Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Tre shifrat në pusullën e Merkelit thonë që, për të patur begati, sot duhet të jesh dinamik, fleksibël, i aftë të krijosh atë besim në të ardhmen, pa të cilinnjerëzit bëjnë pak fëmijë dhe kënaqen me një shtet social, që do të jetë gjithnjë e më i vështirë të financohet. Përndryshe do të kemi eurosklerozën e vjetër, e cila dje u rishfaq me fytyrën e stanjacionit, pa kursyer askënd.
Prej vitesh, Angela Merkeli mban në xhep një pusullë me tre statistika, që i përmend vazhdimisht. I lejojnë të paraqesë pozicionin e Europës në botë: kontinenti ka 7% të popullsisë, 25% të GDP-së, 50% të shpenzimeve për shërbimet sociale. Ndoshta dje kancelarja u ka hedhur një tjetër sy këtyre tre shifrave, kur ka parë që në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia e Eurozonës është rikthyer në stanjacion. Ndryshe nga herët e tjera, pasojat duhet që të paktën pjesërisht t?i trajtojë jo vetëm për vendet e tjerë europianë, por edhe për vetë Gjermaninë, GDP i të cilës është rritur me vetëm 0.2%.
Dhe që, nga viti 2008, dhe akoma më shumë nga 2010, Europa ka jetuar në emergjencë, ka kaluar nga ndërhyrjet e shpëtimit tek kufizimet e rinj të buxhetit pa zgjidhje të qëndrueshme, me objektivin të mos lejojë dështimin e monedhës së përbashkët. E pashmangshme: por të këqiat e vjetra për të cilat diskutohej më parë, euroskleroza e famshme, kanë zbritur në plan të dytë apo të tretë. Megjithatë, kanë mbetur ende aty: në pjesën më të madhe edhe në Gjermani, që është një ekonomi e fortë, konkuruese, por që nuk mund të quhet dinamike dhe e sigurtë në të gjithë sektorët, në të ardhmen. Eshtë fakt që, ajo e kontinentit është sot e vetmja ekonomi e planetit (ndoshta bashkë me atë japoneze) që nuk ka rritje: imazhi i një zone me humbje të vazhdueshme peshe, përballë ekonomisë së fortë dhe dinamike amerikane dhe atyre në zhvillim.
Fotografia e stanjacionit, që u bë publike dje nga Eurostati ka bërë shumëkënd të ngrejë zërin, duke thënë se në origjinë të saj janë politikat e masave të kursimit të vëna në zbatim nga Berlini dhe Brukseli në vitet e krizës. Por, që nga momenti kur ?Fiscal Compact?-i europian vështirë se do të vihet në diskutim, ndoshta është më mirë që të përqëndrohet vëmendja pikërisht tek euroskleroza e vazhdueshme, tek historia që Frau Merkel e rrëfen me tre shifra në përqindje. Situata mund të përmblidhet kështu: popullsia europiane ka prirjen të ketë një peshë gjithnjë e më të vogël në botë, sepse europianët bëjnë më pak fëmijë (Gjermania dhe Italia janë rastet më akutë). Stanjacioni do të sjellë edhe rënien e GDP, që sot është 25% e atij botëror. Dhe është e qartë se bujaria joeficiente e shtetit social europian (50% të shpenzimeve botërorë për 7% të popullsisë) nuk mund të përballohet dhe është një element që rëndon mbi konkurueshmërinë (vendet në zhvillim kanë prirjen të rrisin shpenzimet për sigurimet shoqërore, por nuk duhet të kemi iluzione, nuk do e bëjnë në kurriz të aftësisë së tyre konkuruese). Një rreth vicioz.
Në vitin 2000, Brukseli lançcoi Axhendën e Lisbonës: ndërhyrje për ta bërë BE-në ?ekonominë e dijes, më konkuruese dhe dinamike të botës? deri në vitin 2010. Një dështim. Tani problemi parashtrohet në terma ndoshta më pak ambiciozë, por më urgjentë. Dihet se çfarë duhet bërë. OSCE ka elaboruar reforma që kanë për qëllim të përmirësojnë konkurueshmërinë e çdo shteti. Eshtë fakt interesant, Europa ka brenda saj modele reformash më të suksesshëm, ata që janë vënë në zbatim nga vendet nordikë, të cilët në dekadat e kaluara kanë dalë prej një apatie të thellë. Me zgjedhje kurajoze, që kanë ulur taksat dhe kanë reduktuar shpenzimet publike, pa e masakruar, e madje shpesh herë duke e përmirësuar politikën sociale. Për shembull Suedia, në vitin 1993 kishte shpenzime publike afro 67% të GDP: që atëherë e ka reduktuar me pothuajse 20 pikë, ndërkohë që ruan një sistem të lartë mbrojtjeje, sepse ka bërë reforma serioze, për shembull në arsim ka futur sistemin e voucher-ëve universalë, që ka rritur konkurrencën mes shkollave publike dhe private. Sigura dhe fleksibiliteti i tregut të punës në Danimarkë është shndërruar në një shembull. Jo se nordikët janë domosdoshmërisht modele të eksportueshëm: por ata na thonë se reformat strukturore mund të bëhen.
Vlen edhe për Gjermaninë. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, mario Draghi i ka dalluar vështirësitë e rritjes ekonomike gjermane si ?teknike?, që vijnë për shembull prej krizës së Ukrainës, nga ato ?strukturore? të Italisë dhe Francës. Dhe është e vërtetë që Berlini ka reformuar tregun e punës dhe ka një strukturë pagash që i është përshtatur shumë mirë ciklit ekonomik. Por, është gjithashtu e vërtetë që ka një sektor shërbimesh ende shumë të rregulluar, që nga oraret e dyqaneve, deri tek profesionet. Dhe që qeveria e Grosse Koalition po i shmang disa reforma, për shembull me ulje e pjesshme të moshës së pensionit. Tre shifrat në pusullën e Merkelit thonë që, për të patur begati, sot duhet të jesh dinamik, fleksibël, i aftë të krijosh atë besim në të ardhmen, pa të cilinnjerëzit bëjnë pak fëmijë dhe kënaqen me një shtet social, që do të jetë gjithnjë e më i vështirë të financohet. Përndryshe do të kemi eurosklerozën e vjetër, e cila dje u rishfaq me fytyrën e stanjacionit, pa kursyer askënd. /Danile Taino / Corriere della Sera/bota.al
Nga Ilir YzeiriËshtë në logjikën e sendeve, që mesazhet apo ...
Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) do të tërhiqet nga disa prej...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në 2...
Andis Harasani ish-deputet i Partise Socialiste, një nga eks...
Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare përfunduan me sukses ne...
Anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe pr...
Shpërdorimet gjatë shitjes së dokumenteve të hipotekimit do ...
Të gjitha shenjat tregojnë shërim: Në prill pas tre vitesh m...
Banka portuguese Bank Espirito Santo (BES) do të marrë një n...
Banka e Shqipërisë njofton se totali i depozitave në fund të...
Nga Klodi TomoriNje mik me nisi me email keta dy grafike te ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, më në fund ka folur për ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani po raport...
Ky mund të jetë ndër prezantimet më të veshtira për mua në k...
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot , nj...
Deficiti tregtar në muajin qershor llogaritet 26 miliard lek...
Gazetari i ekonomise ne Top-Channel, ben komentin e tij per ...
Prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut po heton ndaj bankës b...
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i Financave S...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...