Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
“Banco Espritio Santo – Hija e falimentimit në Portugali”, “Skandal i ri bankar në Bullgari” – vetëm dy kryetituj nga java e kaluar. Kudo ku në Europë një bankë ndodhet në gjendje të vështirë, kërcënon të vijë sërish kriza. Në rastin e bankës bullgare Corp-Bank qeveria bëri të ditur se për shpëtimin e bankës do të futet në borxh rreth 1 miliardë euro në tregjet financiare.
Andreas Dombret nga bordi i Bankës Gjermane shprehet se raste të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. “Kjo nuk mund të përjashtohet, përkundrazi.” Dhe kur një vend si Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Europian, merr borxhe të përmasave të tilla, sigurisht kjo do të efekt edhe në ekonominë e vendit. Në këtë rast Bullgaria duhet të korrigjojë objektivat e saj për uljen e deficitit buxhetor. Qëllimi ishte 1,8% e kapacitetit ekonomik të vendit, tani mund të arrihen më së miri vetëm 3%.
Atmosferë e ndezur
Nëse kërkoni të merrni të gjitha paratë, këtë nuk e përballon asnjë bankë.
Në klimën financiare politike -në SHBA dhe BE- normat e interesit janë në pikën më të ulët më të mundshme. Një gjë e tillë mund të ketë pasoja për sektorin bankar, analizon eksperti Dombret: “Kjo përzierje mes normave të ulta të interesit, inflacionit të ulët, volatilitetit të ulët dhe likuiditetit të lartë bën që tregjet financiare të fillojnë të gjuajnë sërish renditet.” Në një gjendje të tillë të ndezur mjaftojnë disa veprime kriminale, siç duket në rastin e bankës bullgare, apo dështim i disa menaxherëve që banka të futet në vështirësi.
Në raste të tilla mjaftojnë vetëm thashethemet se një bankë nuk ka likuiditet që ajo të futet në krizë. Shumë konsumatorë kërkojnë pastaj kursimet – si rregull shumë banka nuk mund ta sigurojnë këtë – dhe vërtet ndodh në këtë mënyrë që banka të shpallë falimentimin. Thomas Hartmann-Wendels nga Universiteti i Këlnit shpjegon se “tek banka gjithmonë ekziston rreziku i infektimit nga njëra-tjetra. Po qe se një bankë ka probleme, humbet kështu edhe besimi tek bankat e tjera. Apo në rast se bankat i kanë dhënë njëra-tjetrës kredi, dhe kjo i fut ato në vështirësi. Këto janë disa efekte negative sistemike, të cilat nuk kanë këtë formë në ekonominë reale.”
Shpresa e unionit bankar
Andreas Dombret, anëtar i brodit drejtues të Bankës Gjermane
Për shkak të gjendjes aktuale, qeveria bullgare ka vendosur t’i bashkangjitet unionit bankar. Me këtë ministrat e Financave të BE-së duan të gjejnë një model se si të ndihmohen bankat në krizë. Çështja kryesore është se kush do të jetë përgjegjës për pagesën, me qëllim që të mos jetë taksapaguesi ai që paguan i pari. Në mekanizmin që po ngre unioni bankar parashihet një fond, në të cilin të gjitha bankat duhet të japin një kontribut, gjithsej 55 miliardë euro.
Para se të vihet në jetë unioni bankar të 128 bankat europiane më të mëdha do t’i nënshtrohen një testi provë- për të parë bilancet e tyre. Sipas ekspertit të Bankës Gjermane Andreas Dombret “me këtë sigurohet që problemet financiare të së kaluarës dhe pikat e dobëta të bilanceve janë zgjidhur, para se të fillojë nga puna në nëntor institucioni i mbikqyrjes bankare të BE-së.”
Por edhe nëse një bankë e kalon këtë test, kjo nuk do të thotë që ajo është e imunizuar nga krizat, mendon eksperti Dombret. Edhe Hartmann-Wendels nga Universiteti i Këlnit paralajmëron për të mos mbivlerësuar testin e provës për bankat, pasi mund të ndodhë që të dhënat e shumta e komplekse të mos përpunohen si duhet.
Kush është vërtetë “too big to fail”?
Pse duhet patjetër të shpëtohet një bankë? Andreas Dombret nga Deutsche Bank kujton se menaxherët e bankave janë pjesë e sistemit tonë të ekonomisë së tregut. “Tek parimet kryesore të një ekonomie tregu bën pjesë që firma dhe banka, që nuk kanë një model bindës, dalin nga tregu.”
Prof. Dr. Hartmann-Wendels
Por fillimisht duhet përcaktuar se cilat banka nuk mund t’i dorëzohen falimentimit, pra ato që janë shumë të rëndësishme për sistemin, aq sa nuk mund të lihen të dështojnë. Dombret pret edhe për këtë një përgjigje. “Nuk duhet të ndodhë që të jemi të varur nga disa pak banka të mëdha ndërkombëtarisht të lidhura me njëra-tjetrën, dhe të cilat zotërojnë një potencial trysnie kundrejt shoqërisë, thjesht pse janë aq të mëdha.”
E paqartë ende është se ku duhet vendosur kufiri. Për ekspertin nga Universiteti i Këlnit, Hartmann-Wendels, “shteti nuk ka për të dalë dot nga përgjegjësia e ndërhyrjes për të shpëtuar, në rast se ndodh një krizë bankare, që ndikon tek shumë banka të tjera.”
Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e l...
Gjykata e Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg rr...
Kllounade politike apo tallje me turistet dhe qytetaret. Ja ...
Skema e re e pensioneve parashikon rritjen e tyre dhe krijim...
Gjoba rekord që iu vendos bankës më të madhe të Francës për ...
Me krijimin e Fondi Mometar dhe të një Banke zhvillimi kryet...
Avioni Jumbo-Jet i prodhuesit amerikan Boeing quhet si “Mbre...
Pas shumë protestatsh të lëvizjes Anti-ACTA (Anti-Counterfei...
Qeveria ka vendosur që ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëm...
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, i t...
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mashtron qytetarët ...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se...
Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend për miratim me proc...
Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne më...
Blackphone, ose siç njihet ndryshe – telefoni më i sigurt An...
Kina sinjalizoi se do të blejë bonot e Greqisë kur Athina të...
Kështu, i sëmuri i madh i Europës shpëtoi sipërmarrjen dhe s...
“Fshije, në rast se e lexon”.Kështu shkruhej në fund të e- m...
Ha-Joon Chang*Ekonomia është politikë dhe ajo kurrë nuk mund...
Prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, Iraku prodhon më shumë se...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...