web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet biznesmeni që denoncoi aferën 1 milion dollarë të Edi Ramës

23 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Biznesmeni Hajredin Fratari është arrestuar nga policia. Fratari eshte biznesmeni qe akuzoi Edi Ramen, atehere kryetar bashkie, se i kerkoi 1 milion euro per nje leje ndertimi.

Hakmarja e kryemnistrit ka vonuar, por ai nuk ka haruar. Sipas policise shkak për arrestimin është bërë ndërtimi i një pallati në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit njoftoi se ?arrestimi i këtij shtetasi u realizua, pasi dyshohet se ka realizuar një pallat në mënyrë të paligjshme, në zonën e Selitës së Vjetër në Tiranë.

Me vendim të Inspektoriatit Urbanistik Qëndror të datës 20.10.2014, është kërkuar pezullimi i punimeve, pasi ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit të pallatit dhe mungon oponenca teknike, ndërkohë që në këtë ndërtesë vazhdonin ende punimet për të përfunduar.

Materialet në ngarkim të tij, ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të ?Ndërtim pa leje?, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.?





Lajmet e fundit nga