokuar pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për zhvendojen e pajisjeve të Laboratorit të Kriminalistikës. Investigim.al disponon urdhrin nr.272, datë 8.09.2014, të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, sipas të cilit, Drejtoria e Policisë Shkencore duhet të lirojë ambientet për t?u transferuar diku tjetër.
Në bazë të këtij urdhri, në datën 15 shtator 2014, Drejtori i Policisë Shkencore, Dritan Zoto ka urdhëruar pezullimin e punës së institucionit duke mos kryer asnjë akt ekspertim. Bëhet fjalë për ndërprerjen e ekepserimeve daktiloskopike, vlerësimin e gjurmëve, ekspertimet balistike, krahasimin e predhave dhe gëzhojave, faktorët plotësues të qitjes, apo ekspertime grafike për falsifikimin e dokumenteve. Kjo situatë do të vijojë deri në një urdhër të dytë, pasi të jenë zhvendosur pajisjet e Laboratorit të Kriminalistikës, i cili konsiderohet si një hallkë e rëndësishme në hetimin e çështjeve kriminale.
Por pavarësisht këtij fakti, Kryeministri dhe Mmnistri i Brendshëm me një të rënë të lapsit kanë pezulluar punën e kësaj strukture duke lënë pezull hetimet jo vetëm për dosjen ?Lazarati?, por për të gjitha krimet që kanë ndodhur në vend nga 15 shtatori i këtij viti, zbardhja e të cilëve nuk mund të bëhet pa kryerjen e ekspertimeve të nevojshme shkencore. Një prej këtyre dosjeve është ajo e ?Lazaratit?, për të cilën policia ka referuar në prokurori më shumë se 200 çështje penale pas sekuestrimit të kanabisit, armëve, apo mjeteve që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Shumë prej këtyre çështjeve aktualisht janë në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa një pjesë e tyre, ajo e sulmit me armë ndaj policisë, po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Por edhe pse çështjet janë referuar pesë muaj më parë, asnjë prej tyre nuk ka përfunduar dhe nuk është dërguar në gjykatë, pasi prokuroria nuk ka marrë ende aktet e ekspertimit, të cilat janë pezulluar që prej 15 shtatorit të këtij viti. Po ashtu kanë mbetur pa autor shumë armë të sekuestruara në zona të ndryshme të fshatit Lazarat apo lëndë narkotike të sekuestruara në banesa të braktisura, pasi nuk mund të kryhet asnjë ekspertim mbi gjurmët e gjetura, të cilat do të çonin në identifikimin e autorëve të këtyre veprave penale. Po ashtu është hasur vështirësi në dërgimin e çështjeve në gjyq, pasi asnjë hetim nuk mund të quhet i përfunduar nëse nuk bëhet pjesë e dosjes akt-ekspertimi për lëndën narkotike apo armët e sekuestruara për personat e arrestuar.
Këtë të mërkurë mediat publikuan një lajm sipas të cilit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i kishte dërguar Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës rreth 250 akt-ekspertime, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Pas më shumë se pesë muajsh policia është kujtuar se ka një çështje të rëndësishme për të hetuar, e cila u mbajt peng nga një urdhër i Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Tashmë dy zyrtarët e lartë të shtetit e kanë ?harruar? Lazaratin dhe janë fokusuar në luftën kundër vjedhjes së energjisë. Por edhe këtu si në çdo hetim tjetër, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nevojë për kryerjen e akt-ekspertimeve për dokumentimin e veprës penale të vjedhjes së energjisë elektrike.
investim.al
Pas shpërthimit të pamatë të patriotizmit shqiptar nëpër blo...
Një çift të fejuarish kanë denoncuar sulmin fizik dhe seksua...
Veprat e medha te artit kane qene gjithmone ne shenjester te...
Arra është një afrodiziak natyral, përmban vitamina B1 dhe B...
Edhe në vende të pasura të industrializuara varfëria te fëmi...
Mjafton me te vërtet pak për te qene te lumtur, sekreti qënd...
Kompeticiont ‘Fotografia më e bukur e jetës së egër të kafsh...
Do të renditim më poshtë me çfarë lloji grash dëshirojnë që ...
Nuk ka nevojë të jeni ekspert i dashurisë dhe marrëdhënieve ...
A mjafton thjesht ai të jetë i dashuruar me ty? Mos harro se...
E keni pyetur ndonjëherë veten perse puthemi? Çfarë shkakton...
Përvoja tregon që çiftet arrijnë t’i mposhtin problemet dhe ...
Këto janë ndër femrat më të bukura në botë dhe vazhdimisht s...
Nga Enio Kalemi Tri ditë më parë Ministria e Kulturës ka njo...
Ish-të përndjekurit politikë kanë pralajmeruar se do të nisi...
Nga mjediset e Komisariatit numër një ku ndodhet në këto ças...
Altin Goxhaj është arrestuar nga Policia e Tiranës. Shkak pë...
Nga Kastriot MYFTARAJKjo është fotografia e famshme e bërë p...
Disa qindra studente të Universitetit Politeknik kanë blloku...
Që në orën 08:00 të mëngjesit studentët e Universitetit Pol...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...