web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj: Prioritet modernizimi i skemës së mbrojtjes sociale dhe reforma e pensioneve

17 Korrik 2014, 22:38, Politikë CNA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot arritjet në 300 ditët e para të qeverisjes. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm Kryeministri z. Edi Rama dhe Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, drejtuesit institucioneve në varësi të MMSR-së bënë një përmbledhje të të gjitha arritjeve në 300 ditë, duke e vënë theksin tek prioritetet e secilit prej tyre.

Ministri Veliaj shfrytëzoi këtë ceremoni për të falenderuar të gjithë stafin e MMSR-së dhe institucioneve në varësi për punën e bërë në këto 300 ditë, duke theksuar se shumë prej krizave që gjetëm shtatorin e kaluar, tashmë kanë marrë një zgjidhje.

?Po punojmë të gjithë së bashku, për të patur një shoqëri me shanse të barabarta dhe solidare. Prandaj, na duhet të bëjmë edhe një milje më shumë për të arritur atje ku duam të jemi?, tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Ai vuri në dukje se me Shërbimin Social Shtetëror kemi përpara sfidën e modernizimit të të gjithë skemës së mbrojtjes sociale, ndërkohë që për 300 ditë nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar 20.000 abuzues që e përfitonin me pa të drejtë atë.

?Po punojmë për të ringritur sistemin tonë të përkujdesjes ndaj personave me aftësi të kufizuar, sipas qasjeve moderne të cilat kanë në qender qytetarin me nevoja të veçanta dhe jo monopole të përfaqësimit?, shtoi ministri Veliaj.

Duke u fokusuar tek një nga reformat më të rëndësishme të MMSR-së, ai tha se reforma e pensioneve që u hartua Brenda 300 ditëve, nga viti tjetër do të sjellë pensione më të larta për të gjithë, si dhe do të stabilizojë skemën financiarisht. Mandej, vlerësoi punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shërbimin që u jep mbi gjysëm milioni pensionistëve në vend.

Në fjalën e tij, Veliaj shtoi se Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë shumë për zyrat e punës, të cilat më parë askush nuk e dinte se ku ishin dhe ku qytetarët shkonin jo për të gjetur punë, por për të marrë vërtetimin e papunësisë. Në 300 ditë u hapën 8 zyra moderne pune, duke u shndërruar në një institucion të vërtetë të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe nxitjes së punësimit.

Sipas Veliaj, po aq shumë është bërë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili nga një institucion që shihej si tmerri i biznesit në Tiranë, është kthyer në një instrument kyç i mbrojtjes dhe sigurisë në punë dhe respektimit të të drejtave të punonjësve.

Veliaj vlerësoi edhe punën e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë për të ndryshuar ligjin e dëmshpërblimit që i?u jep përparësi atyre që janë gjallë; Agjencinë e Arsimit dhe Formimit Profesional për reformën e nisur për rigjallërimin e shkollave tona profesionale, si dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, e cila brenda pak kohësh është kthyer në një institucion dinamik dhe aktivist në mbrojte të të drejtave të tyre.





Lajmet e fundit nga