web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bamir Topi: Kemi një klasë politike të papërgjegjshme. Haron qe eshte vete politikan

20 Korrik 2014, 17:38, Politikë CNA

Mira Kazhani: Para se të vija për t?ju intervistuar i hodha një sy disa deklaratave tuaja. Pashë diku që gjatë kohës që ju ishit President ishit shprehur se pas presidencës do të ishit mjaft aktiv në politikë. Si ndiheni tani që pas 23 qershorit ju nuk mundët të ishit aq shumë aktiv?

Bamir Topi : Nuk kam ndryshuar nga ajo që kam deklaruar, por kam kuptuar disa të vërteta të rëndësishme që sado që njeriu ka eksperiençë të gjatë politike, dhe nuk është se me këtë dua të dal kundër medias se ndryshe nuk do ishim bashkë këtu. Ajo që kam kuptuar unë është fakti se në këtë vend është e rëndësishëm komunikimi i drejpërdrejtë me qytetarët shqiptarë. Me ata njerëz që jetojnë larg zonave urbane, sidomos larg metropolit ku konsumohet gjithçka. Konsumohet politika, këto ekzibiçionet mediatike, spektaklet dhe ju sugjeroj që po të shkoni në periferi do të gjeni një Shqipëri tjetër.

Mira Kazhani: Çfarë Shqipërie gjetët ju. Cilën Shqipëri po zbuloni ju këto kohë?

Bamir Topi: Një Shqipëri që nuk po e zbuloj sot për herë të parë. Edhe kur nuk merresha me politikë kam patur një profesion që më dha shansin të vizitoj Shqipërinë kudo edhe aty ku zor së është futur një politikan. Por duke u rikthyer atje, shikon se sa më shumë kalon koha aq më e madhe bëhet diferença nga pikëpamja e standardit të jetesës mes atyre që jetojnë në qytet dhe periferive, të cilët po t?i pyesësh, jo se nuk kanë dëshirë të largohen por nuk largohen se nuk kanë mundësi. Jeta i ka përplasur mbas murit dhe atje, përveçç atij muajit të fushatës elektorale politikanët nuk shfaqen, administratorët e shtetit qëndrojnë nëpër kafene.

Mira Kazhani: Sa përgjegjësi ndjeni ju zoti Topi për këtë Shqipëri. Ju ishit president , patët në dorë të kontribuoni në ndryshimin e fateve  të këtij vendi?

Bamir Topi: Pavarësisht se unë sot po paraqes një pamje reale të Shqipërisë, kjo jo domosdoshmërisht më përjashton mua nga përgjegjësitë e çdo politikani që është pjesë e përgjegjësisë së politikës. Natyrisht unë kam qënë për një kohë të gjatë në politikë, kam qënë President dhe padyshim një pjesë të kësaj përgjegjësie që pse Shqipëria sot është në këtë gjendje, natyrisht kalon edhe tek unë.

Problemi është që në kaq vite, une e kam thënë edhe herë tjetër dhe kam bindje për këtë punë, Shqipëria ka këtë lloj aspirate, këtë pozicion gjeografik, këto mundësi të jashtëzakonshme si vend dhe vetëm 4 milion banorë. Me gjithë këto resurse e di çfarë ndodh? Ne flasim gjithmonë për pjesën e dukshme, jo për atë të padukshme. Nuk flasim asnjëherë për minierat, nuk flasim asnjëherë për burimet e gazit, të hidrokarbureve në përgjithësi. Nuk flasim asnjëherë për ato potenciale që te jep kjo bujqësi.  Unë jam marrë me bujqësi dhe kam qënë edhe ministër bujqësie dhe e di fare mirë, se ç?lloj potencialesh ka ky vend. Pra nëse do kishim patur një klasë politike të përgjegjshme, në rast se do kishim pas një shtresë intelektuale të përgjegjshme për vendin, e cila kohë pas kohë në varësi të konjukturave politike është bërë edhe shërbëtore e interesit të pushtetit të radhës, Shqipëria pas kaq vitesh nuk do të krenohej me marrjen e statusit kandidat, por do ishte vend anëtar i BE.

Mira Kazhani: Po pse nuk ka një klasë politike të përgjegjshme. Është faji i një njeriu, apo një sistem i tërë që mbase është ushqyer edhe nga shoqëria jonë?

Bamir Topi: Faji asnjëherë nuk është i përqëndruar vetëm te një njeri, absolutisht! Por nga ana tjetër ajo çka unë kam parë, është se roli i individit në një shoqëri si Shqipëria është i jashtëzakonshëm.  Fakti që dy-tre individë që e kanë gatuar këtë çorbë në vite që kanë krijuar trauma në periudha tranzicioni të Shqipërisë dhe për fat të keq vazhdojnë të jenë prezent sot duke i turbulluar ujërat, dëshmon që roli i individit këtu paska qënë i jashtëzakonshëm.  Janë njerëz me tendenca autoritare, nuk po them autoritarist, por ndoshta më mirë, po them autoritar me tendenca diktatoriale? Ne nuk i japim rëndësi institucionit dhe tentojmë ta personalizojmë atë dhe pastaj ta privatizojmë edhe pushtetin. Kushdo që ka qënë në pushtet ka tentuar ta privatizojë.

Mira Kazhani: E keni fjalën për zotin Berisha, Nanon në kohë të vet dhe Ramën tani?

Bamir Topi: E kam për të gjithë aktorët e politikës. Sigurisht që nuk kanë të gjithë një fytyrë por kanë predispozicion për ta shprehur. Natyrisht nëse do bënim një diferencë, diferenca ka.

Mira Kazhani: E shihni një predispozitë tek Kryeministri aktual, Rama ?

Bamir Topi: Gjërat janë relative. Por ju thashë që të gjithë e kanë një lloj predispozicioni të tillë në mënyrë të pakuptueshme. Ndoshta vetë individi s?e kupton kur fillon e rrethohet me pushtet.

Mira Kazhani: Ju e keni patur ndonjëherë tendenca të tilla kur keni qënë me shume pushtet i rrethuar?

Bamir Topi: Jo s?e kam patur këtë pushtet. Ju në rast se do ti ktheheni pushtetit të presidentit mund të dini se pushteti i presidentit, është shumë i kornizuar, shumë kushtetues.

Mira Kazhani: Në fakt j?ua kornizuan pushtetin. U bënë ndryshimet në kushtetutë?

Bamir Topi: Ju po dilni pa dashje aty ku isha unë. Pak më lart ju thashë që pushtetet  politike këtu kanë përcaktuar edhe fatin e institucioneve..

Mira Kazhani: Pse e pranuat këtë fat ju zoti Topi? Më kujtohet që disa analistë në ato kohë, on dhe off ju kritikian si të paguximshëm? Disa thonin që duhet edhe të jepnit dorëheqjen?

Bamir Topi: Ku janë këta analistë të guximshëm? Kush janë këta? Të gjithë janë bërë pjesë e interesave të pushteteve politike. Kush janë? Ka mundësi ti themi me emra? Më thuaj një emër. Më thoni një njeri që ka mbetur i pavarur?

Mira Kazhani: Fatos Lubonja?

Bamir Topi: Po edhe Fatosi në momente të caktuara ka qënë sa në një krah në krahun tjetër.  Çfarë ti them Fatosit që këtu historia ndryshon aq në mënyrë dinamike. Kur unë kam thirrur me të madhe për ndryshimet e Kushtetutës, nuk e kam parë minimalisht Fatosin një herë që të dal e të thotë kjo nuk është çështje e një individi, kjo është çështje e interesit të shtetit. Dhe më thoni kjo që ka ardhur sot , ky parlament, ky sistem zgjedhor, ato akuza në parlament, ajo përberje e parlamentit , është prodhim i politikës. Betejën presidenti e bëri me politikën që ndryshoi kushtetutën brenda natës. . Unë vërtet kam patur nevojë edhe për fjalën e Fatosit, edhe të intelektualëve të tjerë. Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën është një intelektual i cili nuk ka nevojë të komentohet por në momente të caktuara shërben në studio që i kanë shërbyer pushteteve politike. Natyrisht ai bën punën e tij, por tek e fundit japin të njëjtin produkt.

Mira Kazhani: Si është e mundur zoti Topi që përsa kohë ishit në PD, ishit figura më e kuotuar, ndërsa me FRD nuk morët dot asnjë vend në parlament?

Bamir Topi: Historia është e thjeshtë: me këtë sistem zgjedhor, me një komision zgjedhor totalisht partiak, duke mos pasur komisioner dhe këto fuqi financiare? partitë që sot drejtojnë si kanë bërë kurrë transparente financat e tyre? duke patur edhe shtetin kundër, pushtetin kundër.  Duke mos marrë atë që na kanë dhënë qytetarët, duke patur kujdesin që Bamir Topi dhe disa kolegë të tij mos të futen në parlament, sigurisht këtu do arrij kjo punë. Na takojnë qytetarët dhe thonë ju votuam, ndërsa ne s?kemi një vend në parlament.

Mira Kazhani: A ju vjen keq që për shkakun tuaj, emra si Gazmend Oketa ndoshta do ta kishin më të sigurt karrierën në PD?

Bamir Topi: Gazmend Oketa është themelues.  Biles është kryetari i parë i FRD gjatë kohës kur unë isha ende president.  Që do të thotë se unë i jam bashkangjitur.  Unë ju bashkova ftesës së zotit Oketa.

Mira Kazhani: E keni fjalën kur kjo ka ndodhur vetëm institucionalisht, sepse privatisht kjo ishte diçka që dihej. Që ju do të ishit kryetari?

Bamir Topi: Natyrisht që njerëzit nuk janë mekanikë. Ata i konvergojnë edhe opinionet, edhe fryma në filozofinë politike. Por nga pikëpamja institucionale, unë i jam bashkuar FRD në Shtator.

Mira Kazhani: Ju do të këmbëngulni me FRD edhe për zgjedhjet lokale?

Bamir Topi: Unë ju siguroj për diçka që ne do të jemi pjesmarrës dhe po e shoqërojmë këtë proçes me takime të cilat jo domosdoshmërisht janë të reflektueshme në media.  Kemi mjaft potenciale dhe njerëz. Dhe me natyrën që kanë zgjedhjet e pushtetit vendor,  që shkojnë më shumë në mazhoritar do ti japim mundësi FRD që të jetë influencuese, ndikuese dhe pse jo fituese. Dhe ne e kemi një shembull. Është komuna e Sevasteri në qarkun e Vlorës që në zgjedhjet e pjesshme i dha fitoren një kandidati të FRD.

Mira Kazhani: Po thoni që ka një dritë në fund të tunelit?

Bamir Topi: FRD do të jetë e rëndësishme në ato zgjedhje.

Mira Kazhani: Gjatë kësaj kohe a ka një tendencë në FRD për t?u afruar me qeverinë? Nëse keni patur ndonjë takim me zotin Rama?

Bamir Topi: Jo absolutisht. Ai takim që kemi patur është bërë publik.  Secili është në pozicionin e vet, është në detyrimet e veta. Por kjo s?do të thotë që në të ardhmen mund të mos takohemi.  Se ne e kemi bërë këtë takimin mes politikanëve si një tabu. Takimet mes politikanëve duhet të jenë diçka normale. Unë mendoj se dy politikanë ndajnë filozofi të ndryshme politike kjo s?do me thënë që ata nuk duhet të ndajnë ide të përbashketa për shtetin.

Mira Kazhani: Kryetari aktual i PD Lulzim Basha ne fillesat e tij pati një tur takimesh me personazhe të fortë të larguar nga PD. A e patët edhe ju një ftesë? Dhe nëse do të ishte një e tillë do ta takonit edhe zotin Basha?

Bamir Topi: Nuk kemi patur ftesa për njëri-tjetrin.  Jemi artikuluar secili nga pozicioni i tij. Keqardhja e madhe është se pavarësisht se ku militon njëri apo tjetri, historia e së djathtës në Shqipëri është një histori që të sjell dëshpërim. Është një e djathtë pa asnjë lloj fizionomi, e segmentuar, dhe pa dyshim larg atij misioni që kishte për të përmbushur.

Mira Kazhani: Çfarë po i bën keq Partisë Demokratike në këto kohë?

Bamir Topi: Unë jam munduar mos të bëhem interpreto i bindjeve dhe emocioneve të mia për një subjekt tjetër. Është një çështje e tyre.

Mira Kazhani: Është shtëpia juaj e vjetër..

Bamir Topi: Është një shtëpi e vjetër por unë kam dal në shtëpi të re. Natyrisht njeriu ka nostalgji për pjesën e mirë të asaj jete që ka bërë.  Por kur njeriu shkon edhe për arsye të motivuara shkon e futet në një shtëpi tjetër mendohet që ajo shtëpi që ka ndërtuar ta bëj vetë, ti jap jetë vetë, të ketë një infrastrukturë më moderne.  Unë vetëm uroj që ajo shtëpi e vjetër, të mos i zër brenda se është amortizuar aq shumë, praktikisht ka ndërhyrje tek themelet e demokracisë.  Uroj që ata që kanë qënë protagonistë të ngritjes së kësaj partie , të mos kthehen në protagonistë të shkatërrimit.  Unë sot e shoh në një krizë identitare dhe në një krizë përfaqësimi.

Mira Kazhani: A e ndiqni Berishën në parlament? Çfarë ju bën përshtypje?

Bamir Topi: Unë nuk dëshiroj të shpërdoroj kohën time për të parë një film që për fat të keq e kam parë dhe herë tjetër. Është një sjellje që? Njeriu vetë duhet ta kuptojë që nuk mund të sillet në atë mënyrë.  Nuk besoj të jetë i eksituar nga prania e kamerave atje, sepse ka eksperiencë të gjatë.

Mira Kazhani: Ka ndryshuar Berisha?  Apo i tillë ka qënë gjithmonë, me këtë gjendje emocionale. Ju e njihni prej shumë kohësh?

Bamir Topi: Absolutisht jo! Por një gjë jua them me siguri: ? Në rast se ai do të ishte shfaqur në këtë mënyrë, natyrisht nuk do kishte shans që të kishte  një bashkëpunim nga ana ime. Por unë them që ai ka ndryshuar shumë.  Duhet parë se pse erdhi ky ndryshim. Nuk ka qënë i tillë. Ka qënë një intelektual, korrekt dhe padyshim ka qënë shumë autoritar, por pa dyshim nuk i ka patur këto karakteristika. Tani në gojën e tij ka vetëm sharje.  Gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar.

Mira Kazhani: E marr me mend që j?ua kanë bërë me mijra herë një pyetjë për Drejtësinë. Po përtej klisheve zoti Topi, largqoftë nëse do ju qëllonte të ishit vetë në dyert e gjykatave, do kishit besim te këto gjykata që ka Shqipëria?

Bamir Topi: Unë nuk shkoj me situata hipotetike. Çdo njeri që kërkon të asistohet nga drejtësia, natyrisht që duhet të ketë besim tek ky sistem.  Si është ky sistem, në ç?gjendje është? Unë ju siguroj që çdo familje ka patur të bëj me sistemin e drejtësisë, ndoshta civile, pronash, penale. Fakti që nga të gjitha anët gjyqësori sulmohet,  une i jap peshën e vet edhe gjyqësorit por fajin me të madh ja jap politikës. Dhe kur unë i referohem parlamentit unë kam shumë besim tek ky institucion. Por në rast se ky institucion vjen dhe ul performancën e vet, është pikërisht ky institucion që do të përçaktojë edhe fatin e institucioneve të tjerë dhe njerëzve të tjerë në përgjithësi.

Shikoni se çfarë po ndodh në KLD. Çfarë është KLD? Është insititucioni më i komplikuar në Shqipëri sepse ka disa pushtete brenda. Është presidenti, nga ana tjetër është ministri i drejtësisë që në këtë rast ka qëlluar që nuk janë në një kah politik. Nga ana tjetër ke kryetarin e gjykatës së lartë që është zgjedhur nga një maxhorancë politike, ke nënkryetarin që është zgjedhur nga një vullnet politik i mazhorançës së djeshme. Ke edhe shumë gjyqtarë të tjerë që vijnë ose nga parlamenti ose nga konferença gjyqësore të cilët kanë bindje dhe prirje të ndryshme politike. Kjo është arsyeja sot që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e pushtetit të drejtësisë.

Mira Kazhani: Kush i bën pazaret me KLD? Gjatë këtyre ditëve gazeta Dita publikoi disa të dhëna të cilat tregojnë që aty janë zgjedhur anëtar edhe me një profil të ulet profesional. Ka disa që kanë mbaruar studimet me korrespondencë, etj. Sa normale është kjo?

Bamir Topi: Këto gjëra duhet të dalin!

Mira Kazhani: Kanë dalë. Janë publikuar dokumenta.

Bamir Topi: Eshtë shumë i rëndësishem komunikimi me publikun. Publiku shumë gjëra nuk i di.

Mira Kazhani: Pse nuk i di? Kush i mbron ata?

Bamir Topi: Nuk i di se nuk i nxirrni ju. E kam fjalën për median në përgjithësi. Kur institucionet s?e kanë transparencën duhet ta ketë media. Media është një pushtet shumë i madh që ka në dorë. Ty Mira mund të të vije keq, dhe nuk e kam për rastin konkret (nënkupton gazetën Dita) por media në Shqipqëri përgjithësisht shkon sipas emocioneve politike. Nuk e quaj etike që ti bën sot një analizë medias, por tani do të të kthehem duke të të respektuar:- Ku ishin këta gazetarë , kur TVSH i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptar, sulmonte si bunkeri në thojza i propagandës së Gëbelsit institucionin e Presidentit? Po them që në përgjithësi media dhe pronarët shkojnë sipas interesave politike e personale. Këtë histori e di mirë, nuk ka nevojë të ma konfirmoni.  E di mirë se më ka përballur karierra ime politike. Sigurisht që ka edhe media që janë strukturuar mirë, dhe janë në shërbim të publikut.  Ka edhe media të huaja që njihen si media që mbrojnë një kah a një tjetër, por atje asnjëherë nuk çenohet nga gazetari misioni që është për publikun.

Mira Kazhani: Zoti Topi nuk mund të hidhni një paralele të tillë. Si mund të krahasohemi ne me median britanike bie fjala. Janë media që janë rritur dhe zhvilluar në shtete që i bëjnë politikanët e mirë?

Bamir Topi: Edhe politikani edhe media jetojnë të njëjtën kohë. Janë dy gjëra të lidhura bashkë. Por ajo që ka ndodhur me TVSH ishte diçka e pabesueshme. Si ka mundësi që Televizioni shtetëror sulmonte kreun e shtetit?! Kam takuar bashkatdhetar të irrituar nga ky fakt.  Përfytyroni se deri ku arrin puna.  Ndaj them që këtu gjërat duhet të reformohen në bllok. Duhet krijuar sistemi.

Mira Kazhani: Po dilni në disa teori të kryeministrit Rama. Se ai flet shumë për mirëqenien që vjen nga sistemi dhe jo individi. Por meqë shkoi fjala tek zoti Rama dhe ju jeni një çun tirone. E keni vënë re që ai flet me pasion për çunat e Tironës? Ju si ndiheni, si çun Tirone që jeni. Është kompliment?

Bamir Topi: Secili ka mënyrën e artikulimit të vet. Unë ndihem si një qytetar i një qyteti i çili i ka ndryshuar përmasat e veta në vite dhe është e natyrshme.

Mira Kazhani: Kanë ndonjë vlerë më shumë çunat e Tironës nga shqiptarët e tjerë?

Bamir Topi: Jo nuk e besoj. Dhe nuk besoj se gjërat trajtohen në këtë sens se përndryshe pastaj do futeshim në një trajtim lokalist të gjërave që në radhë të parë nuk i bën mirë politikanit kur e shpreh. Unë mendoj se secili ka një nostalgji për një kohë të vetën, për miq e shok dhe kjo është natyrale. Unë e shoh Tiranën si një atmosfere kozmopolite.

Mira Kazhani: Ju tani keni më shumë kohë të lirë. Si i kaloni ditët?

Bamir Topi: Po më rezulton se koha ime është ngushtuar edhe më shumë. Tani më duhet të impenjohem në shumë fronte.

Mira Kazhani: Si është fronti i gruas tuaj, Teutës? Kaloni më shumë kohë bashkë? E ndihmoni atë në detyrat e familjes?

Bamir Topi: Unë gjithmonë e kam ditur pozicionin tim në familje. Ndryshe nuk do isha këtu ku jam. Njerëzit duhet ta kuptojnë se fillimisht është familja dhe pastaj është mendimi për të tjerët jashtë familjes. Kam tentuar që të jem gjithmonë i strukturuar në familje. Të mos jem politikani i familjes, por familjari i familjes. S?i kam ngatërruar asnjëherë gjërat. Por kam patur gjithmonë një atmosfere familjare shumë të këndshme,pa strese, pa trauma.

Mira Kazhani: Jeni nga ata burra që në mëngjes bëni një kafe, një omletë?

Bamir Topi: Jo, jo. Unë e kam thënë, dikush i bën këto ose nga nevoja ose nga dëshira. Unë jam nga ato që kur e bëj e bëj nga halli.

Mira Kazhani: Do ketë dasëm këto ditë në shtëpinë Topi. Vajza juaj mora vesh se martohet. E di që ju nuk donit ta zbulonit këtë, por sekret po ruajmë vetëm datën. Jeni i lumtur apo xheloz?

Bamir Topi: Patjetër që do ketë. I lumtur jam. Xheloz jo. Këto janë ligje të natyrës. Është dinamika e jetës. Sigurisht pak i stresuar. Por këto janë strese pozitive.

Mira Kazhani: Do bëni një dasmë luksoze?

Bamir Topi: Jo, ne kemi zgjedhur ta bëjmë dasmën në shtëpinë tonë?

Mira Kazhani: Po shtëpia juaj është 8 mijë metra katrorë dhe shumë e bukur.

Bamir Topi: Është fryt i asaj që kam trashëguar. Pronë e e familjes që e trashëguam nga gjyshi, babai. Jemi në përmasat e nje dasme tradicionale shqiptare.

Mira KazhaniTrashëgime

Bamir Topi: Faleminderit.

Gazeta DITA





Lajmet e fundit nga