Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
“Fati i një njeriu shkruhet tek emri?, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: ?Ligjvënësi? për myslimanët, ?I Madhërishmi? për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit. Ishte Kur?ani që gjodhi fatin e sulltanit më të madh otoman. Në 6 nëntor 1494 në Trebisonda në Detin e Zi, në pallatin e pushtuar perandorëve të fundit bizantinë, një princeshë tartare vetëm 17 vjeçe mbante në krahë birin e sapolindur. Një prej oborrtarëve hapi librin e shenjtë të Islamit dhe ai tregoi emrin Suleiman, Solomoni i popullit hebraik: mbret i fuqishëm dhe gjykatës i paanshëm. ?Fati i një njeriu përmbahet tek emri?, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: ?Ligjvënësi? për myslimanët, ?I Madhërishmi? për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit.
Baba vrasës
Në moshën 7 vjeçare, Sulejmani iu hoq kujdesit të të ëmës dhe u stërvit si një princ, në trup dhe në shpirt. Përveç turqishtes, mësoi persishten, arabishten dhe serbishten; studioi algjebër, poezi, muzikë dhe Kur?anin. U bë i aftë dhe muskuloz me luftën tribale turke dhe mësoi të kalërojë si dhe të përdorë harkun njësoj si bashkëmoshatarët e tij. Por, si princ që ishte, Sulejmani i ri duhej që të ruhej fort: në atë kohë, për otomanët vlente ligji i vëllavrasjes, sipas të cilit një sulltan kishte të drejtën dhe detyrën që të vriste të afërmit meshkuj që kërcënonin stabilitetin e perandorisë.
Babai i tij, sulltani Selimi i Egër kishte mbytur vëllezërit dhe bijtë e tyre, dhe ndoshta kishte helmuar edhe të atin. Selimi ndërroi jetë në 21 shtator 1520: Sulejmani kishte mbetur i vetmi trashëgimtar dhe në 30 shtator 1520, në moshën 26 vjeç, ai u bë i dhjeti sulltan otoman. Aktet e tij të parë ishin akte zemërbutësie, aq sa poetët e quanin ?vesa qiellore në një kullotë të djegur prej diellit? dhe papa u ra këmbanave për festë. Por një vit më vonë ai shfaqi temperamentin e tij të vërtetë duke pushtuar Beogradin, mburojë e Hungarisë në Ballkan.
Babai i tij, Selimi, ia kishte kushtuar jetën e tij mbrojtjes së ortodoksisë sunite, duke shtypur rebelimet në Persi dhe në Egjipt: Sulejmani do të tërhiqej fatalisht nga Perëndimi dhe do të synonte mu në zemër të krishtërimit. Me një gjuhë që fatkeqësisht sot është shumë në modë, mund të thuhet që ajo mes perandorisë otomane dhe Europës ishte një përplasje qytetërimesh, por në të vërtetë ishte më shumë një pikëpjekje: në atë shekull të mrekullueshëm që ishte Pesëqinda, Lindja dhe Perëndimi e shihnin njëri-tjetrin si në një pasqyrë të përmbysur, duke parë tek tjetri atë që i mungonte tek vetvetja. Nëse sot e kujtojmë Pesëqindën për Mikelanxhelon dhe karavaxhion, europianët e atyre viteve përjetonin një krizë të thellë identiteti: zbulime të rinj gjeografikë dhe shkencorë revolucionarizuan dijen, ?herezia? luterane trondiste fenë, ushtritë përhapnin murtajën duke luftuar njëra kundër tjetrës. Po në këta vite, në tokat në kufi me Zotin e Madh mbizotëronin harmonia dhe bashkimi dhe vëzhguesit kristianë ishin të frikësuar dhe admirues njëkohësisht. Ekspert i ligjit kuranor, Sulejmani reformoi kodin e perandorisë dhe eficencën e gjykatave të saj linte me gojë hapur të dërguarit perëndimorë. Në sytë e europianëve, perandoria e Sulejmanit të Madhërishëm ishte e pamposhtur, eficiente dhe madhe e drejtë. Në sytë e Ligjvënësit, kaosi në Europë ishte provë e superioritetit të besimit te Muhamedi.
Luftëra (dhe paqe)
Sigurisht, nuk mund të mohohet që turqit dhe të krishterët flisnin shpesh nëpërmjet armëve. Sulejmani mbretëroi për 46 vjet me radhë, dhe çdo vit ushtria e tij kryente një luftë kundër të pafeve: kristianë të Perëndimit dhe ?heretikë? shiitë të Lindjes. Sulejmani komandoi vetë 13 fushata ushtarake, i rrethuar nga mijëra truproja. Zgjerimi i kufijve të Islamit ishte detyra e Gaz-ëve, luftëtarët e fesë: Sulejmani u bë i pari i tyre. Por nuk ishte asnjëherë fanatik: ishte një antikonformist.
Miqësi fatale
Në rini u lidh thellësisht me një grek, Ibrahim Pashën: bir i një peshkatari të varfër kristian, Ibrahim ishte rrëmbyer nga piratët dhe i ishte shitur një vejushe që, e befasuar prej talentit të tij, e kishte rritur si mysliman duke i dhënë një edukim të rafinuar, falë të cilit ai kishte mundur që të hynte në pallat. Në Mesdheun e asaj kohe, pirateria dhe tregtia e skllevërve ishin praktika të zakonshme si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët. Por, për otomanët, nëse një skllav demonstronte dhunti, ai mund të bënte karrierë. Ibrahimi do të bëhej kryeministër: në vitin 1523 Sulejmani e emëroi Vezir të Madh dhe që atëherë, vetëm vdekja do t?i ndante dy të rinjtë, që i qëndruan në krah njëri-tjetrit në paqe dhe në luftë.
Sulltani turk dhe Veziri grek ishin të lidhur nga një miqësi e sinqertë, një lidhje disi e paqartë që u shkaktonte zili dhe jo pak smirë njerëzve të oborrit. Pavarësisht se Ibrahim ishte konvertuar prej kohësh në Islam dhe ishte martuar me motrën e sulltanit, shumëkush dyshonte se ai mund të kishte mbetur jobesimtar, aq sa guxonte që të priste në pallat babanë e tij të dehur. Në të vërtetë, perandoria otomane e atyre kohëve ishte kozmopolite dhe në të bashkëjetonin njerëz nga më të ndryshmit: grekë, turq, sllavë, arabë, tartarë, venecianë, francezë, hebrenj, gjenovezë, armenë, persë, shqiptarë. Kostandinopoja ishte qyteti më i madh dhe shumëngjyrësh i botës, një babel i vërtetë gjuhësh dhe racash. Çdo popull kishte komunitetin e tij të referimit dhe mundej, pa e ekzagjeruar, që të ndiqte kultin dhe traditat e veta. E rëndësishme ishte që karvanët dhe tributet të vinin të përpiktë, për pjesën tjetër jetohej krejt në paqe. Sulejmani ndoqi traditën shumëkulturore të sulltanëve të parë, të cilët kishin mirëpritur hebrenjtë e përndjekur prej Inkuizicionit. Në Turqinë moderne s?do të mbetej shumë pak nga kjo frymë, e zëvendësuar prej vesit më të keq të perëndimorëve: nacionalizmin. Por në kohën e Sulejmanit nuk ishin të rrallë ?renegatët? perëndimorë që ?bëheshin turq?, të joshur prej pagave dhe karrierave prej Një Mijë e Një Netësh.
Mjeshtër të disiplinës
Prosperiteti i perandorisë garantohej nga pushtimet e ushtrisë, më e fuqishmja në botë falë teknologjive të përparuara (artileria) dhe rekrutimit të detyruar të jeniçerëve (këmbësoria) për të rinjtë kristianë. Disiplina ishte e hekurt, aq sa nëse një kalorës guxonte që të shkelte fushat e mbjella me kalin e tij, ai vetë dhe kafsha ekzekutoheshin në vend. Trupat e të krishterëve, përballë këtyre, ishin një turmë ushtarësh të dedikuar alkoolit dhe grindjeve. Magjepsja prej rendit të Sulejmanit ishte e tillë që në Ballkanin e shtypur prej skllavërisë dhe taksave, ndonjëherë fshatarët e krishterë e prisnin sulltanin si çlirimtar. Mbretëri të tëra dorëzoheshin spontanisht, por kush guxonte që të rezistonte copëtohej prej luanit turk.
Në vitin 1526 Sulejmani asgjësoi të gjithë fisnikërinë hungareze në betejën e Mohaks: për të festuar, ushtarët e tij ngritën një piramidë me 2 mijë koka të prera. Në vitin 1529, ai për pak sa nuk mori Vienën dhe në vitin 1534 pushtoi Bagdadin. Në po të njëjtët vite do të niste ofensiva e madhe detare otomane, që u bë e mundur prej aleancës me piratët barbarë të Afrikës Veriore. Kultura e turqve ishte ende e lidhur me stepat, por në vitin 1533 Sulejmani pati intuitën që të emëronte kapedan pasha (Admiral i Madh), piratin Khair ed-Din: i treti i vëllezërve Barbarosa, edhe ai i lindur i krishterë. Vitin tjetër Sulejmani bëri aleancë me Franceskun I të Francës kundër Karlit V dhe anijet e Barbarosës shkatërruan brigjet italianë. Në vitin 1538 flota e krishterë u mund në Prevezë dhe në vitin 1541 ajo e Karlit V e komanduar nga Andrea Doria u fundos në pjesën më të madhe në përpjekjen për të rimarrë Algjerin. Mesdheu Lindor u shndërrua në një ?liqen turk? dhe brigjet e Afrikës Veriore ishin në duar të piratëve që paguheshin prej Sulejmanit: si Ali ?Zgjebaniku?, një renegat kalabrez apo Mortamama.
Dashuri dhe poezi
Sulejmani nuk ishte i pamëshirshëm vetëm në luftë, por edhe në dashuri. Në vitin 1533 ai shkaktoi sërish skandal kur u martua me Rokselana ?Rusen?, një konkubinë e haremit emri i vërtetë i të cilës kishte qenë Anastasia Lisovska. Bijë e një prifti ortodoks në një fshat polak, e rrëmbyer që fëmijë nga tartarët dhe e shitur në Kostandinopojë si skllave, Rokselana nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente dhe shumë e gjallë: eunukët e haremit e quanin ?E Hareshmja? dhe Sulejmani u dashurua marrëzisht. Për të hoqi dorë nga gruaja e parë, kirkaziane Gulbahar, dhe më i pas i qëndroi përgjithmonë besnik.
E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithcka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse ndërsa ajo i këndonte melodi sllave: sërish Lindja dhe Perëndimi. Dashakeqët thoshin se ?mishi i shitur? i kishte bërë magji sulltanit. Praktikisht, atmosfera në harem po bëhej e rëndë, por ajo që e helmonte nuk ishte magjia, por rivaliteti mes Rokselanës dhe Ibrahimit. Të dy urreheshin mes tyre: Rokselana ishte jashtëzakonisht shumë xheloze ndaj intimitetit mes dy miqve ndërsa Ibrahimi arriti deri aty sa t?i kërkonte Barbarosës që të rrëmbente për sulltanin bukuroshen Giulia Gonzaga, me shpresën që ta bënte të harronte Rokselanën. Por rrëmbimi dështoi dhe duelin për zemrën e Sulejmanit e fitoi Rokselana.
Lamtumirë mik
Në vitin 1536 Sulejmani urdhëroi mbytjen e Ibrahimit dhe konfiskoi zotërimet e tij: greku kish qenë krahu i tij i djathtë për plot trembëdhjetë vite, por pushteti dhe pasuria e kishin bërë arrogant dhe populli ishte i pakënaqur me të. Pas tij sulltani do të kishte 8 vezirë: bashkëpunëtorë të shkëlqyer, por kurrë më miq të tij. Me Ibrahimin vdiq dhe rinia e Sulejmanit; maturimi konsolidoi sukseset e tij, por pleqëria e bëri më të ashpër. Ligji i vëllavrasjes i kërkoi taksën e parë të gjakut në vitin 1553, kur sulltanit iu desh që të mbyste djalin e tij të madh, Mustafain. Trashëgimtari duhej shumë prej ushtrisë dhe prej popullit, por Rokselana e donte të vdekur; duke qenë djalë i Gulbaharit, nëse do të bëhej sulltan ai do të kish eleminuar bijtë e saj, Selimin dhe Bajazitin. Pas vrasjes së vëllait të madh, dy vëllezërit e tjerë hynë në një luftë njëri kundër tjetrit në vitin 1558, me vdekjen e Rokselanës.
Sulejmani mori anën e Selimit dhe në vitin 1561 urdhëroi ekzekutimin e Bajazitit: ?Falënderoj Zotin që kam jetuar aq gjatë sa të shoh myslimanët të cliruar nga lufta mes bijve të mi. Kështu do të kaloj në paqe ditët që më kanë mbetur. Nëse do të kish ndodhur e kundërta, do të kisha jetuar dhe do të kisha vdekur në dëshpërim?, u justifikua Sulltani, tashmë i mbyllur në një besim rigoroz. Sulejmani ndërroi jetë në 6 shtator 1566 gjatë luftës së radhës kundër Vjenës.
Sulltani i ri ishte Selimi II ?bjondi?, që shumë shpejt nisi të thirrej ?llupësi?. Pushtimet vazhduan për më shumë se një shekull, por tashmë kishte nisur vjeshta e gjatë e rënies otomane.
Sulejmani u varros në oborrin e xhamisë së kushtuar atij vetë, në krah të Rokselanës. Udhëtarët që shkojnë në Stamboll sot i gjejnë ende aty, në heshtjen që ndërpritet prej zërit të hoxhës dhe nga mjaullimat e maceve për të cilat besimtarët kujdesen plot dashuri
Nëse keni qenë të tradhtuar dhe keni vendosur që të falni, ...
Siç duket Krishtlindjet kanë ardhur më shpejt këtë vit vajze...
Në verë grimi që ne bëjmë është i kujdesshëm dhe pse fytyra ...
Një vizatim për të ndihmuar ata që janë pa shtëpi. Kjo ësht...
Udhëtim & Argëtim, që nga Bangkoku në Londër, Berlin , por e...
Një 65-vjeçar është qëlluar me armë nga dhëndrri i vet mëngj...
Nësë jeni duke paguar shuma të mëdha parash për elektricitet...
Mos u cudisni aspak nga fotoja! Teknologjia tashmë ka përpar...
Më në fund po ju japim një arsye për të mbajtur syze edhe gj...
Nëse edhe ju femra jeni duke kërkuar patjetër dicka që tju n...
Televizioni UTV news, eshte mbyllur sot pasdite. Pronari i s...
Gabimet e policëve i paguajnë qytetarët. Kjo është historia ...
Sfida e nxehtë e UEFA Europa League mes Partizanit të Beogra...
Gazeta kosovare “Express” është përfshirë në replika të ashp...
Nga Elvi FUNDODy ditë më parë, gazeta e përditshme 55, fest...
Biznesmeni i ndërtimeve Arben Veliko është bërë objekt atent...
Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij në fshat...
Ish presidenti serb Boris Tadic e konsideron me shumë rëndës...
Gara për zgjedhjen e kreut të ri të Dhomës së Përmbaruesve P...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...