PD: Rama, propagandë boshe me taksat e qytetarëve
Zëdhënësja Vorpsi denoncon abuzimin e qeverisë me reklamat n...
Një numër rekord kandidatësh kanë shprehur ambicien për të garuar për 15 nëndegët e degës më të madhe të Partisë Demokratike, siç është ajo e Tiranës. Sipas burimeve brenda PD, janë rreth 200 kandidatë që kanë shprehur vullnetin dhe ambicien për t?ju bashkuar garës për 15 nëndegët e PD për Tiranën. Në rrethet e nëndheshme të PD janë tre linja kryesore që po tentojnë të kontrollojnë me anë të njerëzve të tyre degën e PD në Tiranë. Bëhet fjalë për grupin anti-Basha, i kryesuar nga Topalli, Rusmajli, Gumi, etj., linja e Lulzim Bashës në Bashki dhe klani i familjes Berisha, i cili ndonëse komandon Bashën, kohët e fundit ka nisur t?i lëkundet besimi te ky i fundit. Fillimisht, ambicien për të marrë PD e Tiranës e shprehu Eduart Selami në rrethet e ngushta të PD. Selami ishte elektron i lirë, pra nuk i përkiste asnjë klani, por kandidatura e Selamit është hedhur poshtë si në kundërshtim me udhëzimin e Bashës, i cili përjashton nga gara deputetët dhe humbësit e zgjedhjeve. Sipas burimeve, për përjashtimin e Selamit është investuar personalisht Basha. Por, një rregull i tillë duket se nuk do të zbatohet për Jorida Tabakun, e cila ka shprehur ambicien për të garuar në zgjedhje për PD e Tiranës, si asi nën mëngë i kryetarit. Sipas burimeve brenda PD, garës do t?i bashkohet dhe ish zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku, i cili në këto 12 muaj nuk ka lënë vend pa treguar se është një mbështetës i linjës së Bashës. Ndërkaq, Grida Duma vijon të lakohet në SHQUP si një nga kandidaturat më potenciale për PD e Tiranës. Zonja Duma, me mbështetjen e Bashës, ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës në PD, duke ngjallur jo pak xhelozi te zonjat e tjera në PD, si te Topalli, Bregu dhe Vokshi, të cilat janë spostuar në plan të dytë. Por, është një tjetër kandidat që ka trazuar të gjitha linjat dhe grupacionet në SHQUP. Ai është dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili ka kohë që ka demonstruar ambiciet për t?u përfshirë në politikë. Malltezi është sot kryekoordinatori për zgjedhjet në Tiranë. Katapultimi i atij në këtë post ishte një sinjal dhe përgatitje e terrenit, për ta shpallur një ditë Malltezin si favoritin për PD e Tiranës. Nëse Malltezi zyrtarizon kandidaturën, atëherë në PD nuk do të ketë më garë, por thjeshtë një noterizim të dhëndrit të familjes.
Koordinatorët
Gara për Tiranën do të jetë një garë e nxehtë dhe e fortë, pasi do të konkurrojnë afro 200 kandidatë për 15 nëndegët e saj. Kështu, të gjithë koordinatorët e rretheve pas përfundimit të zgjedhjeve atje, kanë zbarkuar në Tiranë, të cilët, së bashku me koordinatorët për Tiranën, po përgatiten përzgjedhjet që brenda muajit gusht duhet të kenë përfunduar. Ndër emrat kryesorë të koordinatorëve janë: Tritan, Shehu, Adriana Gjonaj për Njësinë Nr.5 në Tiranë, Jemin Gjana në degën e PD Paskuqan, Vath Tabaku në Kashar. Grida Duma do të drejtojë zgjedhjet në Njësinë Nr.4. Ish-drejtori i Tatimeve, Gazmend Spahia, është caktuar koordinator në Njësinë Nr.3. Ivi Kaso, ish drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri, do të jetë koordinator në Njësinë Nr.9. Ish zv.ministri i Arsimit, Halit Shamata do të koordinojë punën e PD në Pezë, kurse ish drejtori i AKKP, Avenir Peka, drejtues në Kamëz.
Kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë:
1. Të jetë ligjërisht banor i territorit që mbulon dega e PD, të paktën që nga data e fillimit të këtij procesi. 2. Të jetë me arsim të lartë të përfunduar. Avantazh kanë personat me kualifikime pasuniversitare. 3. Të ketë aftësi intelektuale, profesionale dhe kulturore të larta. 4. Të dallohet në publik për qëndrueshmëri morale dhe të ketë reputacion pozitiv. 5. Të ofrojë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë të rezultateve të degës. 6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me qytetarët. 7. Të ketë dhënë kontribut në parti dhe të ketë përvojë si anëtar partie. 8. Çdo kandidat duhet të plotësojë formularin tip, që i bashkëngjitet këtij udhëzimi. 9. Të skualifikohen nga rikandidimi kryetarët që kanë plotësuar dy mandate si kryetar dege dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë rezultate më të ulëta se në zgjedhjet parlamentare paraardhëse në nivel dege të PD. Organizmi i PD në Tiranë 1. Organizimi i PD në Tiranë bëhet në tre nivele: 2. Seksione për çdo qendër votimi 3. Grupseksione të përbëra nga jo më shumë se 8 seksione 4. Degë sipas ndarjes së mëposhtme: 5. 11 grupseksionet aktuale të Bashkisë Tiranë të jenë degë më vete të PD. 6. Grupseksionet aktuale Kamzë dhe Paskuqan të jenë degë më vete të PD. 7. Grupseksionet aktuale Zall-Herr, Zall-Bastar, Dajt, Shëngjergj, Kërrabë, Baldushk, Bërzhitë, Petrelë, Farkë të jenë degë më vete. 8. Grupseksionet Vaqarr, Pezë, Ndroq, Kashar, Prezë, Bërxullë, Vorë gjithashtu të jenë degë më vete. Rrethi i Tiranës të ketë 15 degë të Partisë Demokratike, me të njëjtin status si degët e tjera të PD në rrethe.
Gazeta SOT
Zëdhënësja Vorpsi denoncon abuzimin e qeverisë me reklamat n...
Mira Kazhani: Para se të vija për t’ju intervistuar i hodha ...
Deputeti gjerman i CDU Thorsten Frei vizitoi Partinë Demokra...
Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzon se Inspektorati Ndër...
Deputeti Pollo denoncon mosreagimin e Kryeministrit pas publ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon pasardhesin e tij Rama ...
Urdhëri i Farmacistit dhe përfaqësues të distributorëve farm...
PBDNJ është shprehur kundër hartës së re administrative.Part...
Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot arri...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon mashtrimin me të përndjekurit, hu...
Deputeti Bylykbashi denoncon mosreagimin e Kryeministrit një...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon shkeljen e ligjit nga Kodheli. Zb...
Mesila Doda, ngre pikpyetje per bashkepunimin e Bashkise se ...
Gjyqtari i shumëpërfolur kohët e fundit, Gjin Gjoni, ka reag...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar serish per 300 dite...
Deputeti Halimi denoncon paketën e ligjeve për drejtësinë që...
Partia Demokratike publikon shkresën që deputeti Ndoka i ka ...
Reagimi i Presidentit te Republikes Bujar Nishani, pas akuza...
Dokumente konfidenciale nga bankat tregojnë se si zyra ligj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...