web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama fton investitorët gjermanë

21 Gusht 2014, 07:37, Ekonomi CNA

Shqipëria falë ndryshimeve të pësuara në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian.

Kështu u shpreh Nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer, i cili ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus. Singhammer tha se marrja e statusit kandidat është një provë e qartë e progresit që po bën vendi ynë.

Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.

?Ne ndodhemi sot këtu nisur nga një shtysë e veçantë se si Franz Jozef Straus vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë duke krijuar urën lidhëse mes dy vendeve. Kjo vizitë ka qenë një shembull për të treguar se si mes bisedave e takimeve mund të kapërcehet izolimi. Franz Jozef Straus ka thënë në atë vizitë, dhe këtu kemi një dëshmitar që është i biri i tij, dhe ka thënë se ndodhemi prej 1 ore në Shqipëri por kam besim tek shqiptarët. Dhe ne gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të ndeshnim një ndjenjë mikpritje, një zemërgjerësi, që konfirmon çfarë tha Straus.

Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë. Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe kjo është diçka në rritje dhe duhet të ndodhë kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik?,  theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman.

Singhammer vlerësoi gjithashtu edhe vendin tonë sa i përket edhe tolerancës dhe bashkë ekzistencës fetare, si një shembull për t?u ndjekur.

?Dhe sigurisht që dëgjoj me kënaqësi që Gjermania vijon të mbetet shembull për tu ndjekur nga Shqipëria. Më lejoni të jua kthej komplimentin që edhe Shqipëria është një shembull sa i përket bashkëjetesës fetare dhe për këtë duhet të ndiheni krenarë?, tha Singhammer.

 ?Vizita e Strauss ka qenë shembull për të treguar se si nëpërmjet bisedave, dialogjeve ka qenë e mundur të kaloheshin barrierat, prandaj jam i lumtur që ky kujtim është ende i gjallë për Shqipërinë?, tha Singhammer, ndërsa shtoi ?Franc Josef Shtraus, ka thënë gjatë asaj vizite se ndodhem vetëm prej një ore këtu por, ndjej se kam besim prej kohësh tek shqiptarët. Sot kam mundësinë të ndjej një mikpritje që konfirmon atë që ka thënë z. Shtraus?.

Ambasadori Hoffman

Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffmann theksoi se Gjermania mbetet një nga donatoret më të rendësishme dhe me potencial të Shqipërisë,

 ?Është kënaqësi e veçantë që përveç nënkryetarit të Bunderstagut, në këtë delegacion vinë dhe familjarë të Frank Shtrausit. Ajo çka më ka rënë në sy këtu është se vizita e Shtraus është e gjallë tek njerëzit, aq më tepër e atyre që merren me politikë. Kam edhe kujtimet e mija personale në këtë periudhë. Në atë kohë po hidheshin gurët e themelit për marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani. Sot Gjermania është një donatore e rëndësishme e Shqipërisë në shumë sektore, siç është ajo e kanalizimeve dhe ujit?, tha Hoffmann.

Duke u ndalur tek statusi kandidat i Shqipërisë për në Bashkimin Europian, Hoffman theksoi se Shqipërinë e presin ende shumë sfida përpara.

?Gjermania gëzon simpatinë e shqiptarëve. Në 15 vitet e fundit në Shqipëri janë shënuar zhvillime të rëndësishme, ndaj kjo është një arsye se pse ajo mori statusin kandidat. Por mbeten ende sfida përpara për të plotësuar Shqipëria. Konferenca e javës së ardhme mbahet javën e ardhshme dhe ndaj në kontekstin e politikave rajonale, Shqipëria jep kontributin e saj për stabilitetin rajonal?, tha  ambasadori Hoffmann.

Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët gjermanë të investojnë në Shqipëri, ndërsa vuri theksin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Gjermanisë.

?Qëllimi i Shqipërisë është ë bëjmë gjermanët të bien në sevda me ne?, tha Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, ku gjithashtu ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestag-ut, Johannes Singhammer.

?Ky kremtim bëhet për të shprehur dëshirën tonë të madhe për të forcuar marrëdheniet me Gjermaninë dhe me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar se i ati ka rënë në  sefda me Shqipërinë në atë kohë dhe tani Shqipëria është një vend që bavarezët dhe gjermanët mund të bien në sevda. Ky është qëllimi ynë, që sa më shumë gjermanë të bienë në sevda me Shqipërinë. Ju e dini se ketu rrini si në shtëpinë tuaj, tani t?ua u mësojmë dhe të tjerëve?, tha Rama.

 ?Franz Josef Shtraus bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie me Shipërinë, por u desh të shembej Muri i Berlinit që ne të bëheshim pjesë e kësj bote të lirë që Shtraus na i ofroi para 30 vitesh?, theksoi Kreu i Qeverisë.

Sipas Ramës, Strauss e afroi Shqipërinë parakohe me BE-në.

?Është një moment i veçantë. Nisur nga ajo që tha ambasadori Hofmman se 30 vjet më parë s?do e imagjinonte kurrë që do ishte ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Unë besoj që nga të gjithë ne i vetmi njeri që mund ta imagjinonte te ishte këtu pas 30 vitesh është Maksi. Asnjërit nga ne të tjerët nuk i ka shkuar mendja në vitin 1984 që në 2014 mund të ishim në këtë sallë. Po të ishte paraardhësi im këtu do thoshte ?This is a miracles of freedom?. Unë them që pa as më të voglin dyshim në vitin ?84 kur kryeministri i Bavarisë Strauss u shfaq në Shqipëri, u krijuar një legjendë e madhe urbane se ishte një nga liderët evropianë që Enver Hoxha e kishte sulmuar personalisht dhe në mënyrë të përsëritur. Vizita e parë ishte një vizitë turistike për të kaluar në Hanin e Hotit dhe për të parë Shqipërinë. E vërteta është që më pas Franz Strauss bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie konkrete me regjimin atëhershëm por u desh rrëzimi i murit të Berlinit që të fillonte transformimi.?, u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se Staruss ra në ?sevda? me Shqipërinë dhe se vendi ynë ofron shumë vlera që edhe gjermanë të tjerë të bien në ?sevda? me të .

?Unë besoj që edhe ky kremtim që ne i bëjmë atij momenti është shprehje e një vullneti jo thjesht për të kujtuar një njeri që u bë mik i shqiptarëve por edhe për të shprehur dëshirën tonë të madhe që të forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë dhe pse jo me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar që i ati ra në sevda me Shqipërinë në atë kohë. në shumë aspekte Shqipëria është një vend me të cilin gjermanët dhe bavarezët mund të bien lehtë në sevda nëse vijnë në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi ynë, se sa do ja arrijmë nuk e dimë, po do bëjmë çmos që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me Shqipërinë. Mirë se keni ardhur ju e dini më mirë se shumë gjermanë të tjerë që këtu jeni si në shtëpinë tuaj?, u shpreh Rama.

Ilir Meta

?Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Franz Jozef Straus Shqipëria do të do të ishte tashmë pjesë e BE.? Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes së organizuar në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Straus, ku ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestagut, Johannes Singhammer,

Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke ju referuar edhe vizitës së ish-Kryetarit të Bavarisë, Straus. Ai tha se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.

?Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian?, theksoi Meta.

Në vijim ai shprehu bindjen se Shqipëria ka ndryshuar në këto 30 vite, por shtoi se mbetet akoma punër për të bërë. Ai tha se Straus duhet të ndjehet krenar, që endrra e tij për një Europë të Bashkuar është tashmë realitet.

?Tre dekada janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë ndryshimesh mund të pësojë një vend. Tre dekada janë gjithashtu edhe një stacion se çfarë duhet të bëjmë ndryshe në vend dhe në rajon. Jam i sigurt se nëse zoti Straus do të ishte këtu do të ndjehej krenar në ato vende të Europës që e shihte Berlinin pa mure ndarëse. Do të ndjehej padyshim krenar në kontributin që dha si arkitekt i krijimt të urave të bashkëpunimit mes vendeve që janë edhe sot?, tha Meta





Lajmet e fundit nga