web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjekët u vonuan, procedim penal nga policia

11 Gusht 2014, 16:13, Aktualitet CNA

Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për stafin mjekësor të spitalit rajonal, pasi nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për dy prindër, që humbën jetën në Qerret, në përpjekje për të shpëtuar nga mbytja fëmijën e tyre 7 vjeç.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për mjekun Ibrahim M., infermierin Zylyftar B. dhe shoferin e ambulancës Adem V., ndaj të cilëve rëndon akuza e mosdhënies së ndihmës në kohë.

Pavarësisht se ambulanca ishte në gatishmëri, mjeku, infermieri dhe shoferi erdhën 20 minuta me vonesë. Nëse do të vinin më shpejt mund të shpëtohej jeta e njërit prej prindërve.

Tragjedia ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes kur papritmas në plazhin e Qerretit nisën dallgët dhe moti u përkeqësua.

Fëmija 7 vjeç është gjendur i vetëm në bregun e dytë të plazhit.

Prindërit e tij, Sinan Shala dhe Luljeta Shala, e kanë pikasur teksa dallgët po e merrnin me vete.

Ata nxituan dhe u futën në det duke e arritur të miturin.

Por teksa e nxorën atë nga dallga, çifti nuk arriti dot të dilte në breg.

Një tjetër dallgë e madhe i përpiu ata.

Plazhistë të tjerë, që janë bërë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, u futën dhe arritën të nxjerrin në breg të gjallë fëmijën. Ai u dërgua në spitalin e Durrësit, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, por pas ndihmës intensive të dhënë nga bluzat e bardha tashmë jeta e fëmijës është jashtë rrezikut.





Lajmet e fundit nga