Cani: Urgjent reforma në energjitikë
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i Financave S...
Prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut po heton ndaj bankës britanike Barclays – për shkak të praktikave të papastra në tregjet financiare. A ka rrezik për ndonjë “flash crash” tjetër?
Në fillim të korrikut në bursën e Nju-Jorkut kishte arsye për të festuar: Indeksi Dow Jones arriti për herë të parë në histori të shënojë 17,000 pikë. Kujtimet e krizës së madhe u dukën në atë moment larg. Po ky qe gabim, thonë shumë. Në vitin 2008 ishin produktet financiare toksike që shkaktuan rënien e sistemit – sot struktura e tregjeve financiare mund të gjenerojnë vetë goditjen tjetër.
Argumenti i paralajmëruesve: Tregu financiar përbëhet jo vetëm prej bursave të mëdha, por është i copëtuar në shumë tregje të vogla. Kjo e bën më të vështirë kontrollin. Një shembull për këtë janë të ashtuquajturat pellgje të errëta (dark pools). Këto janë bursa private të bankave, të kompanive të sigurimit dhe fondet hedge. Këtu tregtia zhvillohet jashtë bursave të rregullta. Qëllimet e shitjes dhe të blerjes nuk njoftohen publikisht, por vetëm rezultati i biznesit.
Treg i fragmentuar
Pesëmbëdhjetë për qind e tregtisë së aksioneve në SHBA zhvillohet në pellgjet e errëta. Nëse numëron jo vetëm pellgjet e errëta, por dhe të gjitha platformat e tjera, bëhet e qartë se sa e fragmentuar është ndërkohë tregtia. Përveç13 bursave të rregullta, sot vetëm në SHBA ka rreth 50 platforma tregtie aksionesh, në të cilat sipas llogaritjeve zhvillohet mbi 50 për qind e tregtisë botërore. Por sa më shumë tregti të zhvillohet jashtë bursave, aq më e ulët bëhet besueshmëria e kurseve publike.
John C. Coffee, profesor në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork ka qenë këshilltar i Entit Mbikëqyrës të Bursave Amerikane SEC. Ai thekson se pellgjet e errëta sigurisht kanë legjitimitetin e tyre. Ato janë për të mbrojtur investitorët e mëdhenj të cilët nuk duan t’i bëjnë publike herët shitjet apo blerjen që synojnë të bëjnë. Por nën mantelin e pellegjeve të errëta gjenden edhe praktika të padëshiruara, tërheq vëmendjenprof. Coffee: “Ne dimë shumë pak për atë që ndodh në të vërtetë në pellgjet e errëta, ne kemi nevojë për më shumë transparencë.”
Kontrolli është i vështirë
Shumë pak njohuri do të thotë dhe më pak kontroll. Prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut po heton ndërkohë ndaj bankës britanike Barclays – për shkak të praktikave të papastra në pellgun e saj të errët. John C. Coffee mendon se tregtarët me frekuencë të lartë të pelëgjeve të erëta privilegjohen dhe i marrin infrmacionet për lëvizjet në bursë më shpejt se të tjerët.
Rreziqe të tjera të paparashikuara po krijohen edhe prej digjitalizimit dhe përshpejtimit të tregtisë së aksioneve, thotë analisti bankar Larry Tabb. Transaksionet sot bëhen përmes qindra kompjuterëve dhe prandaj bëhet shumë e vështrirë që të merret vesh se si zhvillohet tregu.
A ka rrezik për ndonjë “flash crash” tjetër?
Viti 2010 kur Dow Jones ra brenda pak minutash në 1.000 pikë duke shënuar humbjen më madhe që ka përjetuar Wall Street-i brenda një dite tregoi pasojat e “flash crash-it”. Shkaku qe largimi masiv nga tregu i kapitalit nga frika e humbjeve. Mekanizmat rregullatore që u zhvilluan pas krizës financiare, deri tani nuk kanë kaluar asnjë provë të madhe. Madje shumë syresh as kanë hyrë në fuqi, se janë pnguar prej lobiistëve të financave, kritikon John C. Coffee.
Analisti Larry Tabb thotë se megjithë problemet strukturore nuk parashikon ndonjë krizë të re. Por askush nuk mund ta parashikojë nëse në një moment tjetër paniku papritur nuk do të ketë sërish shumë njerëz dhe kompjutera që do të duan të shesin njëherësh aksionet dhe të shkaktojnë një flash crash tjetër. Ai propozon si masë parandaluese frenimin e tregtisë për disa sekonda, nëse vihet re se ka shumë palë që duan të shesin në të njejtën kohë.
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i Financave S...
Neutraliteti i Zvicrës dhe sovraniteti kombëtar i njohur pre...
Ndërtuesit të anijeve Peene në Wolgast thuajse i kishte ardh...
Diskutimet në BE për zgjerimin e mundshëm të sanksioneve nda...
“Banco Espritio Santo – Hija e falimentimit në Portugali”, “...
Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...
Gjykata e Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg rr...
Kllounade politike apo tallje me turistet dhe qytetaret. Ja ...
Skema e re e pensioneve parashikon rritjen e tyre dhe krijim...
Gjoba rekord që iu vendos bankës më të madhe të Francës për ...
Me krijimin e Fondi Mometar dhe të një Banke zhvillimi kryet...
Avioni Jumbo-Jet i prodhuesit amerikan Boeing quhet si “Mbre...
Pas shumë protestatsh të lëvizjes Anti-ACTA (Anti-Counterfei...
Qeveria ka vendosur që ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëm...
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, i t...
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mashtron qytetarët ...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se...
Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend për miratim me proc...
Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...