Voto dobishem. Fushate ndergjegjesuese per votuesit
Prej disa ditesh ne Tirane ka filluar nje levizje e re. Disa...
Një ndër qytetet më atraktivë për turistët në Shqipëri është padyshim Pogradeci, qyteti që shtrihet buzë liqenit të Ohrit, që ka mahnitur në kohë jo vetëm turistët e huaj apo vendas, por dhe shumë artistë që i kanë kushtuar veprat e tyre këtij qyteti dhe liqenit të tij.
Në qytetin e Pogradecit mund të shkosh nga rruga nacionale, e cila kryqëzohet në Majën e Qafë Thanës me rrugën që vjen nga pika kufitare me të njëjtin emër, nga Maqedonia.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në një guidë të saj rekomandon për turistët që pikërisht ku kryqëzohen këto dy rrugë të mos harrojnë të keni me vete aparatin fotografik për të fiksuar një pamje të rrallë: Liqenin e Ohrit, një perlë e vërtetë.
Pak metra më poshtë, ndaloni në gadishullin e Linit dhe në fshatin me të njëjtin emër, 25 km larg Pogradecit. Thuhet se në antikitet prindërit e perandorit Justinian e kishin Linin vendin më të pëlqyer për të pushuar. Veç pamjes magjike, këtu mund të vizitoni mozaikun në Bazilikën e Linit mbi kodër, i cili daton në shek. VI-VII p.e.s. dhe shquhet për dekoracion të larmishëm zoomorf, floreal dhe gjeometrik. Ai ka ngjashmëri me mozaikët e Durrësit të lashtë.
Rrugës për në Pogradec kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe me thellësinë që arrin deri në 285 m, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë dy milion vjeçare, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish, nga të cilët 70 % janë endemikë dhe 30 % lloje butakësh ku veçohet sfungjeri i Ohrit, i cili gjendet edhe në liqenin e Bajkalit.
Buzë liqenit do të gjeni shumë restorante, bare dhe hotele komode. Shijoni peshkun dhe mënyrën e gatimit të tij tradicional dhe pikërisht tavën e famshme të Koranit, turshitë dhe ?kollofacja?. Gjithashtu, do të gjeni shumë lloje verërash, në veçanti verën tradicionale dhe unikale të butit, rakinë e famshme ?Perla? dhe ?Muskat? të Pogradecit.
Në këtë qytet, të banuar prej periudhës së neolitit dhe më pas nga fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaretëve, (që kanë vënë zanafillën e qytetit me kalanë e Pogradecit, në një kodër 870 m. mbi nivelin e detit), mund të vini në çdo stinë të vitit, pasi ka një klimë të mrekullueshme.
Mos u largoni nga Pogradeci pa vizituar Drilonin dhe Tushemishtin, 5 km në jug të qytetit. Ujrat që dalin nga burimet e Drilonit, formojnë një liqen tjetër të vogël. Përreth ka gjelbërim krejt të veçantë që e bën këtë vend bashkë me fshatin piktoresk të Tushemishtit, një oaz të papërsëritshëm qetësie dhe pushimi. Ju mund të preheni të lumtur në këtë park të këndshëm.
Rajoni i Pogradecit është i pasur me monumente natyrore dhe historike i mrekullueshëm dhe e veçantë. Ju mund të vizitoni monumentin natyror ?Guri i Kamjes?, që është i vendosur në komunën Dardhas (në rrugën nga Pogradeci deri në Korçë, në afërsi të fshatit Osnati). Monumenti natyror është 70 m i larte dhe papritmas rritet jashtë terrenit përreth si një ?anije me vela në një det të gjelbër.? Siti arkeologjik dhe varret monumentale të Selcës shtrihen 30 km larg Pogradecit. Monumentet këtu datojnë në shekullin e IV-të dhe V-të. Varret monumentale shkëmbore gjenden në shumë pak vende të tjera në Ballkan.
ATSH-Gjergji Mima
Prej disa ditesh ne Tirane ka filluar nje levizje e re. Disa...
TOMAS PARTLIsh-gjykatësi, që është në prag të pensionit nga ...
Persona të maskuar dhe të armatosur grabitën në orët e para...
Kantautori,gazetari dhe prezantuesi, Ardit Gjebrea ka reagua...
Bien reshjet e para te bores ne qytetin e Korces, ndersa qyt...
Duket e pabesueshme, por numri i meshkujve të dhunuar në fam...
Dy të rinj kanë gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë janë pla...
Pas vendimit të sotëm të UEFA-s, disa banorë të Beogradit i ...
Tre persona, posedues dhe shpërndarës droge, kanë rënë në pr...
Biznesmeni Hajredin Fratari është arrestuar nga policia. Fra...
Një mijë vjet më parë, qytetet e mëdhenj të Bagdadit, Damask...
“Tradhëtia në çift po ndihmohet nga rrjetet sociale”. Është ...
“Fati i një njeriu shkruhet tek emri”, kishin thënë dikur ro...
Nëse keni qenë të tradhtuar dhe keni vendosur që të falni, ...
Siç duket Krishtlindjet kanë ardhur më shpejt këtë vit vajze...
Në verë grimi që ne bëjmë është i kujdesshëm dhe pse fytyra ...
Një vizatim për të ndihmuar ata që janë pa shtëpi. Kjo ësht...
Udhëtim & Argëtim, që nga Bangkoku në Londër, Berlin , por e...
Një 65-vjeçar është qëlluar me armë nga dhëndrri i vet mëngj...
Nësë jeni duke paguar shuma të mëdha parash për elektricitet...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...