web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studentët e Politkenikut në protestë

26 Tetor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Që në orën 08:00 të mëngjesit studentët e Universitetit Politeknik kanë vijuar protestat, pasi kërkojnë uljen e tarifave shkollore dhe heqjen e kriterit të mesatares për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve master.

Sipas tyre vendosja e mesatares është bërë në mënyrë të papritur dhe i penalizon ata. Ndër të tjera studentët shprehen se nuk duhet të paguajnë tarifën 30% të studimeve që në fillim të vitit akademik.

Studentët kundërshtojnë edhe vendosjen e pagesës për provimet e mbartura në vjeshtë.

Këshilli studentor i këtij universiteti u ka bërë thirrje të gjithëve për të protestuar e për të kërkuar uljen e tarifave të studimit, ndërsa thekson se këtë vit akademik flitet për shtrenjtim të pagesës së studimit me rreth 34%.

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 15.10.2014, u përcaktua se për të vazhduar studimet master, duket të kesh mesatare mbi 6, jo vetëm gjatë 3 viteve të studimit në nivelin ‘bachelor’, por edhe gjatë viteve të gjimnazit. Pikërisht kjo masë është cilësuar nga studentët si absurde dhe si një barrierë e pakalueshme për të vazhduar studimet e ciklit të dytë. 





22:00 Aktualitet

I ngjitur nё tavan

Një vend i pazakontë për të kaluar dimrin: ky lakuriq nate k...

22:00 Aktualitet

Ilegalisht?

Edhe pse e ndaluar dhelprat e shkretëtirës si kjo tre vjeҫar...

22:00 Aktualitet

Mbretёrit ҫlodhen

Imazhe si nga një epokë e kaluar prej kohësh: Tërësisht e sh...

Lajmet e fundit nga