Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Nga Kastriot Myftaraj
Çdo njeri që ka njohuri për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe i cili lexon titullin e njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, të datës 8 gusht 2014, që është ?Hetimet mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë?, do të mendonte se meqënëse thuhet se ka pasur një vjedhje në Bankën e Shqipërisë, atëherë hetimet dhe ndjekja penale duhet tëbëhen, sipas nenit 136 të Kodit Penal, që është ?Vjedhja e bankave?. Por jo! Asnjë nga dhjetë personat, të cilët i ka marrë në ndjekje penale Prokuroria nuk është proceduar sipas nenit 136 të Kodit Penal, për ?Vjedhje të bankave?. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuria ka proceduar: 1 person për ?vjedhje duke shpërdoruar detyrën?); 7 për ?shpërdorim detyre?; 1 për ?shpërdorim detyre? dhe ?moskallëzim krimi?; dhe 1 për ?moskallëzim krimi?. Nga të dhjetë personat që ka proceduar penalisht Prokuria, vetëm një Ardian Bitraj, është proceduar sipas nenit 135 të Kodit Penal, për veprën penale të ?Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën?. Kjo do të thotë se ende sot, kur tashmë janë arrestuar dhjetë persona, Prokuroria i qëndron versionit të Guvernatorit Fullani se vetëm Ardian Bitraj ka vjedhur para në Thesarin e bankës qendrore, ndërsa të tjerët, me mosveprimet e tyre kriminale vetëm sa i kanë krijuar mundësi atij që ta bëjë këtë gjë.
Kundërthënia kuptimplotë është që te titulli i njoftimit të Prokurorisë. Ndonëse në titullin e njoftimit i bëhet me dije publikut se ka pasur një vjedhje në Bankën e Shqipërisë, arrestimet dhe hetimet nuk bëhen sipas nenit përkatës të Kodit Penal. Vjedhja e bankave është një vepër penale e cilësuar në Kodin Penal të Shqipërisë, dhe atë e përmban Neni 136 i Kodit Penal. Jo më kot vjedhja e bankave është cilësuar, duke u veçuar nga vjedhjet e tjera. Neni 135 i Kodit Penal, me të cilin është proceduar penalisht Bitraj, thotë: ?Vjedhja e pasurisë, e kryer nga personi që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet?. Neni 135 bën pjesë në kapitullin e tretë të Kodit Penal që përmban: ?Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike?. Autorë të veprave penale që përmban ky kapitull mund të jenë si punonjësit e sektorit publik, ashtu dhe ata të sektorit privat. Kjo do të thotë se me nenin 135 të Kodit Penal mund të procedohet penalisht edhe arkëtarja e një supermarketi, e cila ka vjedhur paratë e xhiros ditore, edhe fatorinoja i një autobusi urban, madje edhe një kamerier i një bari ose restoranti! Dhe jo vetëm për vjedhje parash, por edhe për vjedhje sendesh të tjera, të ndryshme, si p.sh., kur shitësja e një butiku vjedh duke veshur në trup dy fustanë kur largohet nga puna.
Ndërsa neni 136 i Kodit Penal, që ka të bëjë posaçërisht me vjedhjen e bankave, thotë: ?Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet?.
Ky nen përmban një vepër penale e cila mund të kryhet si nga punonjësit e bankës, ashtu edhe nga persona të jashtëm, të cilët mund të kenë edhe bashkëpunëtorë brenda bankës. Neni 136 i Kodit Penal (?Vjedhja e bankave?) nuk mund të mos përdorej nga Prokuroria me rastin e vjedhjes së Thesarit të bankës qendrore, nëse qëllimi i Prokurorisë do të ishte zbulimi i asaj që ka ndodhur në Thesarin e bankës qendrore dhe ndëshkimi i fajtorëve. Është shumë kompromentuese për Prokurorinë që ajo ka mbajtur si kualifikim juridik të veprës penale atë që ka bërë Fullani me kallzimin penal që Banka e Shqipërisë ka bërë në Prokurori në 21 korrik. Kur Fullani ka përzgjedhur dispozitën e Kodit Penal mbi bazën e së cilës do të bënte kallzimin penal në Prokurori, ai e ka bërë këtë duke pasur parasysh se çka do të ishte më mirë për të, që t? i ikte përgjegjësisë penale. Prandaj Fullani e ka bërë kallzimin penal mbi bazën e nenit 135 të Kodit Penal. Ajo që donte së pari Fullani ishte që të mos bëhej fjalë juridikisht për vjedhje banke. Këtu ishte pikënisja që ai t? i ikte përgjegjësisë për atë që kishte ndodhur.
Dhe Prokuroria ia bëri këtë favor Fullanit. Por, për të gënjyer publikun e gjerë, Prokuroria megjithatë në titullin e njoftimit të saj flet për vjedhje banke. Se togfjalëshi ?vjedhje banke? në titullin e njoftimit të Prokurorisë nuk është thjesht një lapsus që e kompromenton Prokurorinë. Ky ?lapsus? është bërë me qëllim që publiku i gjerë, i cili nuk i njeh detajet juridike, të mendojë se Prokuroria është duke hetuar për vjedhje banke, kur në fakt nuk është kështu. Sa njerëz janë në gjendje ta kuptojnë këtë, kanë menduar ata që kanë formuluar njoftimin e Prokurorisë, dhe cili prej atyre që është në gjendje ta kuptojë do të flasë, kur të gjithë ata të cilët janë në gjendje të kuptojnë sa i përket kësaj çështjeje, ose mbrojnë Fullanin, ose heshtin se kanë frikë të flasin.
Nëse Prokuroria do t? i kishte bërë hetimet mbi bazën e paragrafit të dytë të nenit 136 të Kodit Penal (?Vjedhje banke?), atëherë do të evidentohej lehtë zinxhiri i përgjegjësive për atë që ka ndodhur në Thesarin e bankës qendrore. Të gjitha veprimet e të pandehurve të cilat sot kërkohet të na paraqiten, deri edhe nga Prokuroria, si pa lidhje mes tyre, do të fitonin koherencë, duke u zbuluar një rrjet bashkëpunimi për vjedhjen e bankës që niste nga Ardian Bitraj dhe përfundonte te Ardian Fullani. Kjo sipas termave të vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të datës 23 mars 2002, që përcakton se çfarë është marrëveshja, si thelbi i bashkëpunimit kriminal për kryerjen e një vepre penale.
Ajo që duhet kuptuar nga pikëpamja juridiko-penale kur është fjala për të nxjerrë përgjegjësitë për vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore, është se drejtuesit e lartë të kësaj banke, duke nisur që nga Fullani, nëse do të ndodhte që të përfshiheshin në një organizatë kriminale e cila ka si qëllim vjedhjen e bankës, për shkak të specifikës së pozitës së tyre, nuk do ta kishin aspak të nevojshme që të kryejnë veprime aktive, siç thuhet në terminologjinë penale. Për shkak të pavarësisë praktikisht të pakufizuar që kanë me ligj Fullani dhe drejtuesit e tjerë të bankës qendrore, duke përfshirë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, ata thjesht me mosveprime mund të arrinin ato rezultate në bashkëpunimin kriminal, që në një rast tjetër do të kërkonin veprime aktive. Kështu, mospasja ose mosvënia në funksion e dedektorëve me sensorë magnetikë, që zbulojnë praninë e kartmonedhave nëpërmjet shiritit magnetic të tyre, dhe që duhet të përdoreshin në mjediset e ndërtesës së Thesarit të bankës qendrore, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Guvernatorit, që është njëherësh edhe drejtor i përgjithshëm i bankës qendrore, pra kreu ekzekutiv i saj. Pa këtë nuk do të ishte mundur nxjerrja abuzive e kartmonedhave jashtë ndërtesës së Thesarit të bankës qendore. Do të mjaftonte që Prokuroria të shikonte se sa shumë miliona euro ka shpenzuar Fullani që nga viti 2004 kur ka ardhur në bankën e Shqipërisë, për ekspertizë të standardit më të lartë ndërkombëtar të hartimit të rregulloreve të brendshme për sigurinë në bankë, si dhe të teknologjisë të sigurisë, për t? u kuptuar se mospërpilimi i disa rregulloreve të brendshme nuk është thjesht shpërdorim detyre, por bashkëfajësi kriminale.
Mosveprimet në raste të caktuara, tw Fullanit dhe drejtuesve të tjerë të bankës qendrore, duke përfshirë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, për shkak të pavarësisë praktikisht të pakufizuar që ata kanë ligjërisht, kanë marrë praktikisht trajtën e veprimeve kriminale. Pra Fullani dhe drejtuesit e tjerë të bankës qendrore kanë kryer dy vepra penale që konkurojnë mes tyre, vjedhje banke dhe shpërdorim detyre.
Ajo që të bën veçanërisht përshtypje në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme është se atje nuk thuhet sa është shuma e saktë e parave që mungojnë në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Në njoftim thuhet se ?Nga hetimet e zhvilluara deri tani, rezulton e provuar se, si në arkën për veprim, ashtu edhe në mjediset e tjera të përcaktuara në udhëzimin nr.741 dt.28.03.2014, mungonte e gjithë infrastruktura për mirëfunksionimin e këtyre arkave me vlera monetare, gjë e cila ka sjellë edhe pasojën e ardhur vjedhja në të dy arkat në fjalë shuma të mëdha monetare që kapin vlerën e mbi 700 milion lekëve.?
Çfarë do të thotë ?mbi 700 milion lekë?? A nuk duhej që 18 ditë pas nisjes së hetimeve Prokuroria të ishte në gjendje të na thoshte së paku shumën e saktë të parave që janë vjedhur në Thesarin e bankës qendrore? Në raste të tilla llogaria bëhet deri në qindarka. Kur thuhet ?mbi 700 milion lekë? (lekë të rinj), kjo do të thotë se mund të bëhet fjalë edhe për 7 miliardë lekë të rinj, edhe për 17 miliardë lekë të rinj. Ironia është se Prokuroria tregohet e sinqertë kur na thotë se nuk e di shumën e saktë që mungon në Thesarin e bankës qendrore, pasiqë Prokuroria nuk ka marrë guximin, ose më saktë ka marrë guximin të mos kryejë detyrën, për të hyrë në Thesarin e bankës dhe për të prekur me dorë arkat me kartmonedha dhe për të kryer një numërim në mbikqyrjen e prokurorëve. Shuma që është thënë deri më sot ka dalë nga llogaria që ka bërë Auditi i brendshëm i bankës qendrore, domethënë njerëzit e Fullanit.
Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas...
Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore ligjvënëse ...
Hetimet për grabitjen e Bankës së Shqipërisë kanë nisur me v...
Bashkia e Korces edhe kete vit ka vazhduar traditen e organi...
Që prej futjes së “të drejtës për harresë” nga Gjykata Evrop...
GUIA SONCINI Interneti, grunge, Pulp Fiction dhe Diana. Pas ...
Në luftimet e ashpra në të ashtu quajturin “Kalifat”, territ...
Aktori i humorit Julian Deda shkruan nje status ne rrjetin s...
Një krim makabër ka ndodhur sot pas mesnate në fshatin Godol...
Nje aksident i rende ka ndodhur reth ores 4 te mengjesit te ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli dje emergjencë nd...
Të jesh anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë nuk mund të ...
Bradley Cooper dhe Suki Waterhouse lanë anash axhendën e tyr...
Edhe pse të dyja herët që është pyetur nga Prokuroria Ardian...
Nje incident ka ndodhur pak me pare tek tryeza perpara salle...
Njoftimi i plote i Universiteti Amerikan te Tiranes:Vendimi ...
Universiteti “Vitrina” ka reaguar lidhur me atë që e ka quaj...
Dogana e Durrësit sekuestroi 2500 fustane të cilat pritet të...
Sharon dhe Ozzy Osbourne kanë dëshmuar se martesa e tyre end...
Këngëtarja e “Poker Face” ka bërë një foto në shtrat me përs...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...