Berisha: Ne 300 dite humbem 34 mije vende pune
Ja si shprehet ish-kryeministri Berisha ne FB:Dje ne qytetin...
Në Shqipëri ndarja administrative, varianti i fundit me 61 bashki duket se ka sjellë përçarjen e parë të fortë brenda shumicës. Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut është shprehur kundër kësaj reforme. Kreu i PBDNJ Vangjel Dule i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? të gazetares Eni Vasili u ka dhënë përgjigje pyetjeve se përse Himara nuk duhet të bashkohet me Varnishtin dhe përse është kundër këtij varianti të ndarjes territoriale.
A mund të na shpjegoni pse kjo hartë shkel të drejtat?
Do doja të shprehesha qartë. Jemi një pari që favorizojmë reformat në përgjithësi dhe këtë reformë në veçanti. Kemi qenë mbështetës së reformave dhe domosdoshmërisë së tyre. Reformat janë të dhimbshme dhe me kosto dhe jo gjithmonë të pranueshme nga të gjithë. Edhe kjo reformë ka reagime që janë të natyrshme sepse preken disa interesa që kanë funksionuar dhe cënohen pas një periudhe kohe. Interesa jo domosdoshmërisht me kuptim të keq. Derisa të krijohen interesat ekzistuese duhet kohë. Gjithmonë presupozohet që legjislativi ka menduar anën pozitive që do të vijë me kohën. Një reformë që të kapërcejë këto vështirësi duhet të mbështetet në parime. PBDNJ krahas parimeve të tjera për një parim që për ne është domethënëse është që në këtë reformë të respektohen të drejtat e minoriteteve etnike. Ky është një parim i domosdoshëm për ne.
Ku shkelet?
Duhet të respektojë disa standarde. Së pari duhet që të mos tjetërsohen raportet ekzistuese të një komuniteti me statusin e minoriteti nga ndarja e re.
Për shembull?
Kemi dy probleme të mëdha. Problemi i Bashkisë së re të Himarës dhe problemi që lindi javën e kaluar me disa prej fshatrave përbërëse të Livadhiasë që shkëputen nga entitetet aktuale dhe u bashkangjiten njësive të reja duke thyer një parim bazë që kishim rënë dakord që nuk do prekeshin. Është parim themelor që nuk preken kufijtë aktualë të komunave dhe bashkive. U thye ky parim në mënyrë të njëanshme dhe është një problem shumë i rëndësishëm. Këto parime dhe këto standarde që ne kërkojmë. Nuk duhet të tjetërsohen këto raporte aty ku jetojnë. Përse Evropa sanksionon disa politika të ndryshme për minoritetet me qëllim për ti mbrojtur këto entitete sepse 4 dimë që janë vunerabël. Dhe janë provuar si të tilla .
Çfarë problemi ka konkretisht? Të bashkimit të Himarës dhe Vranishtit?
Domosdoshmërisht më shkëpusni nga rrjedha. Deklarata e zotit Çuçi është politikisht është jo korrekte. Zhgënjim prej meje personalisht nga një ministër që të shprehet me një moskorrektesë dhe pamaturi të tillë politike. Zhgënjim total. Një inkosekuencë. Duhej që nga dreka të kishte dalë një deklaratë korrektuese. Pse tre njësitë e reja që po krijohen nuk janë pjesë e Shqipërisë? Kush e ka vënë në dyshim që Himara është pjesë e Republikës së Shqipërisë. Pse dëshirojnë tymnajë nacionaliste aty ku nuk ekziston?
Ju e quani Himarën minoritet është e vërtetë kjo?
Nuk kemi më siç pretendon ministri zona minoritare nuk ekziston ky nocion është fshirë prej dekadash nga filozofia evropiane. Terminologjia është pjesëtarë të minoriteteve.
Biem dakord që Himara nuk është minoritet po ka pjesëtarë të minoriteteve. Ku është problemi i bashkimit me Vranishtin?
Në Himarë për ne për mua është e drejtë individuale përcaktimi nga të drejtat etnike. Në Himarë kemi numër të konsiderueshëm qytetarësh që përcaktohen vet si pjesëtarë të komunitetit grek me gjuhë amtare greke dhe besim ortodoks grek. Ne duhet ta respektojmë këtë. Në 1934 gjykata e Hagës që gjykoi çështjen e arsimimit i imponoi mbretërisë së Zogut funksionimin e shkollës greke në Himarë.
Ku qëndron kontensi?
Për ne në Himarë ekziston komunitet me përfaqësi etnike greke. Aty është krijuar një status etnik social kulturor. Me shtimin e një komune që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie në aspektet delikate siç është përkatësia etnike, kultura, tjetërsohet raporti. Me këto shtime artificiale do kemi një raport të përmbysur. Përdoren thjesht dhe vetëm për të ndryshuar këtë raport në dëm të pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
Cili është dëmi?
Ne nuk mund të përcaktojmë raportet. Nuk ka rëndësi nëse është në shumicë apo në pakicë. Për zbatimin e konventës edhe 10% të ishin do ishte e njëjta situatë. Kur kemi këtë raport të formuar nuk mund të bësh një bashkim që nuk ka raporte analoge. Një komunitet cënohet.
Cili është problemi? Se në Shqipëri ka një bashkëjetesë fetare që na e kanë zili…
Ka edhe bashkëjetesë etnike harmonike dhe për të ruajtur këtë harmoni duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Kjo ka ndodhur sepse të parët tanë kanë vepruar me mençuri dhe kanë ruajtur respektin maksimal për identitetin e njëri- tjetrit. Nuk janë përpjekur të dhunojnë raportet. Nuk është njësoj që një raport i krijuar historikisht të tjetërsohet dhunshëm nëpërmjet ndarjes. Ndryshimi i raporteve sjell ndryshim në përfaqësim dhe administrimin e pushtetit vendor. Ne jemi të mendimit që bashkimi i vetëm nëse duhet bashkim, të bëhet me Lukovën. Kemi realitet të ngjashëm me komunën e Lukovës. Kemi tendeciozitet në propozimin për bashkimin e bashkisë aktuale të Himarës dhe Vranishtit.
Çdo të thotë qëllime të mbrapshta? Kush i ka këto qëllime të mbrapshta?
Në vitin 2000 kur PBDNJ hyri në zgjedhje u akuzua si rendentistë, u rrëmbye përfaqësimi ynë në bashkinë e Himarës. Në vitin 2003 u tentua sërisht të bëhej e njëjta gjë por u pengua nga ndërkombëtarët. Ku janë sot ata që na akuzuan ? çfarë ndodhi në Himarë për 7 vjet. Disiplinimi nga ana urbanistike nga zoti Bollano. Himara jo si thotë zoti Çuçi. Me atë deklaratë të pa pranueshme po pres një përgënjeshtrim. Unë do e kisha bërë. Të njëjtat akuza që na u adresuan atëherë tentohen të na adresohen sot por me një opinion publik më të maturuar.
A mund të na thoni cila është pika kryesore që keni në bashkimin e Himarës me Vranishtin?
Nuk është frikë është zbatim i parimit garantim i standardit. Pse duhet të themi frikë. Ndryshimi i raporteve sjell ndryshim të raporteve në përfaqësimin politik dhe në vendimmarrjen. Jemi të hapur për bashkëpunime. Janë zgjedhje të vullnetshme. Zgjidhjet e natyrës së bashkimit nëpërmjet imponimit është e dhunshme dhe e pa pranueshme. Çfarë po tentohet sot.
Nga ana e infrastrukturës për të arritur nga Himara në Vranisht ka dy rrugë. Një e pa asfaltuar që të çon në Lukovë duke kaluar një reliev të vështirë. 5 orë në kohë normale në stinën e verës. Dhe rruga tjetër do kalosh Llogaranë, Orikumin, në qendër të Vlorës. Nuk ka funksionalitet. Ne kemi pasur shumë probleme gjatë kohës që kemi administruar bashkinë e Himarës. Keni parë ju si media godina monstruozë 10 katëshe?
A mund të na thoni emra?
Emrat ju i dini shumë mirë. Teleshikuesit i dinë fort mirë.
Përmendni emra mos u fshihni as ju?
Roli im si politikan nuk është të merrem me individë. Merremi me fenomene. Edhe sot tentohet që popullsia e Vranishtit të përdoret si trupë elektorale që do tjetërsojë raportet demografike kulturore etnike gjuhësore dhe rrjedhimisht edhe politike. Si rrjedhojë por janë të lidhura këto raporte.
Ju thoni që ka dy rrugë të vështira për të arritur në Vranisht, zoti Çuçi tha që zyrat do jenë…
Ajo mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë që shërbimi mos i mungojë qytetarit. Pse duhet bërë ky bashkim kur shkelen të drejtat e minoriteteve, nuk kemi funksionalitet.
Pse me Lukovën po dhe Vranishtin jo?
Ka ngjashmëri kulturore, fetare, në trashëgiminë kulturore. Ka ngjashmëri edhe në gjuhë edhe nga ana etnike. Ke pjesëtarë të minoritetit etnik grek në të dyja bashkitë.
Në komentet qytetaret mohojnë qe ka minoritet grek ne Himare…
Unë nuk e injoroj këtë realitet. Shumë qytetarë më thonë pse thoni që ka pjesëtarë të minoritetit etnik grek në Himarë. Ata vetë e thonë që janë anëtarë të minoritetit grek.
Ka ndonjë shans që shqetësimet tuaja të merren parasysh?
Jemi transparentë evropianë në frymë dhe në gërmë. Duam që çdo qytetarët të respektohet në identitetin vet. Besoj se me PS dhe LSI do arrijmë gjuhën e përbashkët.
E keni diskutuar me LSI?
Natyrisht që e diskutojmë me të gjithë. Janë çështje që nuk preokupojnë vetëm qeverisjen e sotme por edhe qeveritë e ardhshme. Respektimi i të drejtave të minoriteteve janë një detyrim i gjithë spektrit politik.
Jeni shprehur që nuk do e pranoni nëse nuk ndryshon harta…
Nëse nuk do arrihet konsensusi deri në minutën e fundit, ne konformë standardeve me relacionin përkatës do paraqesim propozimin tonë edhe para votimit. Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Evropës dhe Bashkimit të Evropian.
A do dilni nga koalicioni qeverisës?
Nuk do largohemi nga koalicioni do na kenë zbuar nga koalicioni nëse nuk respektohen parime të tilla.
Doni të thoni që është kusht i pa negociueshëm?
Nuk operojmë me kushte por me arsyen, nacionalitetin, frymën dhe gërmën e realiteteve evropiane. Në qoftë se do imponohet kjo zgjidhje do e kundërshtojmë. Do arrijmë në Gjykatën Kushtetuese edhe organizmat ndërkombëtar. Kjo padrejtësi do vihet në vend nga ndërkombëtarët.
Pse jeni kaq i sigurtë?
I njoh mjaft mekanizmat ndërkombëtare?
Do dilni nga koalicioni?
Na zbojnë nëse votohet ky variant që cënon anën tonë ekzistencialiste? Nuk do qëndroni më në koalicioni qeverise është e qartë.
Si i keni raportet me kryeministrin Rama?
Me Ramën kemi komunikim të vazhdueshëm, por nuk ka rezultatet që do të priteshin nga ky komunikim.
A është e Vërtetë që po loboni me deputetë të PS-së për të votuar kundër reformës?
Po lobojmë me të gjithë spektrin politik. Me kolegë deputetë çdo ditë që i takoj nuk mund të mos u shpreh një shqetësim të tillë për këtë reformë. Politizimi, elektoralizimi, i privojnë thelbin kësaj reforme, në një kohë që duhet të jetë parimore. Kur i jep elemente elektorale, nuk do jetë i besueshëm. Kjo është mënyra e parë e të gjitha mënyrave që do ndjekin nëse do ketë dështuar konsensusi. Qytetarët do reagojnë me protestën e tyre paqësore.
Protesta në Tiranë apo në Himarë
Protesta në komunitete lokale. Nuk bëhet fjalë për qeverisjen kombëtare por qeverisje lokale.
Në Himarë shqiptarët deklarojnë se janë grekë për shkak të pensioneve që kanë marrë dhe nuk i marrin më…
Nuk duhet ta banalizojmë debatin. Eshtë fyerje e intelektit në përgjithësi. I përkasin një pakice të pakonsiderueshme ose e nivelit të ulët arsimor ose janë viktima të një propogande që nga qarqe të caktuara është mbijetesë politike.
Kemi ende probleme të pa zgjidhura me Greqinë, marrëveshjen e detit…
Nuk kemi ndonjë zhvillim në një kohë që duhet të kishim. Kemi të drejtët ndërkombëtare të detit. Republika e Shqipërisë dhe Greqisë janë palë. Mendoj që vendimet e marrëveshjes janë zbatuar.
Si ndiheni në Parlament? Si e drejton parlamentin Ilir Meta?
Ka sjellë një frymë të re në Parlament dhe kjo reflektohet. Nga mënyra e drejtimit është e qartë që kemi një frymë tjetër. Është fat për Parlamentin që një njeri që ka përvojë të gjerë mishëron një përvojë, në administrinin e situatave të ndërlikuara për të mbajtur një harmoni dhe civilizim, që nuk e kemi arritur akoma në nivelin e duhur.
(a.n/BalkanWeb)
Ja si shprehet ish-kryeministri Berisha ne FB:Dje ne qytetin...
Ish-ministja e Integrimit dhe deputetja e Partise Demokratik...
“Nëse Kryevidhi nuk do të jetë nën varësi të Kavajës, atëher...
Qeveria ka gati materialet mbi projektin e hartës territoria...
Deputeti Kruja denoncon mosreagimin e Kryeministrit pas publ...
Koco Kokedhima, nderton ndermarje ne klub. Qesharake dhe ir...
Komisioni parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet pasdit...
Deputeti Bogdani denoncon planet e Ramës për qendrat e qytet...
Kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të ketë më lëmoshë e...
Një numër rekord kandidatësh kanë shprehur ambicien për të g...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon abuzimin e qeverisë me reklamat n...
Mira Kazhani: Para se të vija për t’ju intervistuar i hodha ...
Deputeti gjerman i CDU Thorsten Frei vizitoi Partinë Demokra...
Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzon se Inspektorati Ndër...
Deputeti Pollo denoncon mosreagimin e Kryeministrit pas publ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon pasardhesin e tij Rama ...
Urdhëri i Farmacistit dhe përfaqësues të distributorëve farm...
PBDNJ është shprehur kundër hartës së re administrative.Part...
Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot arri...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...