Armiku i armikut tim… Nje aleat kundër ISIS?
Ofensiva e grupit radikal “Shteti Islamik” në Siri dhe Irak ...
Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentash pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?
Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore. Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të ?Führerit?- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit. Kurt Salterberg, 91 vjeç, asokohe 21 vjeçar ka qenë roje e batalionit mbrojtës të diktatorit. ?Të gjithë që do të kalonin për të shkuar tek Hitleri do të kontrolloheshin nga unë.?
Ndër grupet që hynë ishte edhe marshalli Keitel, kreu i komandës së lartë, të cilin Kurt Salterberg e la të kalonte. ?Keitel kishte një leje kalimi të përhershme, të tjerët nuk kisha nevojë t?i kontrolloja. Me Keitel ishte edhe Stauffenberg. ?Ai më ra në sy, sepse kishte një sy të mbuluar për shkak të plagosjes në luftë. Stauffenberg kishte një valixhe dokumentash, por kjo nuk ishte e pazakontë.? Roja kujton edhe momentin e largimit të Stauffenbergut, i cili e kishte vendosur valixhen me kujdes nën tavolinën e rëndë të Hitlerit, ku shpaloseshin hartat. ?Kjo ndodhte, kur dikush kishte harruar dokumente.?
Pak më vonë oficeri Brand shtyn pa dijeni valixhen. Ky moment i kushton atij jetën, dhe shpëton atë të Hitlerit. Salterberg: ?Një rrëmujë letrash, copëza që fluturonin, dikush nga të pranishmit fluturoi nga dritarja, të tjerë hynë brenda me nxitim. Kaos i plotë. Njerëzit thërrisnin për ndihmë.? Nuk dihej nëse Hitleri kishte mbijetuar. ?Të gjithë thërrisnin. Ku është fyhreri? Pastaj Hitleri doli nga baraka e shtabit i mbajtur nga dy vetë?, kujton roja i batalionit mbrojtës, Salterberg. Ndërsa atentatori është i bindur për vdekjen e Hitlerit. Stauffenberg largohet me organizatorët nga shtabi për të shkuar në Berlin dhe organizuar rrëzimin e regjimit nazist. Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, ?atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot.?
Operacioni i spastrimit
Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kanë vdekur. Fëmijët e atentatorit rrëmbehen nga Gestapo dhe dërgohen në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan. Radioja njofton: ?Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët?. Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.
Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.
Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Eëald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Grafit von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.
Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. ?Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe.?
Ofensiva e grupit radikal “Shteti Islamik” në Siri dhe Irak ...
Korrupsioni, falsifikim bilancesh, mashtrim fiskal, seks me ...
Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka fituar një...
Sado e pamendueshme që mund të jetë ideja e rrëzimit të një ...
Një avion i linjës së Malaysia Airlines, që fluturonte nga A...
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zvicër ku një burrë i...
Presidenti Barak Obama bëri të njohura disa sanksione të rej...
19 miliardë euro pagoi Facebook për sipërmarrjen e vogël Wha...
SEKRET 8520SHTEPIA E BARDHE WASHINGTONMEMORANDUM I BISEDES T...
Një sulm ajror shkatërroi një ndërtesë banimi në Ukrainën li...
Njëzet persona u vranë në incidentin më të rëndë në metronë ...
Vendimi i administratës Obama për të kërkuar 500 milionë dol...
Vështirë se dikush mendonte 20 vjet më parë që një ditë Alek...
Futbolli dhe politika janë dy botë. Ato afrohen në mënyrë të...
David GoldblattAntropologu Clifford Geertz ka shkruajtur: “K...
Gjermania dhe SHBA, kjo është një marrëdhënie e veçantë. Ame...
Shumica e burrave dhe grave të cilët i kanë dhënë sekrete Mo...
Trupi i një alpinisti të humbur francez më në fund është gje...
Një prostitutë e rangut të lartë vrau një shef të kompanisë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...